Klub' i Selanikut
| Tuesday, 01.09.2007, 10:10 PM |  

Klub' i Selanikut*

Që kur thanë se prunë konstituçi (si ta themi shqip
këtë fjalë?), shqiptarët po ngrenë klub ndë çdo anë,
ndë çdo qytet, ndë çdo katund, brenda ndë Shqipëri
dhe jashtë Shqipërisë.

Mbase shumë shqiptarë nukë dinë se ç'domethënë
kjo fjalë klub (Club). Meqënëqë dhe unë jam nga kë-
ta shqipëtarë të paditur, mora një ditë një fjalor dhe
pashë se kjo fjalë qënka përdorur ndë ballë fare nga
englezët dhe rrëfeka një mbledhje miqsh për të ngrën'
e për të pirë, duke paguar gjithkush pes' e nga pesë.
Klub qënka pra një gosti, një drek' a një darkë me
refene.

Një doktor Johnson1) paska thënë se një klub është
një shumicë burrash që mirren vesh dhe paguajnë që
të kënaqen duke ngrën' e duke pirë bashkë. Prandaj
nd'Anglëterë paska patur një klub me emër «Klub i
kokës demit» dhe, që t'u qëndrontej e lirë, e bënin
refene. Njëqint vjet më parë, paska qenë edhe një
klub i quajtur "Klub i të liqve". Që të bënëshej anë-
tar, duhej të jeshe fort i shëmtuar, me fytyrë të ndy-
rë, i çalë, i verbër, dorac, i belbër, memec, kurrisdalë,
veshgjatë etj, Një mbret, Karlua II2) paska qenë krye-
tar i këtij klubi.
Më vonë u vendosnë klube dhe për punë të pu-
litikës, domethënë njerëz që kanë një palë mend a një
qëllim të bashkët, mblidhen e mirren vesh, paguajnë
nga pes' e nga pesë, punojnë dhe lakmojnë për këtë
e për atë qëllim për të cilin bahkohen bënen shokë.

Ahere pra, pse t'i thomi këtij bashkimi klub dhe jo
shoqëri, q'është fjalë shqip?

Kur kupëtova mirë se ç'na tregon fjala klub, desha
të kupëtoj dhe qëllimin e klubeve që vendosnin sot
shqipëtarët. Ky qëllim është i bashkët a i veçantë?
I tdhetartë, i vlertë, a i dëmçim? Punë fort e rëndë dhe,
duke ndenjur këtu ndë Misir, ndë mes t'arapëve e
t'arapkave, ndë pikë të vapës, kupëtova që s'i apij dot
funt kurrë. Vërtet keshe kënduar te fleta «Liria»1) se
Klub' i Selanikut mpron të drejtat e kombit shqipëtar.
Vërtet keshe msuar se Klub' i Manastirit paskej bërë
një Kongres2) (ç'domethënë prapë kjo fjalë?) për punë
të abetit^) dhe paskej gjetur për mbarë të përdoren
dy soje shkronja për gjuhën tonë.

Po këto lajme s'ishnë mjaft për të gjetur mirë që-
llimin e klubeve. Për këtë shkak, u menduaç të bëj
një udhëtim, që të shoh me syt' e mi dhe të ndëgjoj
me vesht' e mi ç'punë bëjnë dhe ç'dobi kanë për at-
dhenë.

U ngresh, pra, dhe ika nga Misiri dhe vajta ndreq
ndë Selanik, ku me vrap kërkova dhe gjeta vendin tek
gjendet Klub' i Shqipëtarëvet. Ndë të dukur, klubi
dukej mos më keq o zot,... po do të ketë ndofta anë-
tarë me kokë të fortë! Gjeta brenda gjer 40 vetë, të
tërë myslimanë, asnjë të krishterë! Asnjë, s'ma vari
torbën, se mjerisht nukë dije turçe dhe këndonin ga-
zeta ndë këtë gjuhë. Shtiva sytë më të katër anët e

1) E drejtonte Lumo Skëndua ose Mitat Frashëri

2) U mbajt më 1909 dhe nuk vendosi dot për nje alfabet
të vetëm. Midis dy alfabeteve që pranoi, njëri qe ai i Stambollit, tjetri qe alfabeti i sotëm.

3) alfabetit

226

klubit mos shohë nonjë librë a nonjë gazetë shqip.
Asnjë për zonë!

Desha t'ikij, se pandeva se u gabova e hyra në nje
Klub turqsh. Atë çast arriti kryetar i Klubit, Midat
beu, me një bej tjetër. Guxova e thashë:

— Zoti bej, jam aksekush, u falem me nder, turçen,
besa, nuk e di!...

— Prit, pakëzë, më thotë, se kam një çi-çi-çikë pu-
në me bejnë.

Prita. Atje ku presë, pashë një djalosh të veshur
alldupçe.

— Jam shqipëtar, thashë. Turçen s'e di. Të lutem
tregomë Klubin e Shqipëtarëve, se një hamall më gë-
njeu e më solli këtu.

— Këtu, më thotë, është klubi tonë. Nga të kemi?

— Nga lumi që të më marrë...

— Sonte kemi mbledhje, se kushëriri i presidentit,
që vete mutesarif në Seres ...3) do të flasë për Shqipë-
rinë gjer' e gjatë, se është njeri fort i ditur. Vallahi,
të rrish ta ndëgjosh.

Ndënja ndë një bri, me zemër të gëzuar, se do të
ndëgjojë dhe unë një bej shqipëtar, nga der' e Fra-
shërit, të na flasë shqip për më-më-më-dhenë. Pas pak
erdhi beu: duart e anëtarëve u përpoqnë me një të
madhe trokëllimë...

Beu qënkej i thatë, i verdhë, me një fytyrë fort
të shëmtuar e të dobët, ndofta nga dituria e madhe.
M'erth ndë mënt Klub' i të Liqve në Londrë, që kish
për kryetar Karlon II.

Beu tundi kratë, u koll pakëzë, fshiu buzët, hapi
gojën dhe tha... Mos pritni t'u them se ç'tha. Për zonë
s'kupëtova dot mirë, se fjalët rrokulliseshin si dhëntë
njëra pas tjetërs, ca të bardha, ca të zeza, ca syska, ca
bejka, ca ruda, ca kaleshe, ca shyta, ca me brirë, po të
të gjitha plaka të shkuara e të vjetëra.

Ne foli për Shqipërinë! Jo, besa! Foli vetëm për
Turqine.

— Alldupi ka qenë kështu, ka qenë ashtu, ka
bere ketë, atë,.,. .sa dhe sot gjëndet një xhami ndë
Vjenë! Ç'është Evropa përpara Turqisë?... Ata që lë-
vdojnë të krishtërimnë, janë te marë! Besa jonë ësh-
të e vërtetë. Turqia duhet të rrojë, që të lulëzojë
faq' e dheut! Që të rrojë Turqia ndë mes t'Evropës,
duhet të mbanë vetë fuqinë ndë duar të tyre, dome-
thënë ata vetëm të jenë ministorë, valinj, komandanë,
ushtarë e gjykatës!... Të krishterët duhet të punojnë,
se janë lindur vetëm për punë, për mjeshtëri e për
bujqësi... Dhe kështu, me këtë mënyrë, turqit (thotë)
mundin të mbanë fuqinë, të kenë ndë dorë guvernën...
dhe kështu do të rrojë me jetë!

Këto qenë fjalët e fundit të beut mut-e-sari.f të
Seresit! Duartë u përpoqnë fort, anëtarët u lëshuanë
të ngjatjetojnë bejnë... Zëmëra më qante dhe thashë
me vehten time:

— T'u thaftë goja, more beu ynë! Të plastë koka
more beu ynë! Të paskan lënë mëntë, more beu ynë!
Qënke veshgjatë, more beu ynë! Qënke turk, more
beu ynë! Qënke xhonturk, more beu ynë! Ndë Klub të
Shqiptarëvet na the si duhet të sillet Turqia që të shpë-
tojë nga rreziku i sotmë dhe të rrojë përjetë. Pse s'fole
një fjalë dhe për Shqipërinë? Pse? Apo s'keshe se ç'të
thoshe? Apo t'erth frikë nga xhonturqit, që të dërguan
mut-e-sarif ndë Seres, që të shaç kaurët? Pse s'tu tha
gjuha ndë gojë?...

Mos na thuani tjetër herë se ini shqipëtarë, mos
na çani kryet me gënjeshtra, se u kemi kupëtuar se
ç'ini ndë zemër tuaj! Ju punoni për Turqinë e jo për
Shqipërinë. Fanatizma u ka verbuar. Duani t'u mbe-
sojmë për shqipëtarë? Dilni nga buk' e turkut, hani
bukën me djersë si neve e jo duke rrjepur, duke vje-
dhur. Hiqni dorë nga fanatizma e turqëve, mirrni
qytetërimin t'Evropit, që ndriçon botën, zbukuron me-
ndjen, zbut zakonet. Nukë them ndëroni besën jo!

Po të ndërroni mendjen, të mejtoni dhe të silli s
perndimasit (evropasit) në dojni të rroni ndë mes t
Evropësë.

Besa jo, shqipëtarët myslimanë, s'janë të tërë s
ky faqezi i çmendur, që lëpin, me far' e me fis, ça
nakët e xhonturqëvet dhe për këtë shkak i falet zo
tit të rrojë Turqia përjetë ndë Shqipëri. Zoti mos
ndëgjoftë të tillë njerz të poshtër e këpucëgrisur!

Rroftë Shqipëria e lirë! U shoftë Klub' i Selanikut
se qënka i xhonturqëve e, jo i shqipëtarëve! U shof-
shin të tërë klubet e Shqipërisë, në punojnë për xhon-
turqit dhe në kanë për qëllim çarje dhe armiqësi ndi
mes të shqiptarëve myslimanë e të krishterë!

Rroftë dashuria! Rroftë bashkimi!4)

 


*) Botuar te gazeta «Rrufeja» e Egjyptit, gusht 1909, që e
drejtonte Jani Vruho.
1) dramaturg anglez (1709-1784).
2) mbret i Anglisë (1630-1685).
3) Mehdi be Frashëri


4) Siç shihet, në pamfletin «Klubi i Selanikut" Çajup
demaskoi ashpër veglat e politikës xhonturke, Mithat (
Mehdi Frashërin. Historikisht dihet fakti se ky klub, dhe
ndonjë tjetër, u hapën mbas revolucionit xhonturk, për ti
konkretizuar premtimet që u kishin bërë xhonturqit shqip-
tarëve. Pati nga ata që u entuziazmuan shumë për këto të
ashtuquajtura reforma në dobi të shqiptarëve, por elcmente
patriotë, si Çajupi. me pjekurinë dhe tejpamësinë e tyre e
kuptuan fare mirë se këto reforma s'mund t'i siguronin
Shqipërisë as lirinë e as zhvillimin e vërtetë. Duke para-
ndjerë rreziqet që i vinin Shqipërisë nga kjo politikë, shkrim-
tari ynë ngrihet kundër frymës reformiste që propagandohej
nga këta elementë tradhtarë, të cilët bënin thirrje për te
hequr dorë nga lufta e armatosur. Pamfetin e përshkon fund
e krye sarkazma. ironia therrëse, ndaj personazheve që zi-
hen në gojë si dhe ndaj veprimtarisë së këtyre klubeve.

Artikulli bëri bujë, ai tronditi në radhë të parë kryetarin
e klubit, drejtorin e gazetës «Liria». Mithat Frashërin, i ci-
li menjëherë botoi një artikull si kundërpërgjig.ie në gaze-
tën e vet. Në këtë artikull ai u përpoq të hidhte baltë mbi
Çajupin. Më vonë, gazeta «Rrufeja» që nxirrte patrioti Jani
Vruho, do të satirizonte ashpër gazetën «Liria»- të Lumo
Skëndos (Mithat Frashëri). duke shkruar: «se këto që thotë
ky në librin e tij janë fjalë ere dhe i them kështu: Ç'është
njëz' e njëzë, ç'është një zagare ndë një kamare? Gjuh' e
gazetës "Liria* e Selanikutmë shëmbëllen me gjuhen e një
arapke ketu në mëhallë, e cila, kur s'ka me te zdërrase",
zihet memacet c saj! ". Te gjitha keto ishin shprehje e asaj
lufte lë ashper që u zhvillua ne ato vite midis forcave
perparimtare, patriofike dhe elementeve tradhetare ,
oportuniste të lëvizjes sonë kombetare.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •