E diela e librit
| Sunday, 07.13.2008, 01:05 PM |  

 

Teuta Dhimarko (Kasoruho)

Bukuroshi i Hollivudit


Botimet "OMSCA-1" (500 lekë)


Romani "Bukuroshi i Hollivudit" është shkruar me një stil origjinal e mjaft tërheqës, duke na dhënë mjaft ngjeshur, por njëkohësisht qartë një dramë shqiptare në vitin 1997. Romani "Bukuroshi i Hollivudit" i shkruar nga autorja e talentuar, Teuta Dhimarko, shtjellon një histori dashurie, përmes një rrëfimi romantik dhe realist. Në sfond një vit ‘97, shumëplanësh, absurd, duke mbajtur në vetvete tragjedi e komedi ekstreme. Një ‘97-të, që i ka rrënjët shumë të thella, që në përjetimet e hershme të komunizmit, te dyndjet e ambasadave dhe më pas te "revolucioni" i ‘90. Romani është një histori e thjeshtë shqiptare, por sintetizon fuqimisht zhvillimin e shoqërisë sonë të atyre viteve, ku vetë ekzistenca njerëzore vihej në pikëpyetje. Do të fitojë njerëzorja apo "e keqja" në fund të fundit? Sigurisht, duhet të jetë një fitore ndaj së keqes, por që ka lënë thellë në ndërgjegjen tonë, shijen e humbjes.

Sara Gruen

"Ujë për elefantët"

Autori: Sara Gruen

Botimet "OMSCA-1" (1000 lekë)


Romani bashkëkohor "Ujë për elefantët" i autores Sara Gruen është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe ka pasur një sukses të madh në vendet ku është botuar. Në vendin e autores Sara Gruen, në SHBA, akoma vazhdon të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. Botimi i parë është bërë në vitin 2006, ndërsa në ditët e sotme vazhdon të jetë për pothuaj një vit resht në majat e klasifikimit bestseller të "New York Times" dhe afër një vit e gjysmë në renditjet e para të "Best Selling Books" të USA Today.


Pierluigi De Veçhi & Elda Cerchiari

"Kohët e Artit"

Botimet "Instituti i Dialogut dhe Komunikimit" (3200 lekë)

Dy vjet pas botimit të vëllimit të parë, doli më në fund në qarkullim vëllimi i dytë i historisë më të kompletuar të artit botëror të botuar ndonjëherë në gjuhën shqipe. Vëllimi i dytë mbulon periudhën nga Gotiku Ndërkombëtar te Rokokoja, i konceptuar fillimisht si një vepër që u drejtohet nxënësve dhe studentëve të artit dhe të Arkitekturës, në fakt libri "Kohët e Artit" i drejtohet dhe një publiku mjaft më të gjerë të interesuar për të pasur dhe për të lexuar një histori serioze të artit botëror. Libri është përkthyer nga studiuesi i njohur i artit pamor, Gëzim Qendro.


G. Shqip

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •