Misteri i fotografisë
| Sunday, 04.06.2008, 04:04 PM |  

Tregim

Agim Bacelli, Albany, Nentor 2001

Të gjithe flasin rreth fantazmave por, kush vërtetë  i ka parë  ato? Unë.

Isha i ftuarë nga miku im, Reis Çorbaxhi, në kryeqytetin e New York-ut, në 
Albany për Thanksgiving.
Të shtunë në mbrëmje në Albany takova një çift të sapo erdhur në Amerikë  nga
Shqipëria dhe pasi u përshëndoshëm, vazhduamë së bashku shëtitjen në Tree 
Silver Park (Kauri Grove) jashtë qytetit. Tree Silver Park është një xhungël e vërtetë që ka  livadhe shumë të bukura, një lumë të qetë dhe një pyll që është pothuaj se  i
pakalueshëm. Koha ishte mjaftë e qetë dhe shumë e bukur. Djelli sapo  kishte
perënduar dhe njerëzia filluanë të largoheshin pak e nga pak nga parku.  Vetëm
të dashuruarit pas natyrës qëndronin akoma jshtë.
Mua mu kujtua që me vehte kisha aparatin fotografik dhe ju thashë miqëve të
sapo njohur t'ju bëja një foto si kujtim nga Amerika në javën e  parë të
erdhjes. Ata u gëzuanë jshtëzakonisht shumë pasi kjo do të ishte fotoja  e parë
e tyre në SHBA dhe ata do t'ua dërgonin të afërmëve të tyre në  Shqipëri.
Gjetëm një pozicion të bukur, buzë lumit dhe përballë kodrës plot me drurë 
dhe shkurre. Shkrepa aparatin dhe ju thashë se të nesërmen do t'jua sillja në 
shtëpinë e tyre. Ata, si të mbërthyerë, qëndronin akoma disa sekonda në atë 
pozicion që u mora fotografinë. I pyeta se mos donin të bënin një foto  tjetër
por ata nuk pranuanë duke më thanë, faleminderit. U largova duke ju uruarë 
natën e mirë.

Të nesërmen, siç ju kisha dhënë fjalën unë shkova në shtëpinë e tyre dhe ju 
dhashë fotografinë. Të them të vërtetën, unë nuk i kisha parë me shumë kujdes 
fotot e mija, po ashtu edhe foton e tyre. Burri tha se fotoja qe shumë e
bukur  por ja prishnin pak dy njolla drite që kishin dalë në të dy krahët e tyre.
Unë e  mora foton menjëher dhe vura re se dy drita të çuditëshme, në formën e
dy  njerzve kishin qëndruarë në të dy krahët e çiftit. Njëra dritë qe më e
gjatë dhe  tjetra ishte pak më e shkurtër. Në të dy njollat e dritave veç e veç,
dalloheshin fare qartë këmbët, duartë dhe kokët e dy njerëzve - dritë! Po i 
shikoja me shumë vëmëndje dhe sa më shumë që po i vrojtoja aq më shumë po 
bindesha se ishin vërtetë dy qënie njerzore në formën e dritës; njëra dritë qe 
si një burrë dhe tjetra dritë qe si një grua. Njeriu - dritë më i shkurtër
ishte në krahun e gruas dhe njeriu - dritë më i gjatë ishte në krahun e burrit. 
Gjatësia e 'dy burrave' qe njëlloj dhe gjatësia e 'dy grave' qe pothuaj e 
njëllojtë. Ngela një moment si i shastisur dhe po mendohesha.  Thërras  gruan e
mikut dhe e pyes, se ç'mund të jenë këto dy njolla! Ajo bëri një ufff!  dhe
ngeli e shtangur. Kisha dëgjuar se fantazmat apo shpirtërat e të vdekurve 
vërtiten rreth nesh dhe prandaj i bëra pyetjen tjetër, "a janë gjallë prindërit 
e tu?" Dhe ajo më tha se kanë vdekur 15 vjet më parë. Që të dy ishin të rinj
kur  vdiqën. E pyes se çfar gjatësie trupore kishte babi dhe nëna dhe ajo mu
përgjegj  se, "babi qe i gjatë, larg qoftë, ja kaq sa burri im dhe nëna ishte e
gjatë ja  kaq sa unë por pakëz më e shkurtër. Pse?!" Nuk ju përgjigja por i
zgjata foton.  Gruaja pasi e kqyri me vëmëndje atë, hapi pak gojën nga habija
dhe  qëndroi ashtu si e shastisur. E pashë që u trondit dhe zgjata dorën e ja
mora  fotografinë. Pashe se në sytë e gruas dolën sumbullat e lotëve. I
kërkova të  falur për këtë 'hetim' dhe vazhdova hulumtimin tim.

Fenomeni i shpirtërave të vdekur është një fenomen i njohur nga  shkenca e
sotme por i pa shpjeguar. Shpirtërat e njerëzve të dashur janë  përherë pranë
nesh dhe ata na shoqërojnë kudo; gëzohen me gëzimin tonë apo  hidhërohen me
hidhërimin tonë. Ata janë të padukshëm dhe të pakapshëm nga syri  ynë por, thonë
se aparati fotografik i kap kur ata janë shumë të gëzuarë dhe,  në ngjarje
tepër të rëndësishme të jetës sonë ata çfaqen dhe sidomos në  evenimentet e para
të çdo gëzimi apo hidhërimi. Çifti, që unë po tregoj, kishte  vetëm pesë ditë
në Amerikë dhe gruaja e çiftit kishte edhe motrën më të  madhe në Amerikë, e
cila kishte erdhur qe prej shumë kohësh përpara dhe ajo me  burrin e saj kishin
qënë këtu në park, bashkë me këtë çift, por u larguanë për diku dhe do të  vinin ti mërrnin më von. Vendosa që të bëj një provë. U thashë që të vinin në  takim të
shtunën tjetër ne Tree Silver Park dhe mundësisht të vinin bashkë me  motrën dhe
burrin e motrës. Ata pranuanë.

Javës tjetër, në të njëtën kohë shkova në park. Nuk voni dhe të dy çiftet 
erdhën në kohën e caktuar. Çiftin e vjetër unë e kisha njohur mirë kur ata 
erdhën në Amerikë pasi edhe i kisha ndihmuar për disa probleme të tyret në 
Albany. Ata u gëzuanë kur më panë. Shpejt e shpejt u bëra nga disa fotografi 
rreth vëndit 'misterioz' dhe unë u largova për ti larë fotografitë. Brënda  10
minutash i mora fotot e lara. Vetëm tek njëra, ajo fotoja e bërë e para, u  dukën
përsëri të 'dy njerzit-dritë.' Ishin të së njëjtës formë e gjatësi si në 
foton e parë dhe që qëndronin anash në të dy krahët e dy çifteve. Tani për  mua
nuk kishte më asnjë dyshim se diçka e jashtëzakonëshme po ndodhte. Vendosa  që
të bëj përfundimisht edhe një provë. Thirra të dy burrat, pra baxhanakët, dhe 
u thashë që të bënin diçka për të më ndihmuarë mua që të zgjidh përfundimisht
këtë enigmë. I pyeta nëse kishin ndërmënd që të bejnë ndonjë një takim ku të mblidhen të gjithë  pjestarët e të dy familjeve të tyre për të parë nëse do të ishin edhe atje këto  dy
drita-njerëz. Ata më thanë se kishin ndërmënd të mbidheshin të shtunën tjetër në shtëpinë baxhanakut më të vjetër në Amerikë pasi duanë të  bëjnë një darkë për mirëseardhjen e të porsaerdhurve nga Shqipëria. Mu lutën që  të vija edhe unë bashkë me Reisin e familjen e tij.

Me padurim prita që të vinte e shtuna tjetër. Ndërrova edhe aparatin 
fotografik duke blerë një dixhital të ri, pasi mendova se mund ta bëjë këtë  'lojë'
edhe aparati! Isha përgatitur me mish e shpirt që ta zbuloja këtë enigmë 
fotografie. Bile lexova shumë edhe për mediumet që nese do të paraqitej rasti, 
edhe mund të komunikoja me 'fantazmat!' Lexova të madhin magjistar Haudini disa 
herë dhe pashë të gjitha faqet në internet që flisnin rreth fotografimeve të 
fantazmave. Lexova tregime të shumta dhe pyeta shumë shqiptarë e amerikanë në 
Albany për mendimet e tyre rreth fantazmave. Kështu mësova shumë rreth spirit
photograph!
Java kaloi shumë shpejt dhe erdhi e shtuna e shumëpritur. Trokas në  shtëpinë
e miqve i vetëm pasi Çorbaxhinjtë nuk erdhën dot. Sapo vura dorën  në dorezën
e derës së miqëve, dera u hap me tërsëllëmbë dhe befas një dorë e  fortë më
tërhoqi në koridorin e errët duke më përplasur pas një muri! U vrava  pak por
edhe u befasova nga kjo e papritur e pakëndshme. Një shishe verë e zgjedhur, dy
kg., që kisha blerë për miqtë, më shpëtoi nga dora dhe ra në koridor  duke u
thyerë. Dikush hapi dritën dhe ç'të shoh, i zoti i shtëpisë ishte ai që  më
kishte tërhequr ashtu befas! Më kërkoi një qind herë të falur dhe më shpejgoi  se
ai priste pas derës pasi dikush trokiste dhe fshihej prej nje ore dhe ata 
s'mundeshin dot ta kapnin. Kjo qe arsyeja që i zoti i shtëpisë qe fshehur dhe 
priste trokitjen kur unë vajta atje! Gruaja e tij me vrap erdhi dhe filloi te 
lajë koridorin. Mua më ishin ndotur këmbët e pantallonave me verë, sidomos e 
majta. Askush s'po më pyeste nëse isha ndotur. Po më vinte inat dhe mendova
keq  për vete pse kisha vajtur atje! Shpesh ne njerzit jemi vetë fantazma 
dhe kaluarë fantazmave sepse kërkojmë lugetërit e përtej botës! Burri i shtëpisë 
më mori për dore siç mërret një kolopuç dhe më shpuri në dhomën ku ishin 
mbledhur miqtë. Të gjithë u çuanë në këmbë sipas zakonit shqiptar dhe më dhanë 
dorën. I përshëndeta një e nga një dhe zura vend atje ku më thanë. Kaq ishte 
pjesa me mua. Dhoma e mbushur plotë e përplotë me tym e me llafe vazhdoi në të 
sajën. Ngela një cop herë pa asnjë llaf dhe pa asnjë saidisje. Kjo gjëndje më
dha të drejtë që unë të filloj të ëndërroj me sy hapur e të mendoj se ku
mund të  jenë në këto momente dy shpirtërat e prindërve të zonjës së shtëpisë?
Shikoja me  vëmëndje çdo lëvizje dhe çdo detaj për qark. Nga përplasjet e dyerve
lëviznin  disa piktura të varura në mur ose grilat e dritareve dhe unë
shikoja me  shumë vëmëndje se mos shquaja atje ndonjë lloj hije apo dritë...Askund
nuk  dalloja dot asnjë shenjë fantazme. Të gjithë të pranishmit hanin sikur
s'kishin  ngrënë kurrë dhe pinin sikur do vdisnin nesër. Tavolina qe plot e
përplot me  pije dhe ushqime dhe mes saj ishte vendosur një tufë me karafila të
freskët.  Befas po ndjeja një si fërkim në këmbën time të majtë! Tavolina e madhe
kishte një mbulesë shumë të gjatë që varej deri në dysheme dhe unë s'mund  t
ë shihja dot poshtë saj. Zgjata disa herë dorën por më kot. Një fërkim  si
një lëpirje maceje vazhdonte tek këmba ime e majtë, në atë këmbë ku edhe isha 
lagur nga vera e derdhur pak më parë. Mos vallë, - mendova, - kjo plaka 
dhëmbërënë që kam përballë më fërkon me këmbën e saj?! Ndoshta do të kruhet?! Ja 
ngula sytë me një farë përçmimi që ta kuptonte se unë jam bezdisur nga ai fërkim 
por plaka e gjorë nuk e kishte fare mëndjen tek unë, dhe i mëshonte fort me 
nofullat e saj pa dhëmbë, një copë mishi që zgjatej dhe mblidhej si llastik në 
gojën e saj kamare. Fërkimi sa vinte dhe bëhej më i madh. Isha shumë i 
shqetësuar dhe humba durimin. Shtyra karriken prapa dhe pasi u ula në gjunjë, 
ngrita mbulësën e tavolinës dhe pashë poshtë tavolinës. Interesant, asgjë nuk 
dukej atje përveç këpucëve apo lëpitkave që mbanin mbathur burrat dhe gratë!
U  ngrita dhe zura përsëri vëndin tim. Njerzit dukeshin sikur nuk e kishin
vënë re  këte veprim timin por nuk qe kështu, sapo unë vendosa që të shkoj në
banjë për  të parë këmbzën e pantallonave që kisha të lagur dhe të fërkuarë, ata
filluanë  të pyesin për mua se kush isha unë. Unë nuk qëndrova shumë në banjë
dhe ndënja  në koridor për të parë një fotografi të varur në mur që më tërhoqi
vëmëndjen.  Një çift, burrë e grua, kishin pozuarë të shtërnguarë pranë njëri
tjetrit dhe  midis tyre unë shquajta një pikë të ndritëshme që më tërhoqi
vëmëndjen dhe e  mora foton në dorë. Koridori lidhej me dhomën e gostisë me një
derë të hapur që  ndahej vetëm me një perde. Kështu që unë dëgjova në të
njëjtën kohë edhe një  pjesë të mirë të bisedës që bëhej për mua. Dikush pyeti se
ç'lidhje kisha unë me  të zotin e shtëpisë që isha ftuarë në këtë ziafet
familjar! I zoti i shtëpisë po i sqaronte se unë isha një mik i vjetër i tij që i
kisha ndihmuarë shumë kur ata  erdhën në Amerikë. Një grua tha për mua se i
dukem shumë i hutuarë dhe shumë  enigmatik! Një tjetër tha se unë jam një lloj
stupid-i që kërkoj gjilpërën në  kashtë! Një zë i ëmbël, i njomë dhe ledhatues,
megjithëse ironizonte me humor,  më pëlqeu, pasi ai zë kishte shumë mjaltë,
pamvarsisht se nuk dinte  mirë shqip, prapë se prapë më mikloi me hiperbolën
ironike që ndërroi bisedën  për mua:

"Dëgjomni një histori të  vërtetë, 
lerini sharjet se nuk u kanë  lezet.

One bright time,
një të pasharë po shajmë...
in the middle of  the night,
two dead boys came out to fight.
Boys stood back to back
and faced eachother,
drew  their swords
and shot eachother.
The deaf policeman heard the noise 
and came to kill
those two dead boys.
If u dont believe my story, 
pyesni këtë lloj horri...!"

Shpërthyenë të qeshura histerike dhe disa duartrokitën. Vallë për mua ta 
ketë fjalën, mendova, kur zë ëmbëla tha, "Pyesni këtë lloj horri!" Mu drodh 
trupi dhe më ra fotografia nga dora duke u bërë copë e çikë. Fillova të mbledh 
copat e xhamit të kornizës por shtanga! Një lloj drite si top i vogël i rrumbullakët, mu duk se doli nga fotoja dhe u rrukullis nëpër dysheme. Vrapova  ta kap por, sa më shumë që unë vrapoja, aq më shumë më largohej edhe pika!  Njëlloj siç na largohet ylberi kur i afrohemi. Të gjithë të pranishmit dolën  sakaq në koridor dhe më gjetn mua duke rendur pas pikës së dritës. Me këtë  veprim, mendova, e vulosa që jam tamam një stupid. U ktheva nga i zoti i  shtëpisë dhe i kërkova të falur. I thashë se desha të shikoja këtë foto  por...
- Oh, ska gjë, mos u shqetëso. Gjëra që ndodhin. Këta janë vjehrri dhe 
vjehra ime që kanë vdekur vite më parë, - më tha i zoti i 
shtëpisë duke më treguar foton e thyerë.
- A je në rregull? - Vazhdoi të më pyesë i zoti i shtëpisë.
Nuk fola. Të gjithë më dukeshin armiq dhe ndjehesha shumë i prekur. Por,  një
këshillë më erdhi në mëndje, "Njeriu i mirë, i bën për vete njerzit dhe i 
keqi, shet veten tek dreqi." Duhet të ndryshoj, thashë. Fillova t'ju buzëqesh të 
gjithëve dhe pas pak, pasi u qetësua gjëndja, e mora fjalën dhe fillova nga
ato fjalimet e mija që i bëj edhe të vdekurit të më dëgjojnë. Fillova tu tregoj
me  pasion e zjarr për Ibrahim Pashën, Gjeneralismin e vetëm shqiptar që
pothuaj se  nuk njihet fare nga shqiptarët. U tregova atë pjesë ku Ibrahim Pasha
ndeshet me  Rushid Pashën, gjeneralin e pamposhtshëm turk në Konia të
Anadollit. Ngjarjen e tregova me ngjyra dhe me detaje sikur ta kisha jetuar vet atë
ngjarje tragjike  dhe njëkohësish madhështore, tragjike sepse atje luftuanë
ajka e shqiptarëve nga  të dy krahet, dhe u vranë mijra shqiptarë, madhështore
sepse beteja u fitua nga  Ibrahim Pasha, korçaro-egjyptiani i madh që e kapi rob
Rushid Pashën dhe që një  ditë historia do ta tregojë se ai, Ibrahimi, ishte më i madh
se Napoleon Bonoparti dhe  shqiptarët do ta venë përkrah Skënderbeut për nga
shqiptaria, kurse për nga arti ushtarak, do ta venë krahas 7 gjeneralëve më të
mbëdhenj të botës. Të gjithë u  shastisën nga tregimi im. Historia mbaroi dhe
askush nuk lëvizte dhe fliste.  Secili meditonte dhe jetonte ato momente që
unë ju tregova. Unë fillova ti shoh  të gjithë me radhë, një e nga një në
fytyrat e tyre të ngelura pezull...
- Dëgjoni! - Ju thashë. - Kam një propozim, a mund t'ju bëj disa foto kështu 
siç ini?
Asnjë s'foli. Pezullimi u kishte kapur jo vetëm pamjen e jashtëme por edhe 
shpirtin. Tamam miq të ngrirë. Pa marrë përgjigje, bëra gati aparatin e ri 
dixhital dhe fillova ta shkrep... Bëra shumë foto dhe kur mbarova, mora në 
telefon Gertin, djalin e mikut tim dhe e urdhërova që të vinte të merrte  aparatin
fotografik siç e kishim biseduar që më parë dhe ti print-te fotot.  Gerti i
përpikët dhe i papërtuar erdhi në çast. Nuk kaloi asnjë orë dhe ai  mi solli
fotot. Ç'të shoh! Dy njerëzit-dritë ishin kudo nëpër shtëpi veçse në  këto foto
dalloheshin edhe pamjet e tyre! I kërkova të zotit të shtëpisë foton  së
cilës i theva kornizën dhe bëra verifikim e pamjeve. Shtanga. Vërtetë 
njerzit-dritë ishin vjehrra dhe vjehrri i të zotit të shtëpisë. E thirra atë  mënjanë dhe
i tregova duke i thënë se ata ishin aty bashkë me ne. Pashë që  fytyra e tij
u zbeh dhe goja po i mbahej. E kuptova që i zoti i shtëpisë u  tremb.
- Mos u tremb, - i thashë, - ata janë hije dhe asgjë të keqe nuk u vjen  njerzve të gjallë prej tyre. Ata s'kanë asnjë lloj fuqie mbi ne.
- Kam hallin e fëmijëve, - më tha.
- Shpirtërat vijnë këtu sepse janë të gëzuarë me gëzimin tuaj.

Shpirtërat nuk vdesin kurrë dhe një gjë që nuk vdes kurrë, nuk e ka as 
nocionin e vdekjes, dhe s'mund të vrasë e as të vritet dot. Prandaj neve,  ashtu
siç s'mund të na bëjnë dot gjë, as ne s'mund t'ju bëjmë atyre dot  gjë. Ne mund
të vrasim një trup por jo një shpirt. Derisa nuk jemi dot në  gjëndje t'ju
bëjmë dot gjë, le ti lemë ashtu si ata na lenë neve, mundësisht  edhe të
bisedojmë... Këto bluaja në mendje për t'ja thënë të zotit të shtëpisë.

I kërkova të zotit të shtëpisë që të më krijonte mundësinë që të bisedoja  me
shpirtërat e vjerrit dhe vjerrës së tij. Ai i habitur më shikonte si i ngrirë. Nuk e pyeta fare. U ngrita dhe i kërkova të shkoj në dhomën e gjumit ku nuk kishte asnjeri. Mbylla derën dhe dritën dhe ashtu në errësisrë ndënja një cop herë. Pasi u ambjetova me errësirën thashë disa fjalë mbrekullibërëse të mësuara përmëndësh dhe hapa sytë. Dhoma ndriçonte si nga një ndriçim fosforent. Në mëndje kisha postulatin shkencor se "asnje lloj energjie nuk humbet e as nuk fitohet vetëm kalon nga një formë në formën  tjetër,"... Hapa gojën dhe fola, " Unë e di mirë, ju; Vojsava dhe Drini, (kështu  quheshin prindërit e të zonjës së shtëpisë) jeni këtu dhe gëzoheni me  familjet e dy vajzave tuaja
të bashkuar në Amerikë! Ju lutem, më thoni që  jeni këtu dhe çfar tju them vajzave tuaja?"
Prita. Mu duk se prita një orë! Kur po bëhesha gati të dilja, dëgjova zërin e Drinit, "Prit! Ne jemi këtu. Thuaju vajzave se ne i duamë shumë dhe se atyre u  kërcënohet një rreizik i madh. Vajza e vogël të largohet menjëherë nga Albany!"  Trupi mu rrënqeth. Ndjeva frikë. Qimet mu ngritën përpjetë. S'po ju besoja dot veshëve. Zëri  ishte shumë origjinal. Njëherë më shkoi mëndja se ndoshta dikush nga kjo shtëpi ma bën këtë reng! Zëri më vinte nga përballë, ku s'kish asnjë kthinë  apo dritare.
Ja që paska edhe shpirtëra! Shpirti është element i përbashkët i të dyja 
formave të ekzistencës d.m.th, edhe kur ekziston trupi, edhe kur nuk ekziston. 
Sepse në fund të fundit ai është produkt, është atributi brëndshëm i sistemit 
nervor dhe trurit të njeriut në veçanti. Edhe kur vdes njeriu, truri i tij në 
një farë mënyre jeton me shpirtin. Duke qënë një energji radioaktive, 
(biorrymë) ai vazhdimisht, ditë dhe natë shpërndan mesazhe, sinjale dhe  ç'do
mesazh, ç'do sinjal kapet nga shëmbellimi i tij në jetën e gjallë.

Prita se mos fliste më shpirti por më kot. E pyeta Drinin të më  shpjegohej
se për çfar rreziku bëhet fjala por më kot. Ndënja dhe pak dhe u  ngrita. Isha
i tronditur dhe i pak i trembur. Hyra në dhomën e miqve. Atje ishte  si më
parë; tym, llogje dhe shkujdesje. Të gjithë mu dukën budallenj ose  budallai isha
vetëm unë!

Mëndja më rrinte në atë bisedë me të përtejshmin. Nuk jetoja më me miqtë.  Po
meditoja. Përbindshat janë real, edhe fantazmat janë real gjithashtu. Ata 
jetojnë përbrënda nesh, dhe nga njëherë, ata fitojnë kur ne mendojmë për të 
shkuarën e largët e të panjohur apo për të ardhëshmen që nuk e dimë. Mos jam 
duke bërë ndonjë gabim që po e shtyj vehten ndoshta drejt një lajthitje?! Si mund ta 
përzë këtë fantazi të sëmurë që më ka kapluarë?
Mbaje vehten! I dhashë urdhër vehtes, se s'ka kush të mban tjetër.
Le të jetojmë të tashmen dhe le të mos mendojmë më për të shkuarën që 
s'është gjë tjetër veçse një fantazmë, të mos mendojmë as për të ardhmen sepse  edhe
ajo është vetëm një ëndërr. Në kemi vetëm të tashmen. Këtë të mos e  harrojmë
kurrë.

Ndërsa mundohesha ta përzë fantazmën dhe aluçionacionin brënda vehtes, një 
zë bubullues më shkundi: "Zbato porosinë!" Ishte përsëri Drini.

Shënim:Kushdo që ka ndonjë pyetje apo ndonjë histori me  shpirtëra, fantazma,
lugetër apo diçka tjetër misterioze që nuk e shpjegon dot,  le ti shkruajë
Mr. Jim në adresën e më poshtëme dhe do të marrë një përgjigje  falas (Vetëm në
anglisht):
jim@ghoststudy.com



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •