Poezi nga vëllimi ''Petalet e dhimbjes" (II)
| Saturday, 04.05.2008, 06:08 PM |  

VETVETJA MBI UJË

E kthjellët ngjyrë e syve,
Mbrëmë kam qarë pak.
E zbehtë fytyra
kam shumë kohë që s’ha darkë.
Të thella mendimet si ky pus i zbrazët
Të ftohta ndjenjat.
S’ka më ëndërrime
Më pëlqen kjo fytyrë,
kjo pamje e re
Dukem sikur kam njëqind vjet nën dhe
Ngelem në këtë pamje që se njoh,
s’më pergjigjet
Ngërdheshet,
Qesh,
e nga sytë e gjykimit më vidhet

NE...

Në jetë kërkojmë të pamundurën:
ndoshta yjet ti ulim mbi tokë,
Vjen një zgjim pas ëndrrës,
gjithçka është e kotë.


DASHURI

Në shpirt s’mbaj vuajtje as trishtim,
Në shpirt kam jetë, dashuri e gëzim.
Në sy kam horizonte të paanë,
Në zemër të mbaj ty,
që çdo çast je Mall.


TI

Ikëm, ike, u trete me natën
 imazhi im lozonjar.
 Mbete, mbete në zemrën time
I pashuari zjarr.


DASHURIA

Si lule është dashuria
çelet veç një herë,
shkëlqen mbi mijëra ngjyra,
më të bukur në natyrë s’gjen.
S’vyshket kurrë ajo,
e pranë s’pranon krizantem:
Është e përjetshme dashuria,
se të përjetshëm jemi dhe ne.


MISION PA DESTINACION

Në këtë botë erdha me misionin
që të të gjeja Ty
Oqean për t’më shuar etjen,
Fllad për t’më ledhatuar,
Diell për t’më ngrohur.
Në këtë botë erdha për ty,
por më kot
Misioni dështoi:
Vdiqe ti…


E DI

Shi i tërbuar vjeshte
Ftohe gjer në palcë udhëtimin tonë,
zjarr ëndrre futet në mendime si në hon
është natë, është ditë,
s’di në është muzg,
por di që po agon.


EJA I DASHUR

Ndjej pranë sytë e tu
Qënien tënde të fshehtë.
Ndjej mendimet e tua
Si ti mendoj dhe vetë
Thyej akullin e pritjes
Vendmbërritje lajmëro
Lëre kohën
Do të qe më mirë të mos kishte kohë.


BURGU YT

Shkërmoqe lehtas lulen e shpirtit,
pastaj puthe me dashuri
ledhatoje me freskine e jetës
pastaj trete tej në pafundësi
kolerën e shekullit,
Melankolinë...


TO BE OR NOT TO BE

S’më hidhet sot varg mbi fletë.
S’më mendohet fare rreth kësaj kohe
S’më intereson asgjë në të vërtetë
Megjithëse si Shekspiri jam në dilemë:
“To be or not to be,…
Në shpirtin tim ka jetë, ka gjallëri


DHIMBJA

Dhimbja të muros,
të bën fli për një ditë më të mirë.
Dhe…
Shpërfytyrimin tënd e sheh
në çdo petal luleje që bie


ZHGENJIMI I SECILIT

U tejlodha së enduri ëndrra
sa kam filluar të ëndërroj pa to.
U lodha së ëndërruari të njëjtat ëndrra,
të njëjtat, e përsëri në të njëjtën dremitje.
Më falni, o njerez, u tejlodha,
ndaj vendosa të mos ëndërroj më.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •