Jorgji Kote: Sfida e shqipes
| Sunday, 08.03.2008, 06:13 PM |  

Sfida e shqipes

Nga Dr. Jorgji KOTE

Eshte vertet sfide intriguese shoqerore; sic pohohet dhe nga personalitete te fushes, gjuha simbolizon mjetin me te bukur te qenies njerezore dhe produktin me te mire te pronesise shpirterore te nje populli. Sot edhe gjuhet kryesore ne bote kercenohen nga te njejtat dukuri dhe rreziqe: mungesa e frymezimit letrar dhe gjuhesor ne familje, ne shkolle dhe ne institucione, mangesi ne kulturen e leximit, zevendesimi i tij me DVD, mospraktikimi i lojerave te perbashketa me programe kompjuterike, etj. Shtoju ketyre dhe " mekatet " e medias, gazetareve, pse jo dhe te disa politikaneve qe me perdorimin fare te panevojshem te fjaleve te huaja, kane ndikuar ne " permbytjen" e nje gjuhe me fjale te huaja. Ndaj mjaft vende kane shpalosur strategji dhe veprime te shumta qytetare dhe institucionale. Keshtu, Gjermania para nje viti hapi siparin e "Festivalit te Gjuhes" pikerisht aty ku me 1802 Getja do te krijonte teatrin e pare gjerman. Ne vijim te tij organizohen me dhjetera veprimtari per mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhes gjermane. Nismetare eshte " diva" e operas gjermane dhe boterore, Edda Moser e cila ka kenduar per gati 35 vjet ne skenat me te medha te botes me Pavarotin dhe yje te tjere. Bie ne sy mbeshtetja dhe shoqerimi i ketyre veprimtarive edhe nga yjet e politikes gjermane, duke filluar me ish-Kancelarin historik te ribashkimit H.Kohl dhe Ish- Ministrin e Jashtem legjendar, H. D. Genscher, per te ardhur tek artistet, poeti me i madh gjerman i diteve tona, Hans Markus Enzenberger, i perkthyer edhe ne shqip. Synimi ne kete rast eshte qe te shmanget zevendesimi, sic thone atje, i gjuhes gjermane "deutsch" ne "danglisht" (mbushja e gjermanishtes me fjale anglisht).

Edhe ne vendin tone po verehen me shume perpjekje, sensibilizim dhe nje vullnet me i madh per te "shpetuar" edhe shqipen, po ta shprehnim keshtu per analogji, nga "shanglishtja". Qeveria ka leshuar nje thirrje te fuqishme para disa kohesh, te shoqeruar me masa konkrete. Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve thote se po ecen me nje strategji te sajen, po shtohen programet, e po keshtu kane rritur rolin e tyre edhe media dhe shtypi i shkruar. Per hir te se vertetes, ka mjaft politikane dhe personalitete te tjera qe flasin e shkruajne shqipe te pasur dhe te pastruar nga " parazitet" e huaj; ketu mund te permendim edhe drejtuesit kryesore te diplomacise, qe edhe pse te kualifikuar jashte vendit dhe ne shumicen e kohes ne kontakt me te huaj perdorin nje shqipe korrekte. Po behet gjithnje e me e qarte se kulture dhe qytetari tregojne ata qe perdorin ne cdo rast nje shqipe te lire nga fjalet e huaja te panevojshme. Keshtu, vec mjeshterise se tij, Noli e beri Shekspirin te " flase" shqip, edhe fale pasurise dhe forces shprehese te shqipes. Mirepo, kjo edukate fillon me te folurin dhe te shkruarin e perditshem, pa pritur realizimin e strategjive te medha dhe afat-gjate. Ndaj, per te qene konkret, me poshte jane rreshtuar 100 nga fjalet qe hasen me shpesh te perdorura pa vend ne gjuhe te huaj, kur shqipja i ka fjalet e duhura, madje dhe tingelluese. Nuk jane pak, kur mendon se cdo dite ne perdorim afersisht rreth 1500-2000 fjale.

Absorboj thith;

adoptoj/aprovoj miratoj

adaptim/adaptoj pershtas/pershtatje

aksion veprim

amendoj ndryshoj

akseptoj pranoj

akseleroj pershpejtoj

aktivitet veprimtari

aplikim kerkese

aproksimim perafrim

aproach perqasje

asete pasuri

atraktiv terheqes

bilateral/multilateral dypalesh/shumepalesh

benefic perfitim

civilizim qyteterim

curriculum Vitae Jeteshkrim

deadline afat kohor

definicion perkufizim

deskribsion pershkrim

determinoj percaktoj

draftoj/draftim hartoj/hartim

elaboroj perpunoj

elektoral zgjedhore

eskalacion pershkallezim

eveniment ngjarje

esencial thelbesor

ekselent i shkelqyer;

ekspansion zgjerim

eksplozion shperthim;

ekspoze paraqitje

eksepsion perjashtim;

ekstrem i tejskajshem

ekskluzivisht perjashtimisht

follow - up vijues

fundamental themelor

fluktuacion luhatje

fraxhil i brishte

implementoj zbatoj

impakt ndikim

incentiv stimul

interlokutor bashkebisedues

imazhe pamje

interference/intervenim nderhyrje

imediat i menjehershem

impresionant mbreselenes

inicioj nis/filloj

indikacion tregues

inkludoj/inkluziv perfshij/perfshires

kalkulim perllogaritje

kooperim bashkepunim

kontemporan bashkekohor

koordinoj bashkerendoj

kualitativ cilesor;

kuantitativ sasior

konformitet perputhshmeri

kolokium bashkebisedim

konkluzion perfundim

konkludoj perfundoj

komerc tregti

kompeticion/kompetitiv gare/konkurrence

komprehensiv teresor;

koncesion leshim;

koshient/koshienca i ndergjegjshem/ ndergjegja

konfrontim ballafaqim

kreativ krijues

kualitativ cilesor

kuantitativ sasior

lokal(e) vendor(e)

lancoj nis/leshoj/ hap;

legal(e) ligjor(e)

materializoj sendertoj

menaxheriale drejtuese

minoritet pakice;

mazhoranca shumica

maniere menyra;

mediator ndermjetesues

nacionalitet kombesia;

nuclear berthamor

opinion mendim;

parafinoj sigloj

performanca ecuria;

poll anketim/sondazh

procedim penal ndjekje penale;

prominent i shquar

promocion nxitje;

relata raporte

servise sherbime;

star yll

solucion zgjidhje;

supervision mbikqyrje

stabil i qendrueshem

show shfaqje

shokues/shokant trondites;

trend/tendence prirje

trafik i automjeteve qarkullimi i automjeteve

tentative orvajtje

tete á tete koke me koke

updejtoj perditesoj;

xhenuine i vertete


Koha Jone

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •