Pezull
| Sunday, 06.22.2008, 09:10 AM |  

Letra që mblidhen,
Një nga një,
Mbi tryezën time,
Letra të padërguara,
Heshtin,
Në pritje.

Letra që më mbajnë mua
Përbrenda
Dhe psherëtimat e dikurshme
Që më nuk kanë kuptim,
Mesnatat…

Letra,
Për ata që pranë nuk ishin,
Atëherë.

Letra,
Ku u mbështeta
E dobët,
Duke hedhur
Përhumbshëm,
Rrjetën e dashurisë
Nëpër fletë të bardha.

Letra të frikshme,
Ku qenia ka frikë nga vetvetja
Derdhur aty pa kursim.

Letra të gjalla,
Që marrin frymë vetveten,
Duke zëvendësuar
Mungesat e papërballueshme:
Njerëzit.

Letra…
Që mblidhen një nga një,
Letra të pamarra, palexuara-
Zëra të padëgjuar
Heshtin,
Në pritje.

2005



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •