Vegimi i një nate vjeshte
| Friday, 04.11.2008, 11:52 PM |  

Në një natë pa hënë, pa yje,
Një pragdimri në veri,
S'po më zbriste gjumi syve
Dhe s'më flihej kurrsesi.

Mendja sillej e përsillej
Në shkretina prej vetmie.
Terri mbas dritares fshihej,
I pabesë, pa dritë, pa hije.

Teksa prisja të më vinte
Or'e gjumit të shpresuar,
Mjedis dhomës pashë një dritë,
Ish' e ngrohtë, ish' e praruar.

E mbuloi të gjithë hap'sirën
Krejt në shndritje me vizllim.
Askund s'mbeti vend i errët.
Shkoi terri në mërgim.

Kaq e bukur ajo dritë -
Rezendritur s'kish të dytë,
Unë i shtangur mbeta ngrirë
E s'mund t'i besoja sytë:

Isha zgjuar? Shihja ëndërr?
Vërtet ishte a delir?
Atë çast një zë i ëmbël
Pëshpëriti: Pse s'fle, bir?

Shihe natën – ësht' e errët.
Shihe orën – u bë von'.
Nesër vjen një ditë tjetër,
Një përballje e re të fton.

Unë e di çfarë është dhimbja
Dhe largesa dhe vetmia,
Por mëngjesit, kur zbardh dita,
Pret kujdesjet si fëmia.

Ndaj përmbi dhimbje të shpirtit,
Mbi vetminë që vret në zemër,
Mos ul krye, lart të ngrihesh,
Mposhti e mos lyp rrugë tjetër!

Çfardo që të ndodhë në jetë,
Këto fjalë mos harro kurrë:
Si çdo nënë e vërtetë -
Linda djalë por rrita burrë!

...

Kaq tha dhe shkoi sikur erdhi
Ajo dritë – m'e mirë në botë.
Mbas dritares ndriti dielli.
Në veri bënte më ngrohtë.

(Nënës sime, Shkurte Mekuli, e cila iku nga kjo botë, në 2002, si pasojë e luftës në Kosovë)



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •