TRABOINI©Connect: 20 mijë vizitorë
| Sunday, 06.29.2008, 07:01 PM |  

 



Traboini - Blog Portal Info:

20 mijë vizitorë në janar-qershor 2008


20 mijë lexues në bloget e Portalit Traboini © Connect gjatë gjysmës së parë të vitit 2008. Shifër kjo që tregon se Blog Portali është në funksion dhe e motivon krijimin si një dritare për tu njohur me artin poetik dhe krijuesit bashkohorë që i kanë mundësitë e pakta për tu ndërlidhur me lexuesit nga trojet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe nga Diaspora Shqiptare në Botë.
Duke falenderuar lexuesit tan
ë shprehim dëshirën që edhe në të ardhmen të na vizitojnë. Shpallim si dy nga lexuesit me të rregullt qytetarët nga Peqini e Cërriku i Shqipërisë, që konstatojmë se na ndjekin në mënyrë të përditëshme. Po ashtu për lexuesit, si shtete, shqiptarët e Amerikës shënojnë numurin rekord e janë lexuesit më të rregullt. Le ti konsiderojmë këto dy qytete në preferencen e mirënjohjen tonë ashtu si i shprehim mirënjohje lexuesve shqiptaro-amerikanë.
Ne do t
ë perpiqemi t'a pasurojme Blog Portalin me bloge të reja të krijuesve më të spikatur të poezisë shqipe bashkohore, të cilët kanë shumë vlera por fare pak afirmohen dhe akoma më pak stimulohen nga organet e specializuara të dy shteteve tona shqiptare Shqipëri e Kosovë, të cilët, mesa duket, artin e konsiderojnë o lluks që nuk e përballojnë , ose një rudimet i civilizimit që i ka ardhur koha të vdesë. Gjithësesi, ne krijuesit, duhet të bëjmë çfarë të mundim të bëjmë për të mbijetuar, për të shpëtuar këtë mrekulli që quhet poezi, sepse një shoqëri që urren artin poetik, që i lë të vdesin në mjerim poetet, shfaq shënjat e para të barbarizmit primitiv. E ne ashtu as kemi qënë e as jemi, përkundrazi arti i fjalës dhe i këngës në historinë e popullit tonë plot mundime tragjike, ka qënë balsami më i mirë që i ka shëruar plagët e shpirtrave njerëzor. Shoqëria ende ka plagë, ndaj poetët, mjekët e shpirtrave, kanë ende shumë punë për të bërë, sot dhe në të ardhmen..

BLOG EDITOR
Kolec Traboini
Boston-Tiranë

Gjata gjashtëmujorit të parë 2008 në disa nga bloget BLOG-PORTAL Traboini© Connect, kemi këtë pasqyrë vizitorësh në regjistrin elektronik:

1- revista PELEGRIN: http://www.pelegrin1.blogspot.com - 3 760 vizitorë
2- traboini-esè: http://www.traboini-ese.blogspot.com - 2 800 vizitorë
3- traboini-poezi: http://www.traboini-poezi.blogspot.com - 2 130 vizitorë
4- parnasi poetik: http://www.parnasi.blogspot.com - 2 016 vizitorë
5- iliriana sulkuqi: http://www.ilirianasulkuqi.blogspot.com - 1 970 vizitorë
6 - blog portal: http://www.traboini.blogspot.com - 1070 vizitorë
7- fatime kulli:
http://www.fatimekulli.blogspot.com - 1 033 vizitorë
8- ledri kurti-kraja: http://www.ledri.blogspot.com - 930 vizitorë
9- aristidh kolia: http://www.aristidhkolia.blogspot.com - 857 vizitorë
10- alegori shkodrane: http://www.alegorishkodrane.blogspot.com - 804 vizitorë
11- çameria http://www.chameria.blogspot.com - 615 vizitorë
12- valdete antoni: http://www.valdeteantoni.blogspot.com - 327 vizitorë
13- palok traboini: http://www.paloktraboini.blogspot.com - 290 vizitorë
14- radije hoxha: http://www.dija-poezi.blogspot.com ( një muaj)- 209 vizitorë
15-
traboini film http://www.traboini-film.blogspot.com ( një muaj)- 139 vizitorë

Bloget anton cefa, primo shllaku, ndoc gjetja, luljeta lleshanaku, nuk i paraqesim me shifra sepse jan
ë krijuar kohët e fundit.


Blogu i hapur me se fundi, Luljeta Lleshanaku



    BLOG-PORTAL



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30