Historia e një familjeje
| Tuesday, 01.09.2007, 10:09 PM |  

Besa - Bese
 
1
Historia e një familjeje

... Mjaft shqiptarë lenë shpesh vendlindjen, familjet e
tyre dhe venë të fitojnë kafshatën e bukës në kurbet,
më të shumtën e herës në Maqedoni, në Stamboll, në
Greqi, në Rumani dhe ngandonjëherë në Misir.

Ky zakon i mirë a i lig e që nuk ndodh veçse në
shekullin tonë,, duan të thonë se ngjan për shkak të
varfërimit të vendit dhe sidomos nga urrejtja që ka-
në për qeverinë dhe tiraninë që vazhdon ende. Le të
na lejohet që këto fjalë të mos i besojmë plotësisht.

Dhe me të vërtetë, s'ka gjë më të lehtë dhe më të
natyrshme që një vend pjellor të bëhet i varfër, të brak-
tiset nga banorët dhe kjo braktisje të mos ngjasë për
arsye tjetër veçse për shkak të tiranisë së qeverisë, po
përse qëmoti, kur prapë n.jë gjë e tillë mund të ndodh-
te, shqiptarët nuk e linin Shqipërinë, por përkundrazi
rronin të lumtur në jetën e tyre stërgjyshore dhe bari-
tore?

Sipas meje shkaku duhet kërkuar në dëshirën për të renë,
për të panjohurën, me të cilat padituria panden
se gjen lumturinë dhe fitime; shkaku duhet kërkuar
në idetë e reja të përhapura nga propaganda e huaj
që bën për vete mendjeshkurtrit. Këto janë përralla
nga të cilat edhe vetë qeveria turke (dhe kjo është
një e metë e saj e madhe) ka vuajtur e po vuan akoma
sot. Me një fjalë, duhet thënë se të gjitha këto ndo-
dhin, në një anë, nga egoizmi i burrave, nga ana tjetër,
nga mendimet e hedhura me dinakëri nga propagandat
e interesuara.

Sido që të jetë, zakoni i kurbetit është i gjallë dhe
është bërë modë në Shqipëri, ka hyrë kaq thellë në
ndjenjat e njerëzve, saqë është bërë shkas i ndarjes
të popullit më dysh: më një anë është grupi i atyre që
ikin dhe marrin dhenë, grupi që pandehet më i mirë,
në anën tjetër, është grupi i atyre që mbeten në vend,
i cili vihet në lojë nga të tjerët si i përbërë nga bu-
dallenj, nga njerëz të paaftë apo nga pleq.

Duke mos pasur njohuritë më elementare rreth
vështirësive që do të hasin në vendet ku shkojnë, du-
ke qenë të pavendosur dhe jo të sigurt, gjë që rrjedh
ngaqë e njohin pak jetën e kurbetit, ata jane të de-
tyruar të pranojnë punët më të vështira dhe më të
këqija dhe të ardhurat që marrin mezi u mjaftojnë
për të jetuar.

Në këto kushte, kthimi në atdhe bëhet i pamundur,
shumë herë gjë e paarritshme. Nga gjendja e vështirë
dhe varfëria në të cilën jetojnë familjet, prindët pleq
presin të gjithë të jetojnë nga një bir i vetëm, Si kë-
puten së prituri ndihmë, psherëtijnë e thonë shpesh
me lot në sy: «O pjellë e ligë dhe pa pikë dhembshu-
rie! Ne e suallmë në jetë, e ushqyem, e rritëm, e mar-
tuam dhe, më së fundi, e dërguam në kurbet, kurse
ai na harroi fare, na la në skamje! Pjellë e ligë! ».

i gjori atë, e gjora nënë! E kuptoj gjendjen tuaj
por unë po ju them se për të gjitha këto që ju keni
bërë për djalin tuaj, ju kërkoni shumë, kërkoni gjën
të pamundura, të cilat as duhet t'ju shkojnë në mendje
Biri juaj nuk mund të gjejë dot punë, sepse ai nuk
di të bëjë asgjë, dhe në punoftë, ato që do të fitoje
nuk do t'i mjaftojnë as për vete e jo t'ju dërgojë edhe
juve!

 

*) Me këtë titull u botuan tregimet «Historia e një faniilje"
dhe «Mysafirët t Çajupit», të cilat janë krijimet e para që
njohim prej tij. Autori i shkroi frëngjisht. Tregimet dëshmojnë
se, ndonëse isht-e larguar nga vendlindja në moshë të re, Ça-
upi ruante të gjalla mbresat, vëzhgimet mbi jetën dhe zako-
net e krahinës së tij. Këto tregime ishin si një prolog i kri-
jimtarisë së tij, që, do të vinte në vitet e mëpastajme. Duke
vënë në qendër të këtyre tregimeve temën e kurbetit, pa-
sojat tragjike të tij, Andon Zakoja bënte një hop të rëndë-
sishëm në •trajtimin e një problemi shoqëror, që ende s'kish
zënë vendin që i takonte në letërsinë e kohës. Ndonëse tre-
gimet nuk u botuan me gjallje të autorit, ato dëshmojnë për
interesat ideore dhe pikëpamjet shoqërore të përparuara të
autorit.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •