Poezi nga vëllimi ''Petalet e dhimbjes" (III)
| Saturday, 04.05.2008, 06:06 PM |  

PËR ATË

Çdo pikë loti që derdha këtë mbrëmje
I vura një emër
Tani jam duke u mbytur ngadalë
në detin e lotëve të mi.
Ai ka shijen time dhe emrin tënd…


GJITHÇKA

E dua dashurinë e dua.
E dua jetën oh Zot
Sa shumë.
E dua mëngjesin blu dhe gri.
Dua gjithçka,
gjithçka që solle dhe more ti…


LUMTURIA IME

Në gonxhen e lotëve të vura
Të mbajta në ylberthin e syrit
Dhimbja më mashtroi
Ty të humba…


A TA LASHE?!

Jeta lot me ne
përditë e përherë lojën :
A ta lashë?!?!
Ne vrapojmë
Ajo nga pas
Gjer në frymëkëputje
Filozofi e lojës bartet në shekuj
Ne lodhemi
Dhe..
-Lërma pra !


JETA

Ishte një marrëzi,
por kaloi tashmë.
është një marrëzi,
por do të kalojë.


La vita
E stata una fogllia
ma e passata gia
E una fogllia
ma passera.


E PANJOHURA

Të të them dashuri – s’ke vlerë
Të të them ëndërr – oh Zot
Të të them lule - vyshkesh
Të të them pulëbardhë - fluturon
Të të them liqen – avullon
Të të them natë - agon
Të të them libër – e vështirë
Të rrallë arrijnë të të lexojnë.


UNË NË SYRIN TËND

Lërmë të prehem
Siç prehet fëmija në prehrin e nënës
Lërmë në pritjen tënde
Lërmë të harroj pafundësinë
Në honin e përkohshëm lëshomë
Brenda, brenda syrit tënd.

UNI

-Të dua ?
-Sedi
-Më do?
-Se di
Eh,
kjo ka pak rëndësi
S’mund të digjet një jorgan për një plesht
Një lule s’mund ta sjellë pranverën
Ndaj, mirëmbetsh në harresë
Egoja ime.


Ç’BËJNË TË TJERËT?!

Ç’më duhet mua ç’bëj unë?!
Ç’më duhet mua ç’mendoj unë?!
Ç’më duhet mua si jetoj unë?!
Ç’më duhet mua kë dua unë?!
Ç’më duhet mua ku duhet të arrij?!
Ç’më duhen mua?!
E rëndësishme është të di me saktësi e hollësi
Se
ç’bëjnë të tjerët ?!


MOMENT

Momenti më i bukur ?
-Marrëzia
Momenti më fatal ?
-Vetmia
Momenti më injorant ?
-Padituria, pasiguria.
Momenti më moment ?
-Dashuria


DYFYTYRËSIA

Në këtë botë ku sapuni hahet për djathë
S’jetohet më!
S’jetohet më duke ngrënë sapun.
Në këtë botë ku përgjohet pas dyerve
S’jetohet më!
Duhen shkallmuar dyert!
Në këtë botë  ku mashtrimi të vret
me thikën e sinqeritetit
S’jetohet më!
Duhet vrarë “Sinqeriteti”


NJERËZIM

Qaj, gëzohem, dashuroj
Bëj ato që natyrshmëria më lejon.
Eci, qesh, rrëzohem e luaj
S’dua kurrsesi të jem kopja juaj.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •