Nga vëllimi poetik “Poezi me titull në fund”
| Sunday, 03.16.2008, 04:41 PM |  

Poezi nga vëllimi poetik “Poezi me titull në fund”, J. e re, Pri. 1997 (91 faqe)            

PJETËR BOGDANIT
(Frymëzim)

Dhe Dhe, Dhe Dhe
Dhe Botë, Dhe Lumë
Njeriu Dhe mbi Dhe
Dhe Gjuha dhe Lumi i Dheut
Dhe Njeriu dhe Mendja
Edhe Njeriu dhe Gjuha e Dheu

E lus shtyllën e mesme në tekst
Të mos m’i hudhë fjalët në margjinë
I besoj lexuesit
Ai mund të m’i nxjerr nga libri

1996
(fq. 9)


LASGUSHIT

Më duket se ende në Liqen – me ujin e qetë, të lëmuar
Lundron andej një peshkatar me varkën varfanjake –
Buzë Liqenit një fëmijë, duke luajtur guralecë ndër duar.
Kohë pas kohe çon kokën, shikon shpendët bardhërake

Përtej, n’buzëbreg t’Liqenit, përpin ujin mjegulla dhe zbret
Peshkatarin e trembur gjeratorja e shtje brenda në gji
Kurse fëmija që ishte në breg tregon me gisht dhe thërret:
“Ai xhaxhi skoj n’melgim!” - për të jetuar atje me mallin e tij

Kroi i fshatit aty me vasha truphedhur, me molla në gji
Ka për ta rrjedh përherë ujët e ftohtë për pije …
Dhe Lasgushi do të këndojë gjithnjë më i ri,
Me mall të pashuar dhe  me të hollat shije

1971
(fq. 12)


1.
Kur ka gjëmë e klithj
llahtari then qafën
duke zënë n’thuae
në mua
në mua
asgjë s’u shua
nga të miat e mia, veç
gdhendjet u bënë të reja

PRAPË GDHENDJE NË MUA

1995
(FQ. 32)


2.
Ata në ballë të hijeve
ecnin si mbi vezë
po vezët u çuan peshë
u ranë në fytyrë
në  kokë
në kokë
u ranë me çomangë
revolucionarëve
kundërrevolucionar
vetë për t’u bër
kur vije koha

KUR VIJE KOHA

1996
(fq. 33)


3.
Cili gaboi
kënga që dihej
apo zëri që s’dilte
kënga që s’duhej
apo zëri që s’dilte
kënga e tehut të shpatës
provokim i yllave
apo i yjve të provokuar
humbug rruga
në oborrin vetanak
pranë shtatoreve
Mos pyesni cili gaboi
Se populli jo


E ARDHMJA TANI ULET NË BANKA

…… …
Për çdo orë nga një ëndërr ta kokrroj
në janxhikun e vogël kraheqafe
çdo ditë nga një kala ndërtojmë së bashku
si legjenën që vjen duke u rritur
çdo ditë nga një armë kundër territ
ta fal në vend të një bonbone

Edhe unë po rritem
me rritën tënde
gëzohem me gëzimwet tua
dhe këndoj para këngëve të reja
me rritej  tënde rriten rritjet tona

U rritsh shkëmb, që s’di thyerje as lakim!

1971
(fq.36,37)


MOS LUANI ME EMRA

Ju lutem mos luani me emra!
Se emri, druaj, ka fuqi magjie.
Mos kërkoni gjë prej emrave!
Por faluni nga diçka atyre!
Diçka të forte për gurthemel.

Bota ka shume njerës, më shumë emra
Lindin e vdesin rtadhazi, e paradhazi.
Çdonjëri vdes pos emrit të bartur!
Kurrkush nuk vdes me emrin e huaj!

Disave më së tepërmi emri u jeton në eshtra!
Disave më së tepërmi emri u jeton në misht!
E DISAVE EMRI U JETON SA GJAKU!

Dike e bren vdekja e vet
I dhembset shumë vetvetja pse vdes!
Dike e bren më shumë vdekja e emrit!
Dhe s’i dhembset vetvetja pse vdes!

Ka njerëz që lindin për të bartë një emër!
Ka emra që lindin për dike!
Disa emra ngriten lart prej njerëzve!

1983
(fq.54)


VONESA E HERSHME

Kur vonohet pranvera
Shpresa i zbardh fytyrat tona
Kue vonohet vera
Dielli lind i vonë në ne
Kur vonohet vjeshta
Ngjyrat e saj treten ne sytë tanë
Dimri në harroftë me ardhë
I harrojmë dhe ne gjinjtë tanë të ftohtë
Kur dera harron të hapet
Humbim mikun bashkë me dashurinë
Edhe treni kur vonohet
Dyshimi i prin dashurisë
Kur vonohet …
Zemra nuk di kujt duhet ndihmuar

1972
(fq.59)


SYRI I DRITËS

Unë nuk kam dike tjetër që më trazon si ti
Sa ne fushë, san ë bjeshkë – në punët buktore
Sa hije të ka shkëlqimi i ballit kur bie shi
Dhe në brendinë tonë hyn si me fuqi prej dore

Diçka që është në ty, apo në mua s’e di
Më shtrëndon brendajashtë si me pinceta
Të çelnikta të kohës dhe më bën më të ri –
Si linda, si u mplaka – njësoj më gjen jeta

Syri i dritës që e lëshon zërin këtu aty
Atje e kudo – më meson një të re histori
Se si me ty rreth teje s’thuhet “një apo dy?”
Se aroma e bukës sate – më e madhja dashuri

1965
(fq.78)


KUJTIM I VONË

Një rreze e diellit ka hyrë në dhomën time
Rrethuar me dritë e ka fotografinë e tim eti.
Zbërthye çdo gjë ia ka, e mua tretur n’kujtime.
Një mallëngjim i madh sakaq më bëri për veti.

Ia kundroja fytyrën vrragë e n’kokë të bardhë një plis,
M’u kujtuan  bisedat që odave i mbante shpesh,
Me fjalë të  moçme mësuar ndër shokë e fis.
Rrethonin kujtesën e pa pra më trokllonin në vesh.

N’kujtime e sipër’i lot më rr’shqiti nga sytë
Fotografinë ma largoi e ma humbi si me dorë.
Nuk di sa qava, por në lotë fytyra qe mbytë.
I thashë vetvetes: “Rrallë po e kujton, o i gjorë!”

1967
(fq.82)


DËSHIRA E MALSORIT

(Porosi)
O, diell, qӕ atë ma ngroh – i lumi!
O, erë, që zërin ia përcjell me mall!
O, agim, që ma zgjon nga gjumi –
Edhe vend meje, që e dashuroj si në përrallë!

Duamani!
Përqafomani!
Mos m’a vetmoni!
Tek ajo më kujtoni!


(Vashës)
Kam parë bulën mbi petale të trandafilit
Në mëngjesin pranverak –
E njomë dhe aq e dashur, si ti, m’u duk
Dhe ta fala një shikim të gjatë ëmbëlak.

1971
(fq. 91)



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •