Fundjava e krijuesve shqiptarë në Birmingham
| Tuesday, 05.13.2008, 05:40 PM |  

Nga Bashkim Metalia
    
Në një kafe në veri të Londrës , krijuesit shqiptarë në MB, duke u mbedhur një nga një e filluan ditën e shtune dhe bashkë me të një udhëtim goxha të gjatë.
Me vete mbartnin ndjesitë dhe krijimet e tyre artistike të derdhura në vitrinën grafike të Antologjisë; “Lërmëni pak atdhe" dhe të tjerë librave me emrat e tyre në to.
Ishte një atmosferë e papërsëritshme dhe me një emocion i veçantë , pasi ishte hera e parë në llojin e vet që po organizohet një fundjave letraro-artistike në mënyre të organizuar, nga krijues dhe autor shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ishte hera e parë jo se nuk ishin takime të tilla , porse tanimë kishte marrë përmasa të mëdha të një manifestimi, artistik, kundrejt situatës integruese dhe emancipuese të komunitetit shqiptarë në UK.
Ky realitet i ri manifestues kishte për qellim të inkuadronte potencialet dhe prurjet e njëpasnjëshme në lëmin letrar dhe artistik të shqiptarëve.
Ishte më se e bindshme dhe produktive organizimi dhe faqosja e këtij modeli integrues në hierarkinë e aktiviteteve dhe projekteve të shumëllojta (për fat të keq të paidentifikuara mirëfilli, shumë të tilla) nga individ , aktivistë, dhe personalitete të fushave të ndryshme të jetës.
Kështu falë bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të këtij projekti ambicioz dhe për të ardhmen, Fondacioni i MEAF-it (Midlands Ethnic Albanian Foundation) dhe Shoqata "Edith Durham" organizuan një fundjave letrare me krijues ; poet dhe shkrimtarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Britani. Kjo fundjavë do të kalohet në një hotel ku në hollet e së cilit do të zhvillohej dhe takimi.
Menjëherë pas akomodimit në Hotelin Harborn Hall, u bë hapja zyrtare nga Organizuesit Dritan Dema, Krytear i MEAF, Petrit Kuçana, Kryetar i " Shoqata Edith Durham" dhe Pranvera Smith, (MEAF Integration Support Officer) , duke uruar pjesëmarrësit për angazhimin e tyre në një debat të tillë letrarë..
"Bashkpunimi i MEAF me "Edith Durham" është një vazhdimësi e vitit të kaluar"- tha z. Dema.
Ndërkohë z.Kuçana e konsideroi këtë bashkëpunim si " një model edhe për organizatat dhe organizma të tjera shqiptare që veprojnë e punojnë në Britani, shembull që duhet të ndiqet më me përkushtim dhe këmbëngulje intelektuale"
Zonja Pranvera Smith si punonjësja më re e fondacionit tha ndër të tjera se - " po bëjmë përpjekjet tona në ndihmë të komunitetit , në integrimin e tij në shoqërinë britanike, etj."
Gjithashtu një falënderim të veçantë bëri edhe këshilltarja e MEAF Znj. Merilyn Burrill e cila u ndje e privilegjuar që punon me një grup kaq entuziast dhe intelektual shqiptarë.
Më tej shpjegoj dhe hallkat e organizimit dhe punës së MEAF.
Ky eveniment letrarë me krijues shqiptarë në Britani përcaktoj atë qasje intelektuale që do ta quaja një lëvizje të qenësishme, jo vetëm me karakter të integrimit shoqërorë por edhe atë letrarë.
Debati mbi letërsinë, duke iu referuar krijimtarisë së shqiptarëve në emigracion , evoluimit të letërsisë shqiptare në MB , inkurajimit të brezave të rinj për ta vazhduar këtë rrugë artistike e tregoj më se miri lajtmotivi i sipërmendur.
Bie fjala u diskutua për melankolinë letrare të cilën e shtjelloj poetja Alma Verria, u diskutua mbi mënyrat e komunikimit letrarë në përgjithësi dhe atij poetik në veçanti.
U lexuan(recituan) poezi nga Antologjia "Lërmëni pak Atdhe" nga të gjithë të pranishmit.
Tematikë interesante u bë dhe inkurajimi i krijuesve të rinj si shtysë për ta në rrugën artistike , stimulimi dhe ndihmesa që duhet t'u jipet kësaj kategorie në çapat e para të krijimtrisë së tyre.
U fol gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të të shprehurit , jo vetë në poezi, por dhe në dramë , prozë, pikturë etj. U soll ndër diskutime ndihma që mund të jipet dhe u munduan të gjinden modalitetet e zgjidhjes së kësaj çështejeje, si në aspektin financiar edhe në anën profesionale në lëmin letrarë.
Këmbëngulje pati edhe tek inkurajimi i shkrimit sidomos tek brezat e rinj.
U kërkua gjithashtu që komuniteti të ishte një hallkë e pashkëputur , i informuar mbi gjithçka ,dhe aktivitet i çfarëdolloj që ndodh në UK.
Debatin letrarë e konsideruan me të madhe një produkt pozitiv.
Autori i njëmbëdhjetë librave për fëmijë dhe të rritur z.Naim Berisha e konsideroi, duke debatuar bazuar dhe nga eksperienca e tij dhe formimi intelektual , si një diçka shumë pozitive dhe promovim i vlerave letrare.
Edhe z.Fatmir Terziu falënderoi organizuesit e takimit.
Duke trajtuar temat dhe hierarkinë letrare si një lëmi më vete dhe duke bashkërenduar në suazën e bashkërendimit të këtyre takimeve, Z. Terziu nënvizoj modalitetet e evenimenteve të tilla sesi dhe në ç’baza duhet të zhvillohen ato.
Megjithëse transparenca dhe korrektësia e takimit në fjalë ishte me të vërtetë për tu lavdëruar dhe për tu marrë në konsideratë- ishte absolutisht një MODEL!
Me një atmosferë me të vërtetë mbresëlënëse, diskutimi vazhdoi mbi temat e ndryshme nga autorët ku të gjithë dhanë mendimin e tyre të pavarur.
Madje u krijuan "Tre grupe pune" ku secili në mënyrën më origjinale parashtruan larmi kërkesash dhe detyrash, përballë njëri-tjetrit, duke krijuar platforma të dobishme për krijuesit dhe të gjithë ata që u nevojitet ndihmë. Si ndaj krijuesve ashtu dhe të tjerë me kapacitete intelektuale në subjekte dhe drejtime të ndryshme.
Padyshim, ky takim dhe mënyra organizative, ishte, jo vetëm më i madhi deri më tani, bërë nga krijuesit shqiptarë ,porse ishte dhe mëse praktik , me një agjendë të parapërcaktuar mirë dhe qartë si dhe një shtysë e fuqishme , padyshim për krijuesit dhe vizionarët e artit.
Madhësia e këtij evenimenti nuk duhet të nënvizohet vetëm atëherë kur ka pjesëmarrje të madhe , por kur ka cilësi dhe produktivitet.
Të gjithë , pa përjashtim ,shprehën pa rezerva kënaqësinë që morën pjesë në këtë fundjavë letrare.
Të gjithë e panë si të udhës se takime të tilla janë frytdhënëse, dhe më një rëndësi me të vërtetë të madhe si përsa i përket , fazës integruese të komunitetit shqiptarë , ashtu dhe krijimit të një modeli të ri dhe me vlera , e artit letrare dhe atij në tërësi.
Mendimet e shkëmbyera ishin fjala me peshë e gjithsecilit , ku transmetohej dhe trajtohet me çiltërsi dhe individualizëm, kërkesa e kohës dhe momentumi i hapësirës ku jetohet dhe punohet.
Do të ishte mëse e domosdoshme që të mbahen aktivitete të tilla dhe të tregojmë nivele të ngritura qytetarie; se ne dimë të debatojmë, dimë të argumentojmë , dimë dhe të punojmë në grup .
Krahas kësaj atmosfere të këndshme ,ishte akurduar edhe një çmim special bazuar në konkursin "Krijimi më i mirë për Pavarësinë e Kosovës" ,organizuar dhe sponsorizuar nga Shoqata "Edith Durham".
Fituesi me poezinë më të mirë ishte përzgjedhur të shpallet në këtë takim Çmimi iu dha z. Nikolin Nilaj me poezinë e tij "KOSOVA"
Me fundjavën e krijuesve shqiptarë u krijuan premisa të reja dhe padyshim që meritë kryesore u ngelet organizuesve.
Shoqata Edith Durham dhe MEAF treguan se dijnë të organizojnë dhe dijnë të të manaxhojnë kapacitetet intelektuale.
Nëpërmjet këtyre aktiviteteve kanë krijuar individualitetin e tyre, misionarizimin dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Dy fjale për këto dy shoqata:
MEAF është ndërtuar mbi baza vullnetare, duke vënë në mbështetje praktike tek shqiptarët , në problemet e tyre të emigracionit , akomodimit ,çështje dhe këshilla ligjore.
Merret me edukimin, mësimin e gjuhës shqipe , anglishtes, organizime të festave kombëtare etj etj.
Promovon integrim dhe inkurajon komunitetin shqiptarë për tu mundësuar atyre,potencialet sociale përkrah shoqërisë britanike.
Dhjetë vjetët e fundit të MEAF-it kanë treguar rritje të këtyre përpjekjeve duke afruar vullnetarë dhe aktivistë të devotshëm në shërbim të komunitetit.

Shoqata "Edith Durham" ka dhënë edhe ajo kontributin e saj vullnetarë në promovimin e vlerave dhe qasjeve letraro-artistike. Është angazhuar në organizimin e takimeve letrare me poetë, shkrimtarë ,me shoqata dhe aktivistë të ndryshëm që veprojnë në Britani.
Janë mundësuar takime edhe me autor me famë mbarëshqiptare dhe botërorë si ajo me shkrimtarin e njohur shqiptar Fatos Kongolin,
Takimet letrare sidomos janë bërë në mënyrë periodike me Klubin e poetëve dhe dashamirës të letërsisë dhe artit në tërësi.
I ka dhënë prioritet dhe një rëndësi të veçantë ,botimit në mënyrë periodike të Antologjisë " Lërmëni pak atdhe" me autor shqiptarë , që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe.
Gjithashtu "Edith Durham " ka marrë përsipër që të zhvillojë edhe mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë.
Ambientet ku zhvillohet mësimi i shqipes, shtohet nga dita në ditë me fëmijë që dëshirojnë që të mësojnë gjuhën amtare.
Ky takim në këtë fundjavë të Krijuesve shqiptarë ishte më i madhi në llojin e vet .
Urojmë që takime të tilla të zhvillohen më shpesh.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •