Kenneth K. Baar dhe Dorina Pojani: Urbanistika ne Ekonomine e Tregut
| Friday, 08.08.2008, 09:35 PM |  

Titulli: Urbanistika ne Ekonomine e Tregut
Editore: Kenneth K. Baar dhe Dorina Pojani
Viti i botimit: 2004
Vendi i botimit: Tirane
Shtepia botuese: 'Dita 2000'
ISBN: 99943-612-6-0
Faqe: 426
Cmimi: 1300 Lek
Ku gjendet: Librari Albania, Libri Universitar  
 
Pershkrimi i permbajtjes sipas kopertines:
 
Sot qytetet duhet të gjejnë mënyrën për të ndërtuar infrastrukturë cilësore, për të udhëhequr dhe kontrolluar zhvillimet private, për të plotësuar nevojat për transport, për të përballuar trafikun automobilistik dhe për të mbrojtur mjedisin. Këto probleme urbane janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë mjaft mbi cilësinë e jetesës së popullsisë. Ky libër ka si qëllim të prezantojë lexuesin shqiptar me mënyrën si konceptohen këto probleme nga arkitektët dhe urbanistët e vendeve të ndryshme demokratike me ekonomi tregu. Ky libër nuk pretendon të japë zgjidhje për problemet urbane në Shqipëri. Përkundrazi, synimi i tij është t’i bëjë arkitektët, urbanistët, ndërtuesit dhe studentët shqiptarë t’i shohin problemet urbane, karakteristike për ekonominë e tregut, me një këndvështrim të ri. Ky libër është një përmbledhje shkrimesh nga urbanistë të vendeve të ndryshme të botës. Disa kapituj janë shkruar nga editorët e librit. Libri është ndarë në disa pjesë, të cilat bëjnë fjalë për urbanistikën në vendet perëndimore, urbanistikën në vendet ish-komuniste, transportin urban, mbrojtjen e mjedisit, pjesëmarrjen e publikut në çështjet e urbanistikës, decentralizimin e qeverisjen vendore dhe vendbanimet e paligjshme.
 
Rreth Editoreve
 
Kenneth K. Baar është jurist dhe urbanist nga Bërklli (Berkeley), Kaliforni. Ai ka mbrojtur doktoraturën (Ph.D.) në urbanistikë në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles (University of California, Los Angeles) dhe është diplomuar në jurisprudencë në Kolegjin e Drejtësisë Hastings, Universiteti i Kalifornisë në San Fransisko (Hastings College of Law, University of California, San Francisco). Në fillimin dhe fundin e viteve ‘90, ka qenë profesor në vizitë në Universitetin e Shkencave Ekonomike në Budapest. Në vitet 2002-2003, ka qenë profesor në vizitë në Universitetin Politeknik në Tiranë në kuadrin e programit Fullbrajt (Fulbright) organizuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Pjesa më e madhe e punës për këtë libër është kryer gjatë periudhës së përfshirjes në këtë program. Artikujt e tij rreth problemeve urbane janë publikuar në Shtetet e Bashkuara, Hollandë, Hungari, Itali, Sërbi dhe Spanjë.
 
Dorina Pojani punon si urbaniste në Bërklli (Berkeley), Kaliforni. Ajo është diplomuar si arkitekte në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik, Tiranë. Me pas eshte diplomuar si Master në Urbanistikë në Universitetin e Sinsinatit, SHBA (University of Cincinnati). Gjate studimeve pasuniversitare, ka marre pjese ne nje program disa-mujor shkembimi prane Shkolles se Arkitektures St. Lucas ne Bruksel, Belgjike. Aktualisht, eshte duke pergatitur tezen e doktorates ne urbanistike prane Fakultetit te Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik, Tiranë. Gjate vitit 2007-2008 ka zhvilluar lendet Planifikim Urban dhe Transport Urban prane FIN, UP, Tiranë. Artikujt e saj mbi urbanistiken jane publikuar ne SHBA, Angli, Itali, Shqiperi, dhe Portugali.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •