GJUHËN SHQIPE MOS E HARRONI
| Saturday, 05.17.2008, 09:55 AM |  

Ju shqiptarë në Diasporë,
rrini me lapsa e libra n’dorë,
shkruani, shkruani e lexoni
gjuhën shqipe mos e harroni!

Ju që jeni pak më të vjetër
Merrni vetë  e shkruani në letër:
dhe tregoni   brezit tjetër
”gjuhën shqipe ta shprehni n’vepër!”

Mbajuni të rinjve ligjërata
Ta mësojnë shqipen këto gjenerata!
Dhe tregojuni  të gjithë shqiptarëve”
Të mos harrojnë gjuhën e t’parëve!”

T’i mbajnë n’mend fjalët e plakut
I tregonte ulur n’ballë t’oxhakut:
” Koha është e brezit të rinj
që i kanë çelë nga dy palë sy!”

”Dy parë sy ua dhuroi shkolla
zemër butë e mendtë e holla!”
Mësoni ju, sa jeni   të rinj
Së kur të plakeni s’ju bën dobi!”

Kjo është këshillë për mësim
Sidomos për ata në mërgim:
- këtu shumë shpejt vitet kalojnë
- gjuhën e nënës mos ta harrojnë!”

Prandaj merreni  si   a m a n e t
Ju shqiptarë që jeni në Kurbet:
” Mos e harroni gjuhën amtare,
se ju namin nënat shqiptare!”

”Mos lakmoni gjuhën huaj
ajo kurrë s’bëhet e juaj
- mësoni shqipen si gjuhë të parë
- mos të harrojmë se jemi shqiptarë!”

Jeta në mërgim shumë imponon,
Nganjëherë   për   keq na mëson,
- Mos e   lakoni rrugën e mësimit,
- Të edukatës edhe arsimimit!”

Mësoheni të flisni ju mirë shqip,
Bukës – bukë e krypës – krypë!
- E mos vraponi shumë pas pasurisë,
- Por pas mësimit dhe diturisë!”

Merruni  me të drejtën e të vërtetën
Dhe kurrë mos e mundoni veten,
Sepse koha e bën të veten
Lehtësojani vetes jetën!”

Mos e leni mbrapa mësimin
Mos lakmoni aq shumë fitimin.
Fitimi i tepërt  ta shkatërron jetën
Me dije e mësim din me ruajt veten!”

Në dije e arsim bëhuni lakmues
Mos punoni gjithmonë si pastrues,
Arsimoni vetën dhe këtë gjeneratë
Me punua në zyre e n’administratë!”

Mësimi ua pasuron gjendjen psikike,
Dhe ju largon prej punëve t’rënda fizike.
Më mësim i bëni kushtet më të mira
Dhe largoheni prej kushteve të vështira!”

Dhe ju lus more vëllezër shqiptarë!
Mos u bëni ju ziliqarë,
Njërin tjetrin – mos e urreni
Mësohuni që t’mira t’ju bëni!"
Dëgjoni këshillat e prindërve t’uaj,
Mos futni n’jetë adetin e huaj,
Praktikoni adetet atdhetare
Mos u plasni zëmrën nënave shqiptare!"

Nuk është mirë nënat t’ju mallkojnë,
Se ato gjithherë mirë ju mësojnë,
GJUHEN SHQIPE MOS E HARRONI,
KOMBIN E JUAJ E RRESPEKTONI!”

Hässleholm – Suedi, 11 prill 2005  



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •