Entela Safeti Kasi
| Friday, 07.18.2008, 06:15 PM |  

Entela Safeti Kasi
Poete, romanciere, përkëthyese dhe eseiste. Është diplomuar për gjuhë angleze, më 1998. Është çertefikuar në United Kingdom, për Integrimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, më, 2004 Është çertifikuar në Finlandë nga Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve të Letërsisë, për “Përkthim letrar dhe të drejtat e autorit” më, 2005, nga Këshilli I Europës, për dialog në ndërkultura, më 2008. Është ftuar nga  FIT-Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve dhe  International PEN, Organizatë Botërore për Shkrimtarë, si shkrimtare dhe poete e gjuhës Shqipe në aktivitete të ndryshme të Interanational PEN, në Ballkan,  Europe,  dhe Azi( Maqedoni, Turqi, Greqi, Angli, Finlande,Paris, Berlin,Londer, Slloveni, Norvegji, Shangai, etj. Është përkthyer dhe botuar në revista letrare dhe antologji poetike në, Maqedonisht, Turqisht, Spanjisht, Anglisht, Frengjisht, si edhe në gjuhën Arabe dhe gjuhën Portugeze.
Ka marrë pjesë në festivale ndërkombatare të poezisë si
“Struga Poetry Evenings” në vitet 2001 dhe 2002, Izmir 2007, etj.
 Raportete e saj për letërsinë dhe gjuhët kanë zenë vend në librat dhe revistat kulturore të Pen-Qendrave. Poezia e saj është vlerësuar ne Festivalin Nderkombetar te Poezise ne Izmir, 2007 dhe ne Festivalin Mbarekombetar te Poezise ne Shkup, 2007.Për poezinë dhe romanin që krijon janë shprehur kritikë të letërsisë shqipe dhe të huaj.

VEPRAT:

POEZI:

ËNDËRR E PAEMËR 1993
KOHA E KALIT 2000
NË KËTË MUZG PIKËLLIMI- 2005, botuar në dy gjuhë, anglisht shqip, Me financim të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë, botuar nga “Klubi Letrar 94”Tetove

PROZË:

PASION DHE KRIM- roman, botuar në vitin 2003- nga”Vatra”,Shkup me financim të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë

PËRKTHIME:

Ka sjellë ekskluzivisht për gjuhën shqipe poezi nga poete te International Pen permes Antologjise poetike Metafora qe (s)’falen, botuar nga Serembe, Shkup 2007.(22 poete bashkohore nga 17 vende te botes)

VLERËSIME:

...Përshtypja e parë pas leximit të poezive të Entela Safeti Kasit lidhet me sigurinë e autores në zotërimin e gjuhës poetike, gjithçka i nënshtrohet dorës së prirur dhe vihet në funksion të përkapjes së vizionit të brendshëm mbi botën, në shërbim të artikulimit të habisë, të kërshërisë, të shpresës, dëshpërimit, dashurisë...gjatë ecjes përditë, gjatë ballafaqimit me të qenit, me ekzistencën, e që është dëshmi e sigurt për të nesërmen e poezisë....
Akademik ALI  ALIU
revista kulturore “JEHONA” 2002

........në kohën e sotme kur ne ende lexojmë poezinë, prej gjuhës shqipe mbërin kaq bukur poezia bashkëkohore që Entela Safeti Kasi, e shkruan me po aq lehtësi  dhe më bën të mendoj për gjuhën norvegjeze...
BENTE CHRISTIANSEN
përkthyese dhe kritike INT.PEN

....duke marrë në dorë “Gloomy night” nuk mund t’i rezitoja dëshirës për ta patur sa më parë në Antologjinë e shkëlqyer të Mesdheut...
Casimro de Brito
poet, novelis dhe eseist portugez

...”Gloomy night” dhe konkretisht..”As në Eros as në UN”
i takojnë botës së letërsisë së shkëlqyer, ndërsa unë duke gjetur Pragën në këtë poezi, mendova vetvetiu për gjuhën ...dhe vendin tim...
Simon Pellar
Përkthyes dhe kritik arti
antar i Jurisë ndërkombëtare të FIT

....duke lexuar ”Gloomy night”, rigjeta artin e mrekullueshëm që vjen nga vendet ish komuniste siç është Shqipëria,ndërsa kur mora”Pasion dhe Krim” provova tronditjen prej saj...
Salah Ali
Profesor i letërsisë moderne në Universitetin e Mosulit
Përkthyes

...poezia e “Gloomy night” i përket letërsisë së shkëlqyer, të cilës i rikthehem sa herë si gjithçkaje të çmuar, edhe pse së pari është shkruar në gjuhën Shqipe, ajo ka mundur të kapërcejë kufijtë gjeografikë e të bëhet njësh me botën, pavarsisht paradokseve dhe origjinave...
Terry Carlbom
Int. PEN



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •