Një fletë
| Sunday, 06.22.2008, 09:11 AM |  

Palosmë si një faqe a fletë,
Në librin ku do të kthehesh përsëri,
Edhe pse vec në mendjen tënde ndoshta,
Edhe pse i tejlagur në shi.

Pimë si cigaren e fundit,
Para se gjumi të puthë sytë e tu,
Edhe pse vetëm me pishmane ndoshta,
Edhe pse ndoshta vec netëve blu.

Tërhiqmë me vete akoma kur shkon,
Si bagazhin e rëndë para nisjes,
Drejt një qyteti a shteti a bote,
Edhe pse me mua s’do të deshe të ikje.

Fishkëllemë si një melodi verore,
Që kokëfortë të ftohtit i qëndron,
Edhe pse dimri mund të jetë duke ardhur
Dhe shkelur të vjetrat këngë tek kalon.

Bjermë ndonjëherë si notës lëkundëse,
Mendimit pa skaj, pa fund e fillim,
Edhe pse kjo humbellë mund të ishte shumë për ty,
Gjithmonë toka fikse është i yti qëndrim.

Shpërhapmë si psherëtimë të pakapshme,
Mes ajrit të fatkeqësive të botës,
Edhe pse mund të ngjitej lart në qiell,
Duke të lënë prapë trishtimin buzë gotës.

Shkruamë si një histori a përrallë,
Që s’munde dot ta harroje kurrë,
Edhe pse do të bëje vec shkarravina mbi fletë
Dhe me pas do ta lije të binte mbi drurë.

Më në fund, po heq dorë: palosmë si fletë,
Në librin e jetës së një njeriu që ish…
E që dikur nëpër tym e humbi atë,
Ndoshta për të mos u kthyer më te fleta sërish.

2002



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •