Migjeni publik?
| Tuesday, 05.13.2008, 06:48 PM |  

Nga Elsa Demo

Shtyhet miratimi i amendamentit "Ceka" për të drejtën e autorit. Mustafaj: Ndryshimi, për interesa të vogla dhe personale të Cekës.

Migjeni femije me familjen
Amendamenti "Ceka", propozim i deputetit Neritan Ceka për disa ndryshime në ligjin "Për të drejtën e autorit dhe të drejta të tjera të lidhura me të", është hedhur për diskutim në seancën e djeshme plenare dhe si përfundim është shtyrë për t'u shqyrtuar në Komisionin e Ligjeve. Replikat e deputetit Besnik Mustafaj dhe pasiguria e ministrit të Kulturës Ylli Pango nuk patën jehonëmë të gjerë se kaq në parlament duke dëshmuar ndjeshmëri të ulët ndaj çështjeve të pronës intelektuale. Ceka përsëriti dje atë çka ka depozituar si propozim në Kuvend: amendimi i neneve që njohin të drejtën e autorit për periudhën 23-vjeçare, e drejtë që iu është mohuar autorëve në rastin e ribotimit të veprave. E drejta njihet deri 70 vjet pas vdekjes së autorit, por Ceka argumenton se në Shqipëri "nuk mund të funksionojë për shumë shkrimtarë që kanë vdekur para apo gjatë periudhës 1968-1991. Duhet që këto vite të mos hyjnë në llogaritjen e viteve. Për shembull Migjeni është ndarë nga jeta në vitin 1938, por që nga viti 1968 familja e tij nuk mori asnjë honorar për të drejtën e autorit. Këtë vit mbushen 70 vjet nga vdekja dhe sipas ligjit të vitit 2005, pas vitit 2008 nuk funksionon më e drejta për këtë autor. Historiani deputet ka përmendur jo vetëm ata autorë që s'kanë lënë fëmijë, po edhe ata që kanë lënë trashëgimtarë të tjerë. "Lasgush Poradeci i ka gjallë fëmijët, Mitrush Kuteli po ashtu. Bëhet fjalë jo për të marrë atë që nuk i ka dhënë komunizmi, po për të drejtën e kthimit të pronës. Është një gjë specifike për Shqipërinë, për absurditetin që ka ndodhur që nga viti 1968 kur nuk është paguar ribotimi i veprave deri më 1991. Është një ligj pa faturë i njohjes së pronësisë intelektuale. I ftoj të gjithë kolegët, komisionin përkatës që këtë ligj ta votojnë."

Ceka ka propozuar që të zbriten ato vite kur autorët nuk janë paguar. Kështu që e drejta e autorit për Migjenin vlen deri në vitin 2031. Për autorë të tjerë bëhet llogaritja sipas vitit kur ka vdekur autori. Për Lasgush Poradecin, e drejta e autorit duhet të paguhet deri në vitin 2050 dhe për Mitrush Kutelin deri në vitin 2053.

Deputeti Besnik Mustafaj ka kundërshtuar llogjikën e Cekës si një propozim i sjellë deri në Kuvend "për interesa të vogla dhe personale të zotit Ceka". Sipas tij "këta shkrimtarë nuk kanë trashëgimtarë të drejtpërdrejtë. Sivjet në gusht vepra e Migjenit bëhet vepër publike dhe dihet që Migjeni nuk ka lënë as vajzë dhe as grua. Pas dy vjetësh Fishta dhe Konica bëhen vepër publike dhe as këta nuk kanë lënë pasardhës. Ne po bëjmë një lojë me kohën për të shpërblyer trashëgimtarë shumë të largët që mund të ketë një autor. Kjo nuk është bërë në asnjë nga vendet e Lindjes. Nëse do të vazhdohet t'i merret e drejta e autorit Migjenit apo Konicës e Fishtës pas dy vjetësh, atëherë në mënyrë të pashmganshme kjo do të ndikojë në kufizimin e shpërndarjes së këtyre veprave."

I vetmi që ka diskutuar replikat Ceka-Mustafaj, ishte ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango i cili ka rënë dakord me të dy palët: me logjikën e Mustafajt që "nuk ka precedent një amendim i tillë i ligjit për të drejtën e autorit dhejemi ndoshta vendi i parë që e bën këtë"; dhe me logjikën e Cekës sipas të cilit "është e paprecedentë shkelja e të drejtave të autorit që ka ndodhur në diktaturë". Ministri Pango tha se shembujt e autorëve të përmendur ia mbushin mendjen dhe që aprovimi i këtij amendamenti "na nderon". Sipas Pangos aprovimi do të bëhej si përjashtim nga rregulli.

Është nga rastet e rralla në këto vite që edhe pse vakët diskutohet në parlamentin shqiptar rishikimi i pronësisë intelektuale i njehsuar si pronë publike në vitet e regjimit të Hoxhës. Hedhja e këtij hapi do të quhej e guximshme, sepse ky do të përbënte precent për të gjithë ata autorë që kanë krijuar gjatë asaj kohe dhe janë shpërblyer jo sipas të drejtës së autorit, por me rrogë. I vetmi komunitet që e ka ngritur si debat kthimin e pronës intelektuale autorëve, kanë qenë kineastët.


Shekulli

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •