Ismet Hasani
| Saturday, 05.17.2008, 09:56 AM |  

Shukrije Bunjaku - Mani: Sukseset e njëpasnjëshme të një shtektari

Ju paraqesim krijuesit tanë

SUKSESET E NJËPASNJËSHME TË NJË SHTEKTARI

Nga Shukrije Bunjaku- Mani

Ismet (Mustafë) Hasani (Tropojë-Junik-Gjakovë-Suedi!!!!) u lind më 20 mars 1945 në fshatin Pacaj të Gjakovës. Katër klasat e fillores i kreu në Sheremet kurse Tetëvjeçaren në Junik. Pasi e kreu shkollën e mesme në Gjakovë punoi mësues në shkollën e fshatit Sheremet. Më pas vijoi dhe kreu studimet në fakultetin Juridiko-ekonomik. Vijoi Studimet Pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit, për të fituar titullin - Magjistër i Shkencave ekonomike. Punoi profesor i lëndëve ekonomike në Shkollën e Mesme ekonomike pranë Gjimnazit të Mitrovicës dhe në Shkollën për punëtorë të Kualifikuar në Zveçan. Punoi Ndihmës Drejtor në Shtypshkronjën e Mitrovicës dhe në punë me përgjegjësi dhe autorizime të veçanta pranë Shërbimit të Kontabilitetit Shoqëror në Mitrovicë. Afër 20 vite punoi në vende udhëheqëse dhe me autorizime të veçanta pranë Kombinatit Xehetaro – Metalurgjiko- Kimik 'Trepça' në Mitrovicë. Si profesionalist për ekonomi dhe financa, Gjykatat e angazhonin në cilësinë e ekspertit gjyqësor, të cilën detyrë e kreu me përkushtim të madh nën Betimin e dhënë prej vitit 1972 - 2004. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1990-të, regjistroi si veprimtari të pavarur profesionale - Ekspertizat Gjyqësore, kështu që në Kosovë ishte i pari dhe i vetmi ekspert i Përhershëm Gjyqësor - me veprimtari të regjistruar, ku përveç lëmit të ekonomisë dhe financave, në kuadër të 'Ekspert Byro-së' angazhonte edhe ekspertë të lëmi tjera si makineri, elektro, ndërtimtari, bujqësi, mbrojtja në punë, mjekësia ligjore e shumë lëmi tjera dhe ekspertizat e 'Ekspert Byro-së' ishin profesionale dhe me gjendje të vërtetuar në bazë të dokumentacionit autentik. Si Udhëheqës i 'Ekspert Byro-së' arriti të depërtojë me ekspertizat e tija edhe jashtë suazave të Kosovës. Vetë personalisht ka krye mbi 50 mijë ekspertiza gjyqësore.
Gruaja e tij quhet Mejreme ( Sinan) Osmani, nga Zhabari i Poshtëm,  Mitrovicë, ka kryer Normalen 1969/70 dhe shkollën ekonomike, ka punua  mësuese në Qabër dhe Zupçe afër 20 vite... janë martuar në vitin 1968 , kanë 3 djem dhe një vajzë; me dy djemtë e mëdhenj janë bashkë në Suedi e djalin vogël dhe vajzën i kanë në Kosovë, djali-Arlindi në Mitrovicë, i martuar ka dy fëmijë, ndërsa vajza Egzona jeton në Prishtinë është farmaciste dhe ka punua shumë vite në barnatore. Tash e kanë marrë në banesën e vet edhe birin e tyre Argjendin me nusen dhe jetojnë të lumtur.
Lufta e vitit 1999 i gjeti në Pjesën Veriore të Mitrovicës, ku familjarisht  jetuan qysh nga viti 1968. Si shumë shqiptarë të tjerë, Luftën e mbijetuan pas shumë vuajtjesh e keqtrajtimesh. Pas Luftës, në shkurt të vitit 2000, me dhunë i larguan nga banesa e vet me krejt familjen. Disa vite bredhi shtëpi me shtëpi dhe rrugëve nëpër Pjesën Jugore të Mitrovicës. Duke mos mund përballuar një jetë të endacakut derë me derë, u detyrua, me pa dëshirën e tij, të largohet nga Mitrovica ku jetoi mbi 36 vite, kështuqë në vitin 2004 migroi në Suedi. Pas këndelljes nga shëndeti dhe me referimin e shumë shokëve dhe miqve, filloi të merret me shkrime. Asnjëherë më parë nuk është marrë me shkrime. Tash ka të shkruara shumë urtësi, aforizma, fabula, rrotulla, mesele, mendime që bëjnë dritë tërë jetën, mendime nga zemra, poezi e vjersha. Duke iu falënderuar zotëri Ali Rexhepit në qytetin Hässleholm – Suedi, zëri dhe fjala e tij për herë të parë është dëgjuar në 'Radio-Dardania' në Suedi, dhe më vonë edhe në Radio-Kosovë. Tash e 3 vite më parë jeton dhe vepron në Suedi, mëson gjuhën suedishte dhe atë anglishte dhe thotë se '…shkrimet e krijuesve shqiptarë duhet të përkthehen e të botohen edhe në gjuhë të tjera, sepse 'një njeri sa gjuhë njeh aq njerëz vlen!'.

Pasi mori Lejeqëndrimin, iu përkushtua mësimit të gjuhës suedishte dhe anglishte. Me suksese të larta kreu shkollën suedishte për të huaj. Dhe menjëherë e pranuan mësues.

Shkrimet e tija për herë të parë u botuan dhe u publikuan në faqet e 'Studio-Radio-Junikut' në Zvicër, e për këtë ky thotë: 'Studio Radio-Juniku' më zbuloi talentin, më zbardhi fytyrën, prandaj 'E pastë Faqen e Bardhë.!' Përveç këtyre ka botuar shkrime në vebfaqen: www.albanur.net -Londër, në www.radioprojekt.dk.- Danimarkë, në www.skenderaj-live Skenderaj - Kosovë, 'www. Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Suedi – www.albanksaförbund.se, studio Radio 'Zëri i Arbërit' – Norvegji, www.shemsi.tk dhe www.shemsirukovci.tk – Norvegji, e shumë vebfaqe faqe tjera.

Përveç kësaj, për një kohë të shkurtër vuri kontakte me shumë intelektualë shqiptarë dhe albanologë nga shtetet skandinave, si me albanologun e njohur suedez Ullmar Qvick etj., me të cilët mban kontakte të përhershme e për të cilët thotë: '… patën urtësi të më ndihmojnë e afrojnë, prej tyre mësova shumë.'

Për jetën thotë: 'Jeta e njeriut i përngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë shënohet, e në fund ai shënim lexohet!' Mendja e njeriut i përngjanë parashutës, e cila për derisa rri e mbyllur, nuk shërben për asgjë, e kur të hapet ta shpëton jetën!' 'Jeta e njeriut pa shtet është e vetmuar, e mjerë, e ndyrë, brutale dhe e shkurtër!' 'Në jetën e njeriut nuk ekziston as fillimi as fundi, ekziston vetëm qarku i lëvizjes!'


F S H E H T Ë S I A   E     M E N D I M E V E


                  Pjesa e parë

"- Jeta e njeriut i përngjanë anijes kozmike, ku prej pikënisjes çdo gjë
shënohet, e më vonë ai shënim lexohet."
"- Mendja e njeriut i përngjanë parashutës, e cila derisa rri
e mbyllur nuk shërben për asgjë, e kur ajo hapet ta shpëton jetën."

                    H   Y   R   J   E
Duke lexuar mendime të shumë shkrimtarëve, poetëve, filozofëve, shkencëtarëve, këngëtarëve, shpikësve të mëdhenj që posedojnë njohuri dhe kuptueshmëri të thellë, i pasurova edhe mendimet e mia, në atë mënyrë që fillova edhe unë të ndërtoj mendime e pastaj edhe pyetje, dhe atë pyetje të mira e më pastaj të kërkoj përgjigjen përmes mendimeve, dhe atë mendimeve të mira.
Para se të japi mendime, i parashtrova disa prej pyetjeve në të cilat duhet dhënë përgjigjen me mendime të mira:

-Pse dikush është i pafat e dikush i lumtur?
-Pse dikush është gazmor e i pasur, ndërkaq dikush i mjerë dhe i varfër?
-Pse dikush është frikacak dhe i pasigurt e dikush përplot besim?
-Pse dikush ka shtëpi të bukur dhe luksoze e dikush, në prag të skamjes, jeton në periferi të mjeruar?
-Pse dikush arrin suksese e dikush vazhdimisht has në mossuksese?
-Pse dikush është orator i shkëlqyer dhe i dëshiruar e dikush tejet mesatarisht pritet nga njerëzit që u drejtohet?
-Pse dikush trajtohet si gjenial në punën që kryen e dikush, ndonëse me përpjekje mbinjerëzore, nuk mund të arrijë kurrfarë rezultatesh?
-Pse dikujt i shkon përdore të shërohet nga e ashtuquajtura sëmundje e pashëruar e dikujt jo?
-Pse gjithaq njerëz të mirë dhe besimtarë i dërmojnë vuajtjet e tmerrshme trupore dhe shpirtërore?
-Pse gjithaq njerëz amoralë, të lëçitur  nga Zoti, arrijnë suksese në qëllimet e veta dhe kënaqen me shëndet të përsosur?
-Pse ndonjë grua jeton në bashkëshortësi fatlume, ndërsa motra e saj vuan në pafatësi?
-Pse jeton njeriu dhe përse është krijuar njeriu?
-A përfundon jeta e njeriut me vdekjen e tij?
-Shpirti a ekziston apo nuk ekziston? P s e …P s e… P s e…???
Athua gjenden përgjigjet e këtyre pyetjeve?
A thua gjenden mendime të mira…?
PO! Përgjigjet gjenden diku thellë në vetëdijen dhe ndërdijen e njeriut,  pra, të secilit prej nesh!
Dhe mbajeni gjithmonë në mend:
"Asgjë nuk është e pamundur!"
" Pamundësinë absolute e shkakton mosdija jonë relative!" dhe duhet ta dimë se:
" Pasuria më e madhe që e kemi është mendja jonë!"
Pra, duhet të kemi guxim e t’i përdorim ligjshmëritë e mendjes dhe:
Në vend të errësirës, të kemi dritë;
Në vend të skamjes, të kemi pasuri;
Në vend të dhembjes, të kemi qetësi;
Në vend të mërzisë, të kemi gëzim;
Në vend të mospajtimit, të kemi harmoni;
Në vend të frikës, të kemi b e s i m;
Në vend të besimeve të kota dhe mosdijes, të kemi mençuri e urtësi;
Kur t’i kemi këto duhet të mundohemi të kemi në zemër gjithë çka është e vërtetë, gjithë çka është e ndershme, gjithë çka është e drejtë, gjithë çka është e pastër, gjithë çka është e shenjtë, gjithë çka është e denjë për dashuri, për lavd e  virtyt.
Ligji i jetës është ligj i besimit. Besimi është mendim i lindur në mendje.
Mos besoni në gjëra që ju shkaktojnë dëm e dhembje; besoni ne ato që ju sjellin të mira e qetësi.
Ndërdija i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve; është ndërtues  i trupit tuaj dhe është në gjendje të ju shërojë.
Ditë e natë thellohuni në mendime për shëndet të përsosur. Çdo mendim është shkak, ndërsa çdo veti është pasojë e saj.
Secili duhet t’i ngjason  kapitenit që drejton anijen. Vetëm urdhrat  e kapitenit e çojnë anijen në liman. Prandaj edhe né duhet të japim urdhra  ndërdijes  tonë, e cila drejton përvojat tona.
Po që se i ndryshoni mendimet e juaja, do të ndryshoni edhe fatin tuaj.
Po menduat mirë, e mira do t’ju pasojë, po menduat keq, e keqja, gjithashtu, do t’ju pasojë. Atëherë, pra, mendoni mirë!
Po menduat mirë, e mira do të ju pasojë!
Po menduat keq, e keqja do t’ju gjejë!

(këtu përfundoi pjesa e parë)

Mr. Ismet M. Hasani



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •