http://letersia.zemrashqiptare.net/
LETERSIA SHQIPTARE

Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë shpall konkursin letrar “MIGJENI”
| Wednesday, 04.16.2008, 08:15 AM |

Unioni i Shkrimtarëve Shqiptarë shpall konkursin letrar “MIGJENI” me rastin e poetit tonë të madh MIGJENI, si më poshtë:

-PËR POEZINË

Çmimi i parë      500 euro
Çmimi i dytë      300 euro
Çmimi i tretë      200 euro

-PËR TREGIMIN

Çmimi i parë      500 euro
Çmimi i dytë      300 euro
Çmimi i tretë      200 euro

-PËR PËRKTHIMIN

Çmimi i parë      500 euro
Çmimi i dytë      300 euro
Çmimi i tretë      200 euro

Materialet të dërgohen në formë elektronike dhe më shënimin “Për konkursin” në adresën granitzela@gmail.com. Afati i fundit i pranimit është 20.08.2008. Fituesit do të shpallen më 28 Gusht 2008.

 

Në këtë numrin e kësaj jave (13-20 prill, 2008) do të lexoni:

Editorial: Krist Maloki “Oriental apo oksidental?”

Intervista e numrit: Orhan PAMUK

Pas një beteje në gjykatë me shtetin turk dhe marrjes së çmimit Nobël, romancieri Orhan Pamuk, flet për rrugën e vështirë të artit, udhëtimin me Arthur Miller-in dhe Harold Pinter-in në vitet 80-të, labirintin e çmendur të politikës në Turqinë bashkëkohore dhe rregullat e arta të shkrimit të një romani. (Përktheu: Granit Zela)

Vështrim kritik: Krenaritë e paragjykuara të shpirtit britanik: shënime për përkthimin e Eni Karafilit të romanit ‘Pride and Prejudice’ të Jane Austin, botuar nga “Toena”---Gëzim VJOSA

Dritarja e traditës: Mustafa GREBLLESHI: “Kukulla”, tregim

Shkrimtarë përtej urës: Gëzim Hajdari-poet i ekzilit: “O pyll i Darsisë ti më ke mahnitur..” Poezi.

Poezi bashkëkohore: Zyhdi MORAVA

Poezi e huaj: Jaan Kaplinski “Ka kaq pak gjëra që mbeten” (Estoni) 
                      Reiner Kunze, “Bota e përtejme e heshtjes” (Gjermani). 
(Përktheu: Anton PAPLEKA).

Tregimi ynë: Petraq Zoto  “Virtyt i munguar”.

Tregimi i huaj: Sherëood ANDERSON “Gjethe e pajetë në ajër”. (Përktheu: Erdrin Bushati).

Letra dashurie:   Viktor HYGO: “Prej kësaj ëndrre hyjnore” 
                          VOLTER: “Dashuria do të zgjas po aq sa jetët tona”
(Përktheu: Atjon Lumaj).

Profil krijuesi:   Andre Morua për Pol Valery (Përktheu: Ndue GJIKA)

Kryeredaktor i “Drita”
Granit ZELA