Triptik poetik
| Saturday, 08.02.2008, 09:30 AM |  

Çast pabesie

Sa herë ju më kalonit pranë
tingujt më ngrinin nëpër kitarë
syri Yt vezullim i pa anë
"Të desha,të desha,si i marrë!"

Gjer natën vonë në park qëndroja
T'më shfaqeshe si dikur përballë
Një buzëqeshje hënore kërkoja
"Të desha,të desha,po Ti vallë?"

Gjysmëterri afrohet drejt meje
Kitarës i sjell pak melankoli
Heshtja më ndjek pas si një kotele
-Natën e gdhij nga një pabesi !

Edhe pse po zbardhem e kam fëmijë
Në rremba më fle marrëzi e parë
Stinët përcjell "akujt" t'më shkrijnë
"Të desha,të desha,si i marrë!"

Tek të shoh sonte tejmase ngjyer
Thuajse në tjetër njeri shndëruar
Vehten qortoj për vitet gërryer
Çast të tillë më s'kam për t'kujtuar.


Do të mund...!

Do të mund...!
të zbuloj dot atë oaz
që fsheh vështrimi Yt
Nëse jo...
më duhet të kthehem
nëpër muzg
Dhimbjen diku të zbraz
e të humb...


Ditët

Ditët i dua të shkojnë qetësisht
Pa oshëtima dhimbjesh,
pa funeralë
Pa krisma të nxehta,
pa lotë
I dua të paqta e të kthjellta
Si Valbone e Uji i Ftohtë
Të rendin i dua
-Vërtetësisht.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •