Fejzulla Duraku
| Sunday, 04.20.2008, 12:15 AM |  

Fejzulla Duraku

Fejzulla Duraku, lindi më 11 nëntor të vitit 1981 në fshatin Strimë, Kumanovë, është shkrimtar shqiptar.
Shkollimin fillor e mbaroi në fshatin Haraçinë, ndërsa të mesmën në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup. Universitetin në "Shën Kirili e Metodi" në Shkup, por të cilin nuk e përfundoi.

IRJM-ja, si shtet është i përbërë prej dy etniteteve të ndryshme;atij sllavo-maqedonas dhe atij Shqiptar, etniteti sllavo-maqedonas i gëzon të gjitha të drejtat, por duke bërë diskriminime dhe mohime ndaj palës Shqiptare! Shqiptarët si té tillé qé jané(pakic), nuk i gëzojnë të drejtat, té cilat ju takojné si pjesé pérbérése e IRJM-sé.

Fejzulla Duraku me rrënjë dhe me farë ishte Shqiptarë i pastërt. Gjatë shkollimit fare qartë i vërente dallimet në mes popullit që ai i përkiste dhe atij sllavo-maqedonas dhe prej këtu ai krijoi një urrejtje ndaj sllavo-maqedonasve dhe mu prej këtu do të fillojë lufta e hapur në mes pushtetit dhe autorit të kësaj vepre. Nga ky diskriminim dhe mohim do të lindin edhe poezit dhe poemat e tij, të cilat do t'i grumbullojë dhe do t'i botojé né veprén "Gërshetat e amshimit". Me botimin e kësaj vepre dhe me suksesin që patë treguar gjatë katër viteve të shkollimit të mesëm, Fejzulla Duraku zgjidhet;si nxënës më i mirë i gjeneratës 1997/2001 të gjimnazit "Zef Lush Marku" Në Shkup. Endrra dhe thirrja e tij u bënë realitet i pamohuar dhe po më 2001, plasi lufta e armatosur në IRJM në mes Guerilës Shqiptare dhe qeverisë sllavo-maqedonase, për Fejzulla Durakun kjo dukuri ishte ëndërr e kahershme, andaj pa hezitim i braktisi bankat e gjimnazit, iu bashkangjit guerilës Shqiptare pra aradhave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ishte i sistemuar në Zonën Operative të Karadakut, ku vepronte në kuadër të Brigadës 113 "Ismet Jashari-Kumanova" respektivisht tek Togu II;Kompania III; Batalioni II.

Në vitin 2002, kur më edhe kishte marrë fund lufta në IRJM, Fejzulla Duraku meqë njihej me udhëheqésinë e ish-UÇK-së, pra në bashkëpunim më Ali Ahmetin, me përfaqësuesin politik të ish-UÇK-sé dhe me Fazli Veliun pra koordinuesin e fondit të ish-UÇK-së dhe tani kryetar i veteranëve të ish-UÇK-së e botoi veprën e tij të dytë të titulluar "Kënga e të mohuarve" ky ishte libri i parë i UÇK-së i botuar menjëherë pas luftës. Me këtë libër emri dhe fama e Autorit u bënë të njohur. Po më 2002 u regjistrua në Akademinë Ushtarake të IRJM-së, por meqë ishte figurë e njohur për pushtetin, meqë kishte qenë pjestarë i UÇK-së, oficerët sllavo-maqedonas ishin të urdhëruar prej lartë, që kjo figurë të largohet, ngase Akademia Ushtarake paraqiste institutin më të lartë të shtetit e figura e Fejzulla Durakut në këtë ent ishte e padëshiruar. Andaj qyshë në fillim e përjashtuan prej Akademis Ushtarake. Fejzulla Duraku nuk i humbi shpresat, por prap u regjistru në Universitetin "Shën Kirili e Metodi" në Shkup. Më vonë duke e parë gjendjen mjeruese të veteranëve të ish-UÇK-së do të fillojë të interesohej edhe për t'a dhe do të kalojë në anën e ish strukturave të ish guerilës së UÇK-së. Kështu që së bashku me shokët e tij të ngushtë do të merret me rehabilitimin dhe punësimin e ish pjestarëve të UÇK-së. Por ky aktivitet do të bie në sy të qeverisë, me çka në vitin 2003 kur e bëri të gatshme për botim veprën e trëtë "Legjenda e Haraçinés" ndaj tij shpallet fletëarrest nën akuzën:si njé ndër udhëheqësit e Armatës Kombëtare Shqiptare. Fejzulla Durakut iu dasht që patjetër t'i ndërpresë studimet dhe të qëndrojë i izoluar për një kohë. Fejzulla Duraku erdhi në përfundim se kështu i izoluar nuk jetohet dhe vendosi t'a lëshojë vendin. Ashtu dhe ngjau, në dimër të vitit 2003 u largua përfundimisht nga vendlindja. Jeton dhe vepron në Diasporë, respektivisht në Bruksel të Belgjikës.

Fejzulla Duraku si i ri në moshë, krijimtarinë letrare e filloi shumë herët, qysh në bankat e shkollës fillore, nisi krijimtarinë në një kohë dhe në rrethana shumë të vështira, me një prirje për të arritur piedestalet më të larta njerëzore dhe humane.Fejzulla Duraku i shtjelloi të gjitha tematikat që dalin nga jeta, qoftë të kohës së kaluar, asaj aktuale dhe tematikat e kohës së ardhme edhe pse në vargje, ai në mënyrë të spikatur dhe me penën një mjeshtri të vërtetë thuri vargje me sybjekte dhe tema të ndryshme. Fejzulla Duraku gëzon respekt dhe famë të madhe në mesin e bashkëkombasve të vetë kudo që ndodhën në botë.Krijimet e tia janë të publikuara në shumë revista Shqiptare në mbarë rruzullin tokësor.

Deri më tani ka botuar këto vepra letrare:
 
"Gërshetat e amshimit" 2001
"Kënga e të mohuarve" 2002
"Legjenda e Haraçinës" 2004
"Rrugët e Europës" 2006 
"Ushtari që sfidoi vdekjen" është vepra e gjeshtë me radhë e kety autori njëherit edhe romani i tij i parë që do të botohet së shpejti në gjuhën Frenge.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •