Botohet në Amerikë libri “Poezitë dhe poetët më të mirë të vitit 2007”, i cili hapet me poetin Petraq Risto
| Thursday, 07.31.2008, 05:11 PM |  

Biblioteka nderkombetare e poezise

Petraq Risto
Biblioteka Ndërkombëtare e Poezisë botoi para disa ditësh në SHBA librin antologjik titulluar “Poezitë dhe poetët më të mirë të vitit 2007”. Një libër luksoz me kopertinë të trashë, i cili hapet me poezinë “Gjuetia e kuajve të detit” të poetit tonë Petraq Risto, si dhe me një CV të autorit.
Para disa kohësh Howard Ely, Managing Editor, i shkruante poetit shqiptar: “Përgëzime në arritjen tuaj!  Poezia juaj do të paraqitet së bashku me punë të tjera nga një grup i veçantë prej 200 poetësh, poetët me të mirë të cilët janë zgjedhur për të marrë pjesë në këtë projekt special. Për të nderuar arritjet e këtij grupi elitë të talentuar individësh, kemi krijuar një konkurs të veçantë me çmime. Ju do të futeni automatikisht në konkursin final, ku  duhet të paraqisni një poezi të re të pabotuar… Jeni zgjedhur për botim vetëm në bazë të talentit tuaj të veçantë. Poezia e re që do të paraqisni është pranuar automatikisht për botim, pasi poezitë e tua të botuara më parë xixëllojnë imagjinatën dhe i paraqesin lexuesit një perspektivë unike dhe të freskët për jetën…Ne besojmë se jeni një nga poetët me interesantë që kemi ndeshur, prandaj dëshirojmë të tregojmë të veçantën tuaj artistike në këtë botim.”
Poeti Petraq Risto është autor i shumë vëllimeve poetike, brenda e jashtë vendit, ku mund të veçojmë “Lojë shahu në shekullin XXI”, “Engjëlli me virus H5N1”, “Hallelulja” etj., “Gjuetia e kuajve të detit” (në Rumani), “Kujdestar i dallëndysheve” në Meksikë, dhe së shpejti pritet të botohet në Francë një antologji e tij poetike titulluar “Mjalti i varreve është i hidhur”.

Libri



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •