Mamica
| Tuesday, 01.09.2007, 10:00 PM |  

0 sulltan, mos me trëmb mua,
se nuk jam si çdo grua,
ti e di mirë se ç'jeshë
dhe ç'jam; bijë mbretëreshë.
Jam bij' e Kastriotit,
c atij trimi që vare,
mos harro, jam shqipëtare!
Po ç'mund të bëj e mjera,
kur s'mund të dal dot nga dera,
kur jam mbyllur ndë pallas
si një zog ndë një kafaz!
Po ndëgjo, sulltan Murati:
Kastrioti ç'faj të pati,
që vrave me të pabesë
katrë djemt' e vetë pesë?
Ay të dha miqësinë,
ashtu si kërkove tinë
dhe djemtë peng t'i dërgoi
fatziu, se të besoi.
Me ç'ke bërë ti për mua,
qahesh se nukë të dua
dhe çuditesh, egërsirë,
se nukë të sillem mirë?
Qahesh sikur s'e di shkaknë,
gjaku, sulltan, kërkon gjaknë!
Kur s'ka princër shqipëtarë
për mua mbeti kjo barrë;
zot, n'ësht' e rëndë për mua,
me pahir të vdes, ç'e dua,
ç'e dua, zot, jetën time,
kur jam e shkretë, jetime?
Zot, ç'e dua këtë jetë,
kur s'mund të marr gjaknë vetë?
Kur shoh vendë tek kam lerë
të zotuar nga të tjerë!
Kur shoh armikn' e shtëpisë,
q'është mbret' i Shqipërisë!
Kur shoh atë që ka vrarë
tim at' me fis e me farë;
kur e shoh ndë këtë jetë
të kënaqur e të qetë!
Kur e ndëgjoj të më thotë,
që s'ka tjetër mbret ndë bote
Gëzohem, sulltan Murati,
se shoh që të zu inati
për një grua shqipëtare,
që nukë të peshon fare,
edhe të shtyn, duke share,
ta vraç një ditë më parë,
se do të vdesë më nairë,
se të shoh një egërsirë.
Më le, duketë të gjallë
që të më martosh me djalë,
edhe, për nder të krushqisë,
më fal fron' e Shqipërisë!
S'është jotja Shqipëria,
Jo! E gjeç nga perëndia!
Dhe fron' e saj nuk e dua
me gjak nga duart' e tua!
Ay që do të më marrë,
të lajë gjaknë më parë...
Sa për Selimnë, të qoftë!
Është djali yt, të rroftë!
Murat, të birë tënd kurrë
Mamica s'e do për burrë,
se s'do të të bëjë vjehrr,
se nukë të bën dot nder;
bijë mbreti shqipëtare,
Mamica s'të peshon fare.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •