KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
| Saturday, 05.17.2008, 09:51 AM |  

Akti më i Lartë e më Madhor Legjislativ – Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e nënshkruar   nga Komisioni Kushtetues, në Ceremoninë solemne në Prishtinë, më 7 prill të v. 2008, u aprovua në Parlamentin e Kosovës, me aklamacion – njëzëshëm nga 107 deputetët prezent, më 9 prill të v. 2008.

Për të funksionuar Kosova si shtet,
Kushtetutën e aprovoi në Parlament,

Njëzëshëm u deklaruan 107 deputetë,
U nderua, më 9 prill (2008) ky eveniment.

Më këtë datë në Parlamentin e Kosovës,
Ishin të pranishëm shumë përfaqësues të botës
E udhëhoqi me autoritet Kryeparlamentari
Jakup Krasniqi,   që foli i pari.

Kryeparlamentari tha në fjalinë e parë:
- Ju përshëndes të gjithëve, që keni ardhë!
- Përshëndetje e respekt përfaqësuesve ndërkombëtarë
- Përshëndetje për të gjithë këtu dhe popullin kosovarë.

Respekt i veçantë për z. Feit dhe Znj. Tina,
Me juve u nderua Kosova e veçmas Prishtina,
Të nderuar prijës fetarë, ju të besimit
Të nderuar juve, përfaqësues të arsimit.

Jemi mbledhur në evenimentin historik,
Me aprovua Aktin më të lartë Juridik,
Që kurorëzon shtetin e Kosovës,
Që e integron në shtete të Evropës.

Ky Akt Juridik i shtetit të Kosovës,
Është përpiluar edhe nga ekspert të botës,
Shembull eklatant për shtete të Evropës
Po ju prezantohet në pesë gjuhë të botës.

Pas këtyre fjalëve të Kryeparlamentarit,
I erdhi radha Presidentit – Kryetarit,
I përshëndeti të pranishmit në mënyrën diplomatike
”- Për popujt e Kosovës, ditë më rëndësi historike.”

Vazhdoi me fjalimin Presidenti i Kosovës,
foli si kryeplak, që i takon Balli i Odës:
”- Duhet të kemi qasje fundamentale,
-  Harmonia shumë etnike ka vlera kolosale!”

Kryeministri Thaçi, foli me plot urtinë:
”- Më 17 shkurt (2008) e shpallem Pavarësinë,
-   Na njohën shtetet me demokratike të botës,
-   Tash Kosova po i bashkohet Evropës!”

Sot po aprovojmë Kushtetutën historike,
Kosova u formua Shoqëri Shumë Etnike,
Jemi tash shtet demokratik i botës,
Kjo Kushtetutë është Vula e Kosovës.

Hajredin Kuqi, si Kryetar i Komisionit
Foli në stilin që i përket profesionit:
”- Kushtetutën që ua prezantuam,
  rrugëtimin tonë të gjatë, shihet se e çmuam.”

Për Kosovën shtet parlamentar e demokratik,
Ua sollëm Kushtetutën – Aktin më të Lartë Juridik
Që garanton liritë, të drejtat e qytetarëve
Është Ligji më i Lartë i të gjithë ”KOSOVARËVE”

Pas këtyre fjalimeve në këtë eveniment,
Me aklamacion votuan 107 deputetë,
Njëzëshëm aprovuan këtë Dokument
E kurorëzuan me Kushtetutë – Kosovën Shtet.

Ne si komb e popull shqiptarë,
Tash zyrtarisht shtetas ”Kosovarë”
Duke ruajtur kulturën e traditën kombëtare
Po u bashkohemi shteteve të Evropës përparimtare.

Suedi, 10 prill 2008



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •