KOSTA
| Thursday, 05.01.2008, 05:06 PM |  

Atë ditë Fuati më dukej më i çuditshëm se kurrë. As i mërzitur, as i gëzuar. Nuk fliste por as qe i vemendshëm të të dëgjonte. Më telefonoi e më ftoi që të pinim një kafe tek Omonia. Shkova pa mëdyshje. U ulëm në një lokal. Fuati, i përhumbur nuk po fliste.
          -Ore Fuat. Ç’dreqin ke sot? As mish, as peshk. Je bërë pamje për eksplorim të imët.
          Doli nga mjegulla dhe më pa në dritë të syrit.
          -As vetë s’di ç’kam. Sot kam përjetuar një moment të pabesueshëm. Siç e di, kam tre muaj që punoj me një bojaxhi grek. Jemi katër shqiptarë e një kurd. Ne shqiptarët thuajse i bëjmë të gjitha punët, ndërsa kurdi është për punë të vogla. Pronari-grek është fjalëpak e shumë serioz. Kur ikën për ndonjë punë të tij, si përgjegjës na le Kostën nga Gjirokastra. Me Kostën e ndjejmë veten më të frikësuar se me pronarin-grek. Gjithë ditën bërtet vend e pavend: “lëvizni duart, dembela, ju zuri gjumi, palo alvanozë!”, se veten e mban për grek-disa breza. As cigare nuk na le të pijmë. Kur shihte pronarin nga larg i shtonte të bërtiturat. Kur pronari kontrollonte punën Kosta i shkonte nga pas e i flet në vesh, saqë ai e sheh me bezdi. Këto ditë puna ra. E ndjenim që, në mos sot, nesër, njëri nga ne do të largohej nga puna. Sot, kur na pagoi, pronari na tha:
          -Siç e shihni puna ka rënë. Për tre-katër muaj do të jetë kjo gjendje. Dy vetë do të ikin nga puna-duke na pare në sy. Me të njëjtin shikim po na shihte dhe Kosta.- do të largohen përkohësisht nga puna: Muhameti(kurdi) dhe Kosta.
          Ne mbetëm si të ngrirë. Kosta pa nga pronari dhe s’u besonte veshëve.
          -Mos ngatërruat emrin tim?-pyeti ai pronarin me një ngërdheshje.
          -Jo, jo Kosta, pikërisht ti do të largohesh. Mësohu t’i duash më shumë shokët.
          -Kjo ishte e pabesueshmja e asaj dite-më tha Fuati dhe u kujtua të rrufiste kafen…



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •