Poezi nga vëllimi ''Petalet e dhimbjes" (IV)
| Saturday, 04.05.2008, 05:59 PM |  

RRËFIMET E NJË MIKESHE TË PLAKUR

Më kanë humbur shumë fletë të këtij blloku
Shumë poezi
Më ka humbur durimi i pritjes
Imazhi i mbrëmjes, mëngjesit
Më ka humbur përfytyrimi për njerëzit
Më kanë humbur kujtimet e mia
Qetësia,
Më kanë humbur e djegur shumë poezi,
shumë gjëra me vlerë
Më ka humbur ajo copëz Rini
Jeta që kisha njëherë…


HARROJI NUMRAT QË I JAPIN KOHËS

Harroje numrin e pranverave,
ku sytë panë rizgjimet.
Kujto vetëm freskinë që përhap ringjallja.
Endu në rrjetat mendore
Pa pyetur për kohët e krijimit.
Dil mbi sekondat, vitet, shekujt,
shijoje gjithçka, të çdo kohe si foshnjat.
Dhe jetën, të lindur mijëra përpara
Jetoje si çast,
se në çdo çast ajo lind


MË PAK DHIMBJE

Ëndrra të destinuara të vdesin,
s’është faji im, i askujt.
Që kur lindën fati u ish shkruar,
por mua fatat m’u dukën fantazma kalimtare
ndaj ëndrrat- foshnjë me shpirt i mëkova.
Tani tek i shoh që vdesin
Të paarritshme gjer në zhgënjim,
pyes veten në heshtjen e muzgjeve:
“Vallë po t’i mbysja unë që kur lindën,
më pak dhimbje do të kish kjo jetë?!”


POEZI

Në zjarr kam shkruar poezinë time
s’e beson njeri, e di
Në avullin e ngrohtë të thëngjillit të ndezur
shkruajta copa mendimesh
Me hirin krijova sfondin gri, kuptimin metaforik.
Me flakët shpreha mendimin, që ngrihet vërtik
Nga drurët që digjeshin mora frymëzimin
Frymëzimin e një poezie që digjet pareshtur…


MË MUNGON

Dashurinë time për mënge të mëndafshtë,
për mënge të mëndafshtë që rrënqeth çdo ndjesi
e qava
Fshiva lotët me mëngën e kadifenjtë të dhimbjes
se ..
Në dashurinë time, brenda saj
mungoje ti …


NË MUNGESË TË ….
 
Mungon brenda meje muza
Shpirti që më zgjon pa lodhje
Mungon brenda meje vargu
Gjaku që rrjedh ndër deje
Mungon brenda meje fjala
Rrahja që më ngroh
Mungon brenda meje jeta
Syri që më përshkon
Mungon brenda meje epshi
Kafshëria që stërmundon
Mungon brenda meje ti
Tortura e këtij viti.


HARRESË

Shiu muzikë më vete
dhe sonte si atëherë
Nje tel i çakorduar mbi
Kitarën e vjetër,
Që mban emrin Harresë.


LOTI

Pikë..pikë ..pikë
kaq s’mjafton
të ngjallësh një jetë përtej 
Pikë..pikë..pikë
Muzë që trishton.
Pikë..pikë..pikë
Gjithçka kështu fillon
Fatkeqësisht dhe ..
Gjithçka kështu mbaron.


JAM VETËM SONTE

Kam shumë duf e furtunë në shpirt
Kam dallgët e oqeanit Atlantik
Ciklonet e Floridës dhe uraganet Afrikanë
Sa keq që s’më ndodhet asnjeri pranë…


VJESHTA

Në trungun e pemës që mbollëm bashkë
Mbështetur pashë një vajzë.
Ishe ti – mendova
Por jo – një sfinks,
një shpresë e kotë,
një ndjenjë marrëzie
Që atë ditë shtatori s’e shpjegova dot.


SYTË E GJYKIMIT

Një natë një yll vështroi tokën
Çudi! Një bukuri e tillë kish kohë që s’ishte parë.
Por përpara se zemra të regëtinte
Përsëri ishte truri ai që dha vendimin:
“E ç’vlen në fund të fundit e tëra ajo?
Më parë e më vonë e njëjta do të jetë,
asgjë, veç të rëndomtën tek ajo do të gjesh.


PRITJA

Mblodha nga ditët e mia veç pritje
Në grusht mbaja pritje
Syve ua hodha…
Që andej një lot i kripur
Përshkoi biliona kilometra
Të pritjes së gjatë...


PAS ËNDRRËS

Në jetë kërkojmë të pamundurën:
ndashta yjet të ulim mbi tokë,
vjen një zgjim vjen pas ëndrrës,
gjithçka është e kotë.


UNË DHE TË TJERAT

Meduza ëngjëllore bukuri magjepsëse kishte,
por Poseidoni atë e mashtroi.
Atëherë
Atena xheloze këtë engjëllushe ndëshkoi
Flokët e saj në gjarpërinj të tmerrshëm i shndërroi
Më pas...
Si dhuratë kokën e saj nga Perseu pranoi
Ja, kështu e pësoi Meduza ëngjëllore.
Femrat të gjitha janë Meduza,
Meduza të gjora...


NË BLU GJITHÇKA

Kam nevojë për ty liqen
Ngjyrë e syve të mi
Kam nevojë për ty oqean
Hapësirë e shpirtit tim
Kam nevojë për ty qiell
dashuria ime
Kam nevojë për ju ëndrra
arsye të jetës sime.
Kam nevojë për një ditë të re
Për të provuar, pse jo gjithçka…


SIKUR TË ISHA

I mblodha të gjitha dëshirat
E thashë të zgjedh njërën për sot:
“Sikur të isha…? ”
“Do të ishte shumë bukur të kisha…!”
“Do të doja të vinte…!”
“Pse jo dhe unë…”
Të tëra me rradhë fillova t’i seleksionoja,
E ndoshta për sot zgjodha:
“Sikur të isha tërë jetën fëmijë, i prindërve me fëmijëri!”


KAM NEVOJË PËR TY    

(Kushtuar motrës time)

Kam nevojë të më dëgjojë dikush
E ti më mungon.
Të qaj, me dikë, kam nevojë,
Të zbraz vrerin e vdekjes që rritet brenda,
E vendin t’ja lëshoj tjetrit.
Për ty kam nevojë në këtë mori çastesh
E ti më mungon.
Edhe për jetën kam nevojë,
Por përpiqem të ngushëllohem me faktin se
edhe shumë të tjerëve u mungon.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •