Dashuri mësomë si me dashtë
| Friday, 04.18.2008, 06:25 PM |  

Kam vrapuar
Ditë e natë neper  vite e dekada
Jetës sime
Dhe luajtur kam bukur shume me të
E shpesh hile m' ka bërë
Krejt vonë diku
E kam marr vesh po nejse ma
 
Henes
Tash më ka ra ndërmend  diçka
E unë po matem me vetën 
Kam veç një gjë me tu drejtua
Dashuri
Mësomë  si me dashtë          
Se mendja ma merr nuk a vonë
Vonë s' është kurrë
Thonë 
Po unë nuk i besoj ma kësaj  
Të besoj ty si fëmija përrallës 
 
Mësomë
Ama
Si me dashtë
Jo m' u dashuruar
 
Edhe nëna
Më pat mësuar si me ec
Po krejt jeta m' shkoj vrap
Vrap
Njëherë dej u rrita
Vrap
Me u kthye prej maleve
Aiii
Sa rruga deri të ti sonte
Mësomë
Tash pa hile dashuri
Sa me dashtë
 
Në modë është
Me marrë njëfarë tisi të hollë
Të mendimi
E sytë me i sjell rrotull
Diku pak
E diku më shumë
Me u marrë erë luleve të njerëzimit
Femër    
Krejtësisht pa kurrfarë orarit
Dashuri
Mësomë kur me dashtë
 
Tanë janë çuar në këmbë
Secili
Sipas kutit të vet mat
Rëndësinë e kohës së rrugëshkurtës
Derisa disa nuk flasin të tjerë thonë
Ç' është një e zezë
Duan veç ata që janë primitiv e koha
I ka shkel
Me dashtë a si mu deh me raki
E çka tjetër s' thonë
Dashuri
Mësomë pse me dashtë


(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •