Poezi nga libri ''Jeta është dashuri''
| Wednesday, 03.26.2008, 10:52 PM |  

JETA ËSHTË DASHURI

BETIMI

Për këtë (Mëmë)(At)dhe të Dardanisë
Që kurrë nuk iu hoqen rrobat e zisë
Dua të jem dëshmor i lirisë
Shqipe e Arbërisë

MË FAL

Më fal një buzëqeshje
Të të fal një dashuri
Më fal një lule
Të të fal një kopsht
Më fal një shpresë
Të të jap një kujtim
Më fal një puthje
Të të fal një ëndërr
Më fal vetëm diç
Të të falem përgjithmonë

SA THIKA

Çdo natë
Zemrën time
E çan nga një thikë
Vallë sa thika do ta çajnë
Këtë shpirt

DASHURI E DHEMBJE

Sonte ajo është vetëm
edhe ajo ka dhembje në shpirt
lotët nuk i shteren nga sytë
vetëm ka mbetur vetëm
imagjinon dikë që i ka kënduar
e vetëm shpirti i saj e di sa vuan

DËSHIRA

Adelina Ismailit
Dëshiroj të bëhem lot
të rrokullisem faqeve
të bie në buzët e tua
për të shuar etje
Dëshiroj të bëhem borë
të bie mbi ballin tënd të ngrohtë
e pastaj të shkrihem
mbi trupin tënd të etur

SHPRESË

Shpresa e jetës
kurrë nuk shuhet
në zemër ruhet
Kujtimi për Ty
më shtohet në zemër
Ti ke famë ke emër
Shpresë e jetës
Ti je ëndrra ime
që sjell gëzime

NUK JAM I VETËM

Nuk jam yll i vetëm
në qiellin e kthjellët
ka edhe yje të tjerë
që pranë meje do të jenë
Nuk jam zog i vetmuar
në këtë dimër të acartë
ka dhe zogj të tjerë
që pranë meje do të jenë
Nuk jam i vetëm
dhe kurrë s'do të mbetem
derisa eshtrat e mi
në botën e amshuar të treten

KUR ZEMRA THYHET

Kur zemra thyhet
le të shuhen kandilat
as lulet të mos kenë erë
le të vyshken trëndafilat
le të mos ketë as pranverë

PËLLUMBAT

Korbat filluan
t'i banë pëllumbat
qielli u errësua
deti u trand
pëllumbat fluturuan
Kur ngordhen korbat
pëllumbat u kthyen
prapë në Kosovë
pëllumbat foletë i rindërtuan

MOS MË NGUSHËLLONI

Mos
mos më thuani kurrë
koha shëron plagët
zemra ime e di
kohës i shtohen vrragët

Mos ma fshini lotin
simbolin e dashurisë
më lini te qaj
më lini në heshtje

KANDIL I PASHUAR
(Visar Hotit)

Qielli u errësua
si kurrë më parë
mbi lisa furtunë e paparë
një krismë e trishtuar
tej përtej qiellit
një heshtje ra
mbi tokën e djegur
as cicërima zogjsh s'u degjuan
vetëm qyqja kukon
qielli lotoi
kandili s'u shua
trupi i tij i bardhë
bëri dritë
Nëna zemërmadhe
nuk derdhi lot fare
për shpirtin e tij të bardhë
për të dashurin djalë



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •