Nga vëllimi poetik ''Poezia e lashtore''
| Sunday, 03.16.2008, 04:30 PM |  

Nga vëllimi poetik Poezia e lashtore – në botim (136 faqe)

POEZIA E LASHTORE

N’lak lashtësie “tuj u vra e tuj pre”
Poezia e lashtore

N’mal e “drum” e në rrugëre
Poezia e lashtore

Në betejë-kështjellë ka le
Poezia e lashtore

Një ka ftohë tjetra ka nxe
Poezia e lashtore

Ia ka “vre” a s’ia ka “vre”
Poezia e lashtore

Gjeo… histo… dhe etni
Lashtoreja në poezi

Kur hyp “dashnija” n’ këngëri
Lashtoreja n’poezi

Puthje lot e melodi
Lashtoreja n’ poezi

N’vuajtje lum e n’ vuajtje zi
Këngëreja në poezi

Etje varg e shpirtorësi
Këngëreja në poezi

Sy fatvargu n’ gjetjesi
Këngëreja në poezi

Gjeo … hi …  etni atdhe
Poezia e lashtore

Ti tek unë veç fryma je
Poezi o e lashtore


POEZI E PËRSHTATUR PËR KOSOVËN

/ Është marrë për bazë poezia e Bardhyl Londos: Liria,
sipas K. Ujkaj: Ky krushk i qytetërimit të madh,
Shkodër 2000 / 27. Është përshtatur vetëm vargu i fundit.

Gjaku s’ëndërroi             
karrikë as lavdi,  

pikë-pikë pikoi  
derisa u bë lumë!  

Ç’të bënte më tepër?  
Bëri Shqipëri …

Gjaku s’ëndërroi
uratë as dovë,

pikë-pikë pikoi 
derisa u bë lumë!

Ç’të bënte më tepër?
Bëri Kosovë …


KUSH E BERI GURIN GUR

Kush e bëri shurdhememec
kur s’u desht
gurin, tokën, njeriun
kur s’u desht

Kush e ftohi  aq shumë
gurit gjakun kush ia ngriu
kur s’u desht

Gjithato palca guri
pa gjak

Guri dhe emri i tij
në fund

Guri pa këmbë
me gjak të palëvizshëm
më i rëndi
më i rëndë se guri
kur s’iu desht


E PËRTASHME PËR KOSOVËN

Ndërmjet shumë atdheve
Kërkojmë një atdhe
Që të ngulim du’r e këmbë
Këtu ku kemi le!

Nga shumë e shumë mendje
T’na tubojë e para
Se vetëm e veç kështu
Mund të shkojmë përpara!

Në mes shumë flamujsh
Vetëm një ta ngremë
E për himn, stemë e shenjë
Të reja do t’i kemë!

Ndër disa ushtri
Ta duam një ushtri
Nga shumë klane e grupe
Një vizion të ri.

Ndër shumë e shumë miq
Ta zgjedhim një kryemik
Që me të edhe me botën
Në Evropë -  unik!

Se këtij vendi t’vogël
Ku kanë lind shumë zota
Ka për t’i marrë lakmi
Evropa edhe Bota!

Në mesin e shumë atdheve
Kërkojmë një atdhe
Që të ngulim du’r e këmbë
Këtu ku kemi le!


KOSOVËS

Kosovë varri im buzë kufirit
kopsht nate
ditëvapë që s’u ngope kurrë ujë
e vdisje me këmbë në lumë
O lis hijemadh
që në hije kurrë s’pushove

Kosovë bukëdhëntore e vajatore,
Uzdajë-ëndërr-shpresë
Dhe kosovëtore


SIMFONIA E PO E  ZISË
(Ibrahim Rugovës –  në ditën e varrimit)

I ftohtë Qyteti
I ftohtë Janari
I ftohtë Ankthi

E thërrasë poezinë funebër për ndihmë
E ftohtë edhe ajo
Nuk më lajmërohet
Sot edhe poezia ka qarë
me sytë e saj të bukur.

I vjen keq t’ia shoh sytë me lot –
më çon te Historia.

2900 vjet më parë dy ushtarë dardanë
u shkonin ndihmë eladasve:
-Dardaninë do ta lodhin!
Dardaninë do ta rrudhin!
Dardaninë do të orvaten ta zhdukin!
Duke e furë brenda patkoit!
Parandjeu ushtari i vjetër.
-Jo! – thotë tjetri:
Do të lindë një njeri me I
Me emër të vetëpërkthyeshëm
Do të lindë – jetojë – vdes si I – ja
Bota do t’ia vë pikën kësaj I – je
E do ta ringjallë Dardaninë”.
Këndoi aedi plak n’atë ditë janari.

Qyteti i veshet kodrës përpjetë,
e unë e kërkoj poezinë funebër

Janari ngadalë i jep fund vetvetes;
-S’do të ketë më vdekje janarësh!

Me hapa të ngadalshëm
Ndërrojnë vend Ankth e KrenarI
Në secilën simfoni


KOSOVARI UNË

Merret me djehen e vet
që bërë kështu, e paskan
të huajt dhe tanët

e nesër me soten
kur po merremi me të kaluarën

edhe nesër do të kopërcatet të ec
kokëkthyer prapa

e bren më shumë danga
se e ardhmja e pazbardhë

mbyset dhe përmbyset
mbledhet e përmbledhet

nëfundet e fundohet
përplaset edhe çohet

thina nëpër kthina
zor deri te rrvina

pranë lisit qindvjeçar
e lyp një fije bar

syri është “sahia”
veshi mund t’jetë rrena

unë te unë si te nëna
e koha kur ia beh
vendet dalin t’zëna


ODE  E  LASHTË

Po afrohet koha për oden e lashtë
Të gjymtyrtë
Me fytyrën si të liqenit të ri
Dhe s’kam nevojë të vdes për të

Po afrohet pas ëndrrës
Sepse e kemi ecur kohën e gjatë
Që i mbante brinjtë ngjitur mërdhishëm

Në ode s’do të ketë gjarpër
Atë e ka ndalur rrëshqitja e vet
Në trungun e lisit të shtylltë

Nesër
Jo më larg se nesër
Sot
Jo më larg se sot
Kur t’i kemi dhënë fund dashurisë
Është koha për eden e lashtë


RRUGA E GJATË SA NJË DITËDRITË

1.
Dita ditën e ka ditë
Njeriun Njeriun Njeri

Këmba këmbës ditët ecin
S’prish punë pse nuk dijnë të flasin

Erërat shtiren. I shtiren edhe njeriut
Pa u shtirë poetët nuk shkruajnë për to

Njeriu për njeriun njeri
Fjalët për të nuk mbahen peng

Dashuria matet me ditë
Q’andej burojnë kroje fjalësh

Dashuria lëviz edhe këmbëçalë
Gjërat e veta i merr me vete

Dita lëviz si kohë, Njeriu e prek me dorë
E mat rrugën e vet me Ditëdritë

2.
Njeriu e ka matur rrugën e vet me Ditëdritë
njeriu do të matet me yllin  e tij
I zgataraqur e i zgataraqur - zgataraqur

…  e merr hijen e vet të brishtë
Dhe e bën shuk për ta zvogëluar
Para vetes së “M”adhe

I kam parë gjërat që lëviznin shpejt
njeriu në zvogëlimin e tij kërkonte shpëtim
kurse Dashuria (e befasuar) nuk lëvizte

njeriu i pa sytë e vet që po i zbardheshin
e gjërat e tij që po i tokërliteshin teposhtë
s’pati kohë as të rrëfehej as t’u rrëfehej

E qajnë “e qeshin”, e qajnë e qajnë
njeriun që iu paska larguar mendjes
njeriun që ka mbyllur rrugën e vet.

E pra, thonë se në mendjen e tij
I ndarë tjerësh do të ketë qenë mbyllur.
Po. Aty i vetmuar është futur futë

U fut në futë pa Dashuri pa Njeri dhe
S’pati kohë të mendojë se a mund të bëjë diç
Ndonjë diç qoftë edhe dobiç

Çdo gjë tè tijen  dhe veten e vet
E bëri shuk të denjë për grusht.
Dhe ngusht në grusht


E BARDHA NE TE ZEZËN

Mbi fletën e zezë të harresës
shkrova tri fjalë
jetë jeto jetshëm
dhe hijën e tyre
njeri njerëzo njerëzishëm


PO UA TREGOJ ËNDRRËN
NËSE BETOHENI
SE NUK DO TË HESHTNI

Përse heshtni?
Betohem se nuk e dini
çfarë ëndrre kam pareë

Cilën ëndërr ua kam treguar?
atë që e morët për ëndërr -
çdo ëndërr nuk është ëndërr
kur e shoh vetëm unë

As ajo ëndrra ime
kur e volla vjelltinën nga fundi i barkut
nuk është ëndërr

Po ua tregoj ëndrrën e mëngjesit
nëse betoheni
se nuk do të heshtni


Titulli: nje klik per poezine   

teksti i shkruar ne kompjuter:
nje klik per poezine
nje fytyre dhe nje çfytyre
dhe per disa gjera
qe patem folur nje dite
permes telefonit celular

dhe poezia ik,
mizellon rreth ekranit
ik dhe nata shiu
pamja e liqenit
dhe muzika bluz
dje fund

kli ardhje
fillim
kli fund
dhe me gjuan miku im
memec

nje CD i ka humbur lengjet
termometri tempometri
casthumbje castzenie
ju lutëm
dhe  klik

kane ikur
nata shiu rrugët parti
pertej perdeve tmerruese
pertej mureve zembytese
klik nje poezie
dhe nje caj ekologjik
me kamomile

une e fus ne klik
kompjuteri nuk ma qet porezine
veprim i pakuptueshem
si diçka e pangjyre
disa here me gjuajti
valle ka mundesi te
di ai diçka nga poezia


NË STINËN KUR VIJNË NGJYRAT E AROMTA

Bukuria e vallëzimit të vajzave
dhe vajzat e dashuruara në vallen e tyre
që nuk ëndërrojnë djem zemërlënduar
ne shohim e ndjejmë afshin e tyre

Para kësaj pamjeje të zbritur nga qielli
Stepen fjalët. Asnjëra s’ka forcë të flasë.

Na gjenë e na mbërthen rroshku
E na bën ujë të gjallë
Në stinën kur vijnë aromat
Në stinën kur vallëzojnë vajzat

Një valle e ethshme, e gjatë e kapërthurur
nëpër këmbë, duar e shikime të buzëqeshta
deri natën vonë,
deri në daljen e hënës
deri në hyrjen e saj në varg poezie

Nëse hyn vallja në varg
kënga s’ka me çka me ardhë
do t’i mbetet borxh përjetshëm


KATËRFJALËSHI

dhe lot            e mal
dhe shi           e det

në ecje           me mua
në parrugë     me harresën


E PANJOHURA NË FUND TË POEZISË

E pakuptuara më shtyn të shkruaj për poezinë e rëndë
Siç do t’i themi vashës:
E panjohur, të dua!
Oj e dhembshme, të shaj!
Të përqafoj sepse më injoron!
Ti prapa kodeve e unë kot të kërkoj

Mora letrën
pa e ditur vargun e parë
pa e ditur fundin e brendësisë
sa do të jetë thellësia e vargut

Le të jetë poezi e vështirë – për çelës

Do ta lë në pishë të diellit poezinë time
që të ngrihet aty
dhe e futur thellë në letër

E marr sërish në dorë
për ta lexuar, melodizuar e korrigjuar
e marr në dorë për t’ia kursivuar disa fjalë.

Le të jetë e lehtë poezia!
Poeti le të vringëllojë me fjalë
Le të jetë e ndritshme poezia!
Ç’fluturim kur asaj s’i shqitem!

Le të shkruhet poezia
Duke i numëruar fjalët e jo rrokjet
Nuk dua aty asgjë pos
fjalëve të mia  dhe vetes sime



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •