"MESAZHI I HESHTJES"
| Monday, 05.05.2008, 12:13 AM |  

Tregim

Shumë njerëz në jetë janë të bekuar,duke pasur fatin e madh që të kenë prinder të mirë, që i dojnë,i mesojnë dhe i edukojnë me gjithë fuqi të shpirtit fëmijët e tyre,duke ja kultivuar në mendje normat e moralin e vyer njërëzor...
Unë kam qenë e bekuar prej prinderve të mi të vuajtur,të jem e etur për dije e virtyte të larta,me u përballë me sfidat e ndryshme në çfarëdo rrethane që të sjellë jeta!
Mbaj mend,se kur isha 4 vjeçe, babi im më mori në plazh.Me qenë se neve,si familje jetonim me shtëpi në një qytet si zonë bregdetare,ku deti kishte një pamje të bukur,dhe rera e saj ishte e paster dhe e jodizuar,uji mjaft i kulluar,pikrisht aty im atë më mesoj të notojë. Ishte shumë e vështirë për mua ajo lloj praktike në atë moshë, megjithëatë e mësova shumë mirë. Disa vjet më vonë aty nga muajt e dhjetorit ose të janarit,babi im më mori në plazhin e bukur që e donim aq shumë. Pa pritur e pa kujtuar ai hoqi robat e tij duke mbet ne kostum banje,me urëdhroj edhe mua të bëja të njejtën gjë,orë ma parë kur ishim në shtëpi me kishte urdhuar të vishnja kostumin e banjes pa me shpjegua arsyën përse,por kur ai me tha aty pranë detit të dilja në kostum banje e ti shkonja mbas tij,pikpyetja u ba edhe ma e madhe për mua,se sa në fillim.Pa e zgjatë, babi kerceu në uje,por unë ngurrova,dhe nepër trupin tim sikur po me kalonin mornica nga momente tilla të akullta.
Megjithëse ishte dimer, dita nuk ishte aq e ftohët,por isha e sigurt se uij i detit ishte në temperatura të pa përshtatshme për ta duruar,megjitëatë kerceva në uij dhe përnjëherësh ndjeva sikur me mijra thika të mprehta ma shqyen trupin. Ngriva për disa sekonda dhe frymemarrja gadi sa nuk me ndaloi,por zani urdhrues i babit me solli në vehte. ai po me thoshte të notoja mbas tij, të dy s'bashku notuam për disa minuta deri sa trupi im u mesua me atë temperature që kishte uji detit në atë stinë dimri të atij viti.
Kur ikem nga plazhi, isha akoma e zemruar me babin tim,por megjitëatë ai me mori përsëri,dhe përsëri për të njejtën gje,vite me radhe po notoja e po notoja e nuk e kuptoja ç'po bante valle babi kështu me atë menyre trajtimi imagjinues e çfar plani po parapregadite me mua.Mamaja ime shpesh edhe qante dhe e qortonte babin : "Po mjafte mor burrë se na e mbyte vajzën? Çka po e mundon kështu, se na plase me këtë lloj turture tënden, gadi abstrakte e të pa kuptim" E gjithësesi babi vazhdonte, e vazhdonte në ato mendimet që bluente në trurin e vet.
Vitet kaluen dhe kur mbusha 21 vjeç, i thashë babit se do shkoja në një udhëtim të gjatë,të gjatë, e ndoshta pa kthim? Ai me buzëqeshi me gjithë atë memikën e fytyrës,por nuk mundi kurresesi qe me autoritetin e tij ta ndaloje rrokullisjen e loteve nëpër faqe. Me puthi në balle duke fsha gadi i mekur nga dobësia qe ka prinderi për femijet e vet, e me se fundi,nxorri nga thellsia e shpirtit një "Lamtumire" në heshtje qe me shoqroje gjithë ditet e mija të me pastajshme. Ishtë marsi i vitit 1990, kur unë kisha vendosur të arratisesha nga vendi im. Atë, ditë ushtaret ishin kudo,ku hedhje sytë për rreth atij liqeni që kisha marre vendim ta kaolja atë gjatsi uji me një distance mjafte të lodhshme.Mora fryme thellë dhe kerceva në ujië duke hellur veshtrimin mbrapa për të fundit herë që po ndahesha gadi me vdekje para grykave të pushkeve. Mendimet ishin grumbulluar në ato sekonda aq të shumta sa që nuk dija se të cilin të largoja ma pare nga kryet, qe t'me lejonte ta zbatoja planin tim për të ardhmën.
Ushtaret me hetuan, me gjithë që unë isha një femër vajzë e re, çuditrisht ata filluan te gjuanin me arme automatike pa pushim deri sa unë nuk ndigjova ma krismat e tmerrshme e drithruese të tyre, qe kerkonin qe t'ma shkeputnin shpirtin nga trupi dhe të zhytesha në thellesi liqenit në shtratin e vdekjes. Notoja dhe notoja pa u ndaluar,por këtë herë notoja pa babin tim...Prania e tij ishte kudo me mua gjithëkund me drjtonte mendja e zemra e tij duke me dhene kurrajo...forca o vajza e babit, forca ec bija e babit, ec e mos u dorzo para vdekjes.Notova me maksimumin e forcave të mija duke kaluar atë Piramid kufitare ujore për disa ore me rralle,deri sa me në fund syte e mi vunë re se kisha arritur ne bregun tjetër të një plazhit krejt të pa njohur kurrë me parë për mua. Kur trupi im shkeli ne ate tokë të huaj,nuk e dija por në menyr të padëshruar dhe të pa vullnetshme kisha humbur krejt ndjenjat duke kauar në koma pa qen e vetëdishme në se jam e gjallë apo e vdekur?.Nuk e di se sa ore kisha mbetur pa ndjenja,e drobitur dhe e lodhur jashtë mases nga vilania dhe emocionet,isha edhe fare e vetmuar,tani ma pa asnjë të afermin tim në ato çaste aq të trishtueshme.
Kur u zgjova nga ajo asfiksi pa ndjenja,isha e uritur dhe me kishte pushtuar një i ftohet i paimagjinueshem,sa me dukej se nga drridhmat po i theja dhembet e gojës copa-copa.U çova në këmbe dhe me veshtersi fillova te hidhja hapat.nga qe isha kontraktuar nga gjithë muskujt,nisa të liviznja në drejtim të pa ditur,vetem ecja pa ditur se nga?...Me mua ishte vetmija e pa anë,toka ku unë qendroja, qielli larte, pulbardhat duke fluturua të lira sipër kokes time qe ndoshta me thonin "Hej ke humbur udhën e jetës pa busull? Ç'fare po ndodhe me ty?Cilin fat po kerkon? Mendja ime lypte qe të shikoja diku një zonë të banuar me të afert ku të gjeja strehim, ushqim dhe veshmbathje prej atyre kushteve qe kisha mbetur në hapësire e pambrojtur, vetëm zogjet e liqenit kisha pranë.Për dy dite në agoni,duke ecur orë ngadal si në zvarritje,gjithënje edhe ma e tronditur nuk gjeta asnjë ushqim të vetëm madje as edhe një frut të eger qofte për të lagur gjuhën e tharë tersisht.
Diten e tretë pothuaja se i humba të gjitha shpresat, pa mundur me gjete kun fillin e jetës, ndoshta krejtsisht e çoroditur,por në ato çaste mu kujtua ajo fjala qe shpesh babi na e përseristë në familjë duke na thenë ne msheftesi nga friga e diktaturës që jetonim në atë shtet komunist, -Ndigjoni fëmijet e mije ; Kurrë nuk duhet ta harroni atë çka na meson Bibla, që Hyij na flet: "Ne atë moment kur i ke humbur krejtsish shperesat dhe të duket sikur je ne zero absolute, pikrishte atë moment me kerko mua Hyijn tend thot Zoti se unë jam gjithënjë me ty dhe të ndihmoj".Ato çaste para meje doli një grua me qingjat e saj qe po i kulloste,nuk prita ta pyesja për asgjë tjetër por nëse kishte një cop buke në trasten e saj, ajo me siguri nuk e kuptojë gjuhën time,Mua me pushtuan lotet kure ne qafen e saj pashe kryqin e Jezukrishtit: ajo u prek pa mase nga lote e mija ku ta dinte ajo përse po qaja, ishte një uri e madhe qe me kishte pushtua shpirtin edhe e drejta për ta dashte lirshem Hyijn edhe për të mbajt qofte edhe një simbol sikurse ishte kryqi,
Mendja me shkoj ato çaste large, kur vite me parë unë isha gjimnazisttë dhe në qafë mbaja një kryq poshte kmishes dhe e mbaja me shumë devocion.Por në oren kur neve ishim të detyruar të benim lendën e ideologjisë Marksiste,qe për mua ishte anti njerëzore dhe kundra fes e të drejtes me njofte lirshëm Zotin.Një nxenes fëmije i një komunisti qe e kishin mesua prindërit me spiunua çdo gje, me pa kryqin ne qafe ku ishte shkput një pulle, spiuni me raportoi ne Kabinet Pedagogjik dhe mesueses Imelda.H.Sekretare e Organizates se Partise.Ajo e thirri babin tim duke i thenë : Dua nga tya që urgjentishte me ja zhduke nga qafa kryqin vajzes sate për ndryshe do të kesh pasoja politike. Babi i qe lutur qe ta mbyllte atë histori mbasi do përballej me të gjitha ato vështërsi që të denonte rregjimi qofte edhe për një simbol fetar.
Pikërisht për këtë po me rrjedhnin lotet në dhe të huaj para asj gruaje qe me mori për dore si bijen e saj duke me afrua ngrohtesi me veshje te pasterta ,bukë e ushqim duke me shpetua atë çaste prej se uritures.
Vitet ecin me shpejtesi marramendëse qe nga ajo dite e pa haruar,por kurrë në jetën time nuk kam për të harruar keshillat dhe fjalet e urta të babit tim.
Vetem kur unë u rrita e ku jetova ne shtetin me të fuqishem demokratik të botes,kuptova mesazhin e babit për një vend si Shqipria,ku asnjeri nuk kishte të drejtën e fjales vetem heshtje, heshtje e heshtje.
Mesazhi i heshtjes me dha të kuptoj shumë. 

Nga vëllimi me trëgime "Udha e Ankthit"



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •