''Itaka e Fjalës'' Antologji letrare, një libër i veçantë në radhën e botimeve dhe bashkpunimeve të Poetëve Shqiptar në emigracion
| Thursday, 06.19.2008, 09:48 PM |  

''Itaka e Fjalës'' Antologji letrare, një libër i veçantë në radhën e botimeve dhe bashkpunimeve të Poetëve Shqiptar në emigracion.

Kishte kaluar një kohë e gjatë që nga dita kur kishim komunikuar me miqtë poetë në emigracion për botimin e një Antologjie të re poetike.
Ndërsa një ditë, papritmas më vjen për vizitë në Studio, miku im, poeti Rrustem Geci, si gjithnjë me libra të rinjë në duar.

Pasi u përshëndetëm, filluam bisedën tonë miqësore, ku gjithnjë në qendër është poezia, fjala e bukur me gjithë bukuritë e sajë artistike, me gjithë fuqinë e vet qëndrim-mbajtëse ndaj çdo të ligë që bren shoqërine njerzore e brenda sajë edhe shoqërinë shqiptare. Pas pak miku im fillojë të shpalosë një libër të ri, libër për të cilin kisha muaj që kisha dëgjuar, por akoma smë kishte rënë në dorë.

Me buzëqeshjen që i shkëlqente në fytyrë, miku im mu drejtua me fjalët:
-Eh` mik i dashur, e shikon këtë libër, Nase Jani me shokët e tjerë, atje në emigracion në Athinë, i dha udhë` duke bashkuar këtu 127 poetë shqiptarë nga gjithë vëndet e botës, kudo në emigracion. Këtu jemi të gjithë bashkë, shtojë ai, pasi poetët nuk i ndan asgjë! E gjeta në libraritë e Prishtinës këtë libër´ o mik, ndaj e mora dhe një për ty.

Dhe ashtu ai shtriu dorën me një gëzim të dukshëm, duke më dhuruar librin „Itaka e Fjalës“, Antologji letrare, një libër voluminoz me 567 faqe.

Sapo e mora librin në dorë, me një frymë lexova parathënien e shkruar nga Gazetari i njohur Robert Goro.

Më mjaftojë ajo parathënie mjaft preçize e zotit Goro’ për të kuptuar qartë’ jo vetëm domethënien kuptimplotë të titullit të librit; “Itaka e Fjalës”, por edhe vlerat që janë zgjedhur për tu botuar në këtë libër.
E fjalët e Robertit në parathënie janë aq prekse, saqë çdo njeri do të ndihej i përmalluar për atë “Itakë” të shpirtit, për ato brigje të atdheut, tek të cilat ëndrrojmë të rikthehemi të gjithë ne´ që jemi larguar në kohën e shpresave të vrara…!

Ndërsa Roberti në parathënien e këtij libri thekson:
“ Të gjithë emigrantët, pavarësisht racës, kombësisë e vendndodhjes, kanë një Itakë të përbashkët: Atdheun. Dikush kthehet dikur, dikush tjetër, ose shumëkush tjetër, mbetet Odise i përjtshëm.”
Ndërsa më poshtë vazhdon: „Më fatlumët (aq sa mund të konsiderohet fat), janë krijuesit e letërsisë. Pse ata kanë dhe një Itakë tjetër: Fjalën, së cilës i falën në çdo moment të ditës e të natës dhe nëpërmjet së cilës mund të mbrrijnë, qoftë dhe virtualisht, tek Itaka e tyre e madhe, pra tek Atdheu.“

***
E këto fjalë të Gazetarit shëmbullor, i cili arrin të depërtojë thellë në botën dhe shpirtin e poetëve, nuk kanë nevojë për koment, pasi flasin aq shumë dhe shkëlqejnë aq fort nëpër gjithë hapsirat që ndajnë emigrantët nga njëri tjetri, veçanarisht poetët shqiptar në emigracion.

Ndërsa bisedonim me mikun tim rreth librit të ri, si dhe për krijimtarinë tonë më të fundit, për poezitë e reja, apo për librin voluminoz të porsa pregatitur për botim nga Rrustemi, gjithnjë mendimet tona bashkoheshin në një pikë: Në atë të mos ndalimit së shkruari poezi, edhe pse ne jemi në kushte të vështira emigrimi, edhe pse ne jemi larg atdheut, edhe pse kemi aq shumë vështirësi për të botuar, pasi investitorët e artit, kulturës dhe letërsisë, mungojnë…!

Mirpo falë organizatorve, poetëve dhe gazetarëve mjaft të mirë, të cilët ndërmarin nisma të tilla për botime vlerash letrare’ si në këtë libër, ne nuk do ta lëmë njëri tjetrin të harruar, siç ndodh rëndomtë me artin, ku fatkeqesisht vlerat e poetëve, artistëve të çdo fushe, fillojnë të njihen vetëm pas vdekjes së autorit!

Njëkohësisht ne nuk duhet të besojmë që botuesit në atdhe i lënë mënjëanë poetët apo krijuesit e tjerë të artit dhe kulturës shqiptare, të çdo fushe` në emigracion. Kësajë here është Shtëpia botuese „TOENA“ ajo e cila i ka dhënë dritë këtij libri, ku fatmirësisht shkëlqejnë së bashku 127 poetë në një libër, pra një botim krejt i veçantë për nga përmasat, shtrirja gjeografike dhe vlerat e zgjedhura.

 
Është dashuria për atdhuen, ajo që e mban gjallë gjuhën shqipe në emigracion, ajo që i frymëzon të gjithë krijuesit, por sidomos poetët, që të shkruajnë gjithnjë poezi.
Ajo dashuri’ mbi çdo dashuri tjetër, ka bërë që shekull mbas shekulli shqiptarët në emigracion të mos e harrojnë atdheun, të punojnë për të’ dhe të rikthehen një ditë duke sjellur vlera të reja, për ti dhënë zhvillime të reja dhe sa më njerzore shoqërisë shqiptare!

Shëmbuj të tillë i ka fiksuar historia jonë kombëtare, që me legjendën e famshmë përmbi çdo legjendë të botës, legjendën reale të më të madhit shqiptar të të gjitha kohrave’ Gjergj Kastriotit.

E në vazhdën e veprave atdhetare të atij heroi legjendar’ i cili u rrit dhe u formua në emigracion, me kujtimin dhe dashurine për atdhuen, kanë vepruar dhe dhënë kontribute atdhetare, kohë mbas kohë, edhe mijra shqiptarë të tjerë, si Rilindasit tanë të mirë e gjer tek emigrantët e sotëm, kudo në botë.

Le të jetë ky libër një shëmbull i zhvillimit dhe shkëlqimit të vlerave shqiptare, si një frut i rritur me kujdes në pemën e kulturës dhe historisë tonë, realizuar aq bukur’ me inisiativën e drejtpërdrejtë të zotrisë së nderuar’ poetit Nase Jani, bashke me miqtë e tjerë poet dhe gazetarë pranë tij’ dhe kudo në botë!

Llemadeo
Germany



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •