Poezi nga vëllimi ''Petalet e dhimbjes"
| Saturday, 04.05.2008, 06:12 PM |  

Momentet

Cmenduria ka fazat e veta
Vjen si vese e embel mbi lulen e etur
Ne vape shkaterruese gjer ne tharje
Cmenduria ka muziken e vet
momenti kritik
rrahja e pare e zemres se cilter
 vetekenaqesia stadi final
fundi i trurit te dehur nga vera e kuqe
imazhi i fundit i nje qenieje vulgare
endur nga pelhura e perendimit te zjarrte

14 tetor 2007

Dy polet e “aferta”

Kerkoj te djeg …
Nje bisht cigareje te fikur
Nje ndjenje te ligur
Kerkoj te jete..
Nje mengjes i zgjuar
nje mbremje e paaguar
kerkoj te mbyll..
endrrat lene pezull
mendimet tretur, perkohshmerisht ne ndjenja
kerkoj te fle..
eshte vone shume vone
ah s’paska ardhur akoma gjumi vdekje per ne..

14 tetor 2007

Bajram Sot

Ndjeva mungesen tuaj me shume se asnjehere
sapo njerezit hynin ne dere
Me mungoni shume
Tmerresisht largesi
Jam me shpirt shume prane jush
prinderit e mij
Receptori dridhet goja genjen
syte tradhetojne, aty tek loti malli flen

14 tetor 2007

Skeptike

Nese dielli lind neser
Te gjithe do ngrohen njesoj
Nese bota permbyset
Mbase eshte nevoje
Pushimet e shkuara isha ne egjipt
Ne enderr paskam qene qe me rente nje pike…

20 tetor 2007

Lajtmotiv

Mbi asfaltin e lagur mendime te largeta
Tretur brendesisht ne lotin e kripur
Kuturu vargje mbi tavoline
dysheme dhe pjano te vjeter
mbi mure ndjenja te ballcamosura
si harta shpirtrash njerezor
dikush mban zemrat ne dore
dikush i shtrydh ne frulator

Koha ngecje

Nuk mund ta ndal kohen
Sekonden qe me pervidhet
Minuten qe me fshihet
Oret qe me vriten
Koha sa mizore me rrudhat ne fytyre
duart qe plaken
shikime qe zbehen
ne bardhesine e moshes
buzeqeshje qe ndalet
ne vitrinen e kohes qe quhet ngecje

20 tetor 2007

Ti fle e mua gjumi nuk me ze
Ti fle dhe une poezine ne shpirt e ndez
Ti fle engjelli im
Te shetitshin endrrat e bukura ne sy
Engjelli mbrojtes qofte mbi ty


Muzika ime Shiu

Me pelqen te eci ne shi
Te mbyll syte te vij tek ti
Ashtu lagur e harruar
Kembezbathur dashuruar
Eci eci harruar
Kraheve perqafuar
Me pelqen te eci ne shi
S’dua cader
asgje qe me mban larg ndjesise se ftohte
te ndjenjes pasionante rezistuese ne kohe
me pelqen te eci ne shi
te mbyll syte te vij tek ti

14 .11. 2007

Reflektim *(eshte ora 3**

Eshte ora tre
Absolutisht asgje e re
Neurone qe vdesin
Fjale qe mbesin
ne kablla te holle
 fijesh njerezore
E palodhur prore
Hesht me heshtjen
qe me bucet ne tru
qesh me fatin qe me le ketu
promete,?! meduze?!
Fillin e Arianes e kam humbur ketu
Eshte ora tre
Asgje e re
Fati lot lojen me qesharake…

20. 11. 2007

Paftesi profesionale?!

Paftesi profesionale?!
Shkarje fatale
Fjalesh qe mbjellin vrere
Lajmerojne ngrice stuhi e terr
Paaftesi legale
Mendime te percartura
Nga goje te mbarsura
me te vjelle femijesh te semure…
nje vizite e kote ne psikologun e paafte
nje paraqitje e dobet e profesorit ne klase
nje shkembim mllefi ne nje filxhan bosh
paaftesi profesionale
aksiome kot

20.11.2007


nuk je nuk jam dhe egzistoj
nuk di si nisi dhe nuk di si perfundoj
e gjitha jete si nje loje
dhe jam dhe je
dhe egzistoj
jo me me ty jo
me me mua eshte bere per ne kujtimi i huaj

18.01.2008


Me duaj,me duaj ne dashuri ska te huaj..as mekatar,
as fitimtare por ne nje zemer
dy zemra jane vrare...

zgjuam mermangat nga qoshet dhe i beme akrepa me zor, ata te vtekenaqur nga fuqi thane se moren pushttin e mureve... drita forca e gjithckaje per te pare qarte shkqlqeu dhe mengjesi zbardhi fuqishem ate qe akrepat merimanga se kishin ndjere forcen dhe driten. Muret u enden nga rrjeta pavlere planesh te pavlera sesi merimangat akrepa do pushtonin pas mureve, edhe dhomen e jetes ..zhurma ishte e madhe u zgjuan merimangat u bene akrepa...

NOSTALGJI

Qendroj ne kete stacion
Te nisem s’kam ndermend.
S’kam asnje besim per te besuar
Asnje fat per te kapur fort nder duar
Asnje stacion s’kam per te mberritur
Asnje njeri
Per te pasur mall e nostalgji.

Kam kohe,shume kohe qe kam ndryshuar
S’di…me ke apo te kam harruar
S’di …me ke apo te kam munguar.
Cdo moment te kam ne mendje
Cdo mendim ngelet tek ty
Jam me shpirt e me zemer
Vetem qenia ime s’eshte aty.

Kam kohe qe i kam zbrazur sirtaret
Nga pluhuri i purpurt ne pritje
Kam kohe qe i kam grisur telegramet
Qe lajmeronin vendmberritje.

Kam kohe,shume kohe qe kam ndryshuar
S’di…me ke apo te kam harruar
S’di …me ke apo te kam munguar.
Cdo moment te kam ne mendje
Cdo mendim ngelet tek ty
Jam me shpirt e me zemer
Vetem qenia ime s’eshte aty.

Malesor

Shpatullgjere burreror
Trim dhe vigan
Kerrusur je nder kohe
Ngjit malin si Sizivi shekuj me rradhe
Malesor
Dergjesh rrugeve pa nder e trimni
Te lan pa vatan te mallkuan me mni
Malesor
Si Sizifi mban gurin shkullor rrezohesh e merr e serish rifillon
Malesor kokrrat e misrit numerohen
Varferia ne cepa buzesh ka mbetur
Buzeqeshja mbi simiten e ngrohte
Femija i lumtur shikon duart e te rriturit
Heu Malesor
Kaq poshte ra pesha jote shtati vigan nama dhe kama
Malesor
Zanat harruan kanget e tyne dhe ju lan pasdore
Znat u mbyllen ne kutine e pandores dhe ju lane pas kohe
Malesor
Gjaku qe rrjedh nder deje, fryma qe sjell ne jete
Forca e beses time
Malesor, heu malesor bre per jete

1 prill 2008

IDENTITETI

Linda,
 s’dija ç’ishte dhimbja
Çapita sytë pa ëndrra mbi to
Mbi mua buzëqeshnin engjëjt..
Dhe..
ndihesha krijesë pa destinacion
Jo rastësisht më vendosën në katin e tretë,
krevati 13-të, dera tridhjetë,viti…
Linda me datë 13-të
Si të tjerë dergjesha në një dhomë
me një kordon identiteti në dorë ?!?!?!


NJERIU I NDERSHËM

Thanë se ka lindur një njeri i ndershëm.
Vrapuan ta shihnin të tërë.
Rrugëve veç për të flitej:
“Një njeri i ndershëm ka lindur!”
E filluan të flisnin për të politikanë,
njerëzit mbarë analizonin shkaqe e pasoja,
menduan t’i ngrinin dhe një piedestal.
Në parlament ziheshin në duhet ta vinin
apo jo në rreshtin e parë.
E mes kësaj gjullurdie
Një i marrë i kësaj bote pyeti:
“Ku është njeriu i ndershëm?”
Sikur po thoshte diçka tejet pa vlerë
Dikush nga të shumtët ju përgjigj:
“Ah! Njeriu i ndershëm vdiq!”


CA PIKA NATE AVULLONJËSE

Mbi toke –Jetë
Mbi varg –Mëngjes
Mbi sy-Diell
Mbi ëndrra ca pika vese nate avullonjëse
Agimi filloi të bjerë
U zgjuam edhe sot në një ditë të re.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •