LYPSI QË NUK ËSHTË LYPËS
| Wednesday, 04.16.2008, 01:24 PM |  

-skicë-

E hënë e ftohtë janari. Kodrat përreth Athinës janë mbuluar me borë. Era, që s’dihej nga vinte, të priste si brisk.
Në kryqëzimin e një udhe në Halandri, pronari im ndali veturën, në pritje të semaforit jeshil. Befas, tek xhami u dritares u zgjat një dorë lypsi. Ishte një fëmijë 10-11 vjeçar që në dorë mbante një gotë kaucuku. Ju lutem zotërinjë, më ndihmoni,- foli fëmija dhe uli kokën.
Më bëri përshtypje sjellja e tij delikate. Nga gjuha e kuptova që ishte nga vendi im. Ndjeva se i vinte rëndë për atë që bënte. Ndryshonte nga ata fëmijët, që ishin kthyer në lypsa profesionistë. Nga jeni?- e pyes në shqip.
Ai, nuk e priste që dikush t’i fliste në gjuhën e tij. Uli kokën me turp, sikur nuk donte që dorën e tij të zgjatur ta shihte një bashkëatdhetar i tij. Gota e kauçukut i dridhej në dorën e plasaritur nga të ftohtit. Ashtu kokëulur u përgjigj:
-Jam me babanë, por ai ka thyer këmbën e nuk punon. Nuk më ka nxjerrë babai në udhë, por s’ka tjetër kush të punojë . Mbushi sytë ne lotë dhe foli me inat, sikur donte të mbronte familjen e tij- babai im është më i miri në botë. Po nëna nuk punon? -Nëna iku me një grek, e mori burrë, - dhe ia plasi të qarit.
Semafori ndez dritën jeshile. Veç pronarit zgjata edhe unë dorën për të ndihmuar lypsin fatkeq. Pastaj munda ta përkëdhelja nga flokët.
Ishte djalë i mirë?- tha pronari kur nisi makinën,- por ja lypës.Nuk ishte lypës – i thashë pronarit- ishte një fëmijë fatkeq.
Ishte rritur para kohe jo vetëm për punë por fhe në mendime



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •