Njerez te pakenaqun - Terrode
| Friday, 03.02.2007, 12:48 PM |  

Jam ne ode. Asht terr. Ba me pa holle eshte nje terrode. Ne rruge ka shume njerez. Shpesh shumica prej tyne jane njerez te pakenaqun. E nuk ka gja me te zorshme se me ec perbrish kesisoj njerzish. Te marrin me vedi dhe mbas katerdhjete metrash e sheh se dhe ti je kthye kadale ne njeri te pakenaqun. Asht shume zor me kuptue si pakenaqesia te njitet fillimisht kundra e mandej hyp si dreqi dhe ndalet parasysh, tuj mos te lane kesisoj me pa kurrgja ashtu si asht a si do kishe dashte me kene. Fillimisht bahet fjale thjeshte per pakenaqsi por ma vone pakepak, pakenaqsia kthehet ne inat, inati kadale ne cmire e cmira mberrin ne urrejtje. Dhe une e urrej gjithe kete, urrej masparit urrejtjen teme. Ulem e mendoj se si me e luftue urrejtjen nderkohe qe pakenaqsia, inati dhe cmira grryejne forcat e mija dhe mendimi asht shume i vorfen per me ia dal mbi. Por me ka ndodh shpesh qe tuj ju vjedh mendimit kam arrit te gjej zgjidhjen e shkelqyeshme.

Tuj mos pase rruge tjeter, rri mbyllun dhe nuk mendoj asgje. Derikur perpara meje cfaqet dhe njehere mrekullueshem terroda. E marr dhe e var ne qafe. Dal ne rruge i maskuem si fotograf. Njerzit e pakenaqun kane alergji prej fotografeve. Ndoshta ka te baje me faktin se askush prej te pakenaqunve nuk don me u fiksue ne terrode. Te pakenaqunit e dine ma mire se kushdo se pakenaqsia eshte e pakandshme. Keshtu nje here per nje here kam arrit me ja dal matane e me shpetue prej kercenimit serioz te pakenaqesise qe ka kacafyte qytetin.
E pame me synin e fotografit, turma e madhe dhe paorganizume e njerzve te pakenaqun duket e hatashme. Me qan syni me e fute dhe nje here brenda tyne e me u ndie plot me energji, plot me mllef pa te cilin me thane te drejten gjanat s`kishin me u ndryshue kurre.
Pothuej te gjitha ndryshimet qe kane ardh ne kete bote u detyrohen njerezve te pakenaqun per ket nuk kam pike treshimi, por sekush ka te drejte mos me marre pjese ne falangen e egersume te njerzve te pakenaqun edhe pse nuk duhet me cudite kurrkush ba me marre vesht se pothuej te tane njerzit ne qytet jane njerez te pakenaqun, vetem te dashunuemit munden me u lane jashte, sigurisht edhe na fotografet. Don Zoti nuk organizohen ndoj dite, te tane keta njerez te pakenaqun se ka me u ba nami. Dhe nuk ka revolucion qe i pergjet levizjes se njerzve te pakenaqun, ata munden me shkaterrue pothuej cdo gja qe asht krijue deri me sot. Ka ndodh qe nje pjese e njerzve te pakenaqun jane organizue dhe damet seriozisht kane kene te medhaja. Keshtu menyra e vetme qe kjo te mos ndodh kishte me ken me fillue me i kenaq keto njerez sadopak. Kajhere me shkon ne mend me e lane terroden dhe me iu vu ne krye kesaj turme te shperndame pak prej diellit e pak prej harreses se perbindshme qe ndodh ne mendjet e njerzve te pakenaqun. Dhe nje gezim i marre me njitet ne fytyre dhe jam gati me ja fale ndoj shokut tim terroden e me u hedh siper ne turme e me dale ne krye jo se jam ma i pakenaquni nden ta, porse jam i kanaqun deri ne pakenaqsi. E pra fjalimi i pare qe duhet me u mbajte njerzve te pakenaqun asht fjalimi qe ban fjale per kenaqesine, per hiret e saj, per delikatesen dhe elegancen e rehatise dhe te ekulibrit te brishte qe kenaqesia krijon ne trupin e dashunuemit per shembull, per rrenen e madhe qe kenaqesia arrin me na fute aty ku na vete vec guxojme me nxjerre ndoj gja, se si kenaqesia asht rezultat i dijes se matun dhe ndjesise se koha asht e vetmja gja qe nuk pushtohet. Ndigjoj duergersitjet e para, mandej turma shperthen pa kuptue asgja ne thirrje te frikshme. I ftoj me heshte. Heshtin. I diftoj se larg, po shume larg ndihet nje muzike e gjalle e hareshme qe i fton me kenaqe pakepak. I shoh kah nuk duergersasin ma vec si femije te lumtun buzeqeshin tuj ndigjue sekush muziken qe don.

Por jo! Nuk do shkoj ne krye e as nuk do te mbaj asnje fjalim, asnje fjale. Po sikur me ndodh qe ata mos e ndigjue muzika qe une iu luta ta ndigjojne? Atehere cka ndodh? Po sikur une te mos i flas hic per ate muzike, por kushedi percka? Po sikur muzika mos me kene kurrkund? Ma mire mos me i fal shokut terroden e me vazhdue pune e fotografit ose ndonjehere me ra ne dashni jo aq sa me hupe mendjen prej terrodes. Nuk e din kurre se cka mundet me ba nje turme njerzish te pakenaqun nesa ti i kujton nje muzike diku larg, nuk dihet cka mundesh ti me i thane nje turme me keso njerzish, e as kurreprape nuk dihet nese muzika ka me kene atje ku duhet! Tash per tash derisa nuk i din te tana keto, terroda ku keta fjalime te thanuna a te ndime nuk i bajne dam kurrkujt, asht e perkryme, ne terrode gjithmone mundesh me retushue, me i ripunue, me persose, me i paraqite gjanat ne ate menyre qe njerzit e pakenaqun me u kenaq pakefije.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •