Ali R. Berisha
| Sunday, 03.16.2008, 04:44 PM |  

Ali R. Berisha
Ali R. Berisha është nga lagja Bricor e fshatit Qallapek të Lugut të Baranit. Aty ka lindur me 20 korrik 1942. Në Baran e ka kryer shkollën fillore, në Pejë Gjimnazin, kurse Fakultetin Filozofik - Degën Gjuhë dhe Letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Kryesisht ka punuar në gazetari dhe në arsim. Së fundit në Shkollën e Mesme “Luigj Gurakuqi” në Klinë, prej ku edhe ka dalë në pension.

Me shkrime letrare ka filluar te mirret që nga shkolla e mesme – 1966, kur ka filluar të botojë fillimisht poezi. Ka shkruar poezi e prozë për fëmijë e të rritur. Në fushën profesionale është marrë edhe me çështje gjuhësore, dhe aty është ende shumë aktiv. Krijimet e tij janë botuar në revista dhe gazeta.

Ka të botuara këto vepra: Poezi me titull në fund, “Jeta e re” Prishtinë - 1997, S’ka më po e zi, KL “Vorea Ujko” Klinë - 2005, nga fusha e neologjisë ka botuar veprën Fjalor i fjalëve të reja, Pejë – 2006,  kurse nga fusha e publicistikës, në bashkautorësi me Luz Përnokajn,  një përzgjedhje aforizmash me titullin Aforizma të autorëve shqiptarë, “F. Konica” Prishtinë – 2007. Përmbledhja me poezi Poezia e lashtore është vepra e tij e pestë. Ka edhe pesë vepra të tjera në dorëshkrim të përfunduara që pret t’i botojë.

Ne vend te hyrjes

E PËRTASHME PËR KOSOVËN                             

Ndërmjet shumë atdheve
Kërkojmë një atdhe
Që të ngulim du’r e këmbë
Aty ku kemi le!

Nga shumë e shumë mendje
T’na tubojë e para,
Se vetëm e veç kështu
Mund të shkojmë përpara.

Në mes shumë flamujsh
Edhe topnin ta ngremë,
E për himn, stemë e shenjë
Të reja do t’i kemë.

Ndër disa parti
Ta duam një parti,
Nga shumë klane e grupe
Vizionin më të ri.

Mes shumë e shumë miqsh 
Ta zgjedhim një kryemik,
Që me të dhe me Evropën
N’tërë botën – Unik!

Se këtij vendi të vogël,
Ku kanë lind shumë zota
Do t’i marrin lakmi
Evropa dhe tërë bota.

Në mesin e shumë atdheve
Ta duam një atdhe,
Që të ngulim du’r e këmbë,
Këtu ku kemi le!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •