Burri i verbër me qen
| Sunday, 06.22.2008, 09:09 AM |  

Kete mbasdite-
Filluan të bien shirat e vjeshtës
Dhe muret e lagur të rrugëve
Po mbështillen me vetmi ngjyrë muzgu
Taracat e kafeneve u ngrysën bosh
Sa shpejt.

Më kot bërtasin ende shitësit e luleve në Oudegracht
20 trëndafila, 5 euro,
Blerësit mungojnë.
Bicikletat nxitojnë, garojnë me erën, me shiun, me kohën.

Në qytet-
Ka mbetur një qosh i ëmbël
Me një shkëlqim të paqtë të bardhë
I pandryshueshëm qëndron aty burri i verbër me qen
Që bën sikur dirigjon me duar
Një orkestër që vetëm ai e sheh
I buzëqeshur.

Në këtë qytet
Era fryn e ftohtë.
Nuk resht.
Shiu fillon prapë.
Bie mbi rrugë dhe kokat e njerëzve
Gjithë monotoni.

C’dialog të cuditshëm ndërton vallë me botën
Burri i verbër me qen?
C’muzikë ka në mendje?
Si s’lodhet? S’mërzitet vallë?

C’damar i kërcen kur vizaton trajektore të padukshme në ajër
Si mbështjellë ku shiu nuk depërton dot?
Mos vallë të dashuruarit kërcejnë tango brenda tij?

Ndoshta aty qajnë njëqind violina
Në shpirt i shkrihen dhjetëra tromba
Ndoshta aty ka daulle që bien pafund
Zëra që pafund këndojnë.

Sepse aty,
Vec heshtje s’mund të ketë…

2006



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •