Nijazi Ramadani: Mbi romanin “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit
| Sunday, 08.10.2008, 04:20 PM |  

Nijazi Ramadani
Mbi romanin  “Dashuri pa kufij”, prozë e art-jetëshkrimit e Shqipe Kadishanit

 

(Botoi  SHB 'Drenusha', Prishtinë, 2008)

 

Shqipe Kadishani, e cila u shkollua dhe punon jashtë vendit në Itali, ka sjell një tjetër vepër, duke bërë një shkëputje nga krijimtaria e më hershme si për kah gjinia letrare por, edhe nga stil dhe performimi artistik dhe letrar i një romani bestseller me titull “Dashuri pa kufij”

 

Nga Nijazi Ramadani

 

Pas dy veprave të para të autores së re Shqipe Kadishani, e cila u shkollua dhe punon jashtë vendit në Itali, ka sjell një tjetër vepër, duke bërë një shkëputje nga krijimtaria e më hershme si për kah gjinia letrare por, edhe nga stil dhe performimi artistik dhe letrar i një romani bestseller me titull “Dashuri pa kufij”.

Shkrimtarja Shqipe Kadishani tash doli para lexuesit me romanin e saj të parë “Dashuri pa kufij”, me një titull mjaft domethënës në shikim dhe lexim të parë, por mbase, shënon një prozë tregimtare tregimtare. Kjo mund të arsyetohet sepse në faqet e romanit janë shpërfaq personazhe me karakter nga jeta urbane, psikologjik e social, si Luana, Megi, shoqja e saj, Stivi, i adhuruari si Luanës, Diego, bashkëshorti i Luanës dhe deri te Albana që ndërlidhet me autorën.  Ngjarje rrëfimtare ndërlidhet përmes kontaktit me punëdhënësin me personazhin Alban Kastrati që mund të jetë edhe vetë autorja që në plan të parë vendos personazhet, Megi, Diegon, Stivi, Doktor Rosin në roman, por edhe nga një anë tjetër, fati i njeriut që duhet të kujdesej për jetën e vet”), ku lexuesi është njohur përmes 43 fragmente të këtij romani .

Realiteti i një individi në kohë dhe të një hapësire univerzale gjithë njerëzore

Romani “Dashuri pa kufij” ka një rrëfim të qartë, madje të ambientuar si në kohë dhe hapësirën që po e jeton njeriu sot për sot, po ashtu edhe në kohë dhe hapësirë. Kështu, autorja znj. Kadishani ia arrin që te lexuesi të sjell motive e ndjenjë njerëzore e ndonjë ndodhi të një ngjarjeje të përjetuar, ku ka qasje edhe vetë autorja në një shoqëri bashkëkohore në të cilën edhe të dëgjuar  e përjetuar për të dhe gjithë njerëzimin si sëmundje e shekullit. Pra, përdorimi i narkotikëve të cilat vijnë si pasoj e një jetë të shthurur nga dehja provuese ndonëse për një jetë të idealizuar në shoqëri me demokraci së cilës njeriut i bie hise për të kërkuar identitetin e vetë nëpër teh të shpatës, ku e mira dhe e keqja janë hise që i përcjell jeta në çdo hap. Kështu, ana artistike e thyerjes së tekstit të romanit është pika më e  një rreth shoqëror, është realitet i një situate të personazhi të rrethanës kohe artistike. Kjo bëhet sepse fati tragjik i tri motrave të një qyteti nuk është aspak i veçantë, madje as si i vetëm rast në shoqëritë perëndimore, ku përballja me një shprehi të tillë vije si rezultat i një veprimi të përfaljes së ngjarjeve të ndodhura në një kohe dhe të hapësirës së saj në kohën deri sa rrugës së nisur për studimet në  në gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Oxford-it.

Fat i tillë mund t’i ketë ndodhë secilës femër, secilit mashkull, madje secilit të ri, e pse jo edhe jo vetëm për ata të asaj kohe, e cila ishte shndërruar në marramendje që prehja shpirtërore, ku përqendrimi bie të gjithë ata që ia mësynin atij ëndrrimet përrallor në një Eldorado të integruar përmes rrethit shoqëror e familjar. Dhe pastaj si pasojë e deformimeve dhe gjendjes shpirtërore shtresoheshin rrugët e një katrahure, të një zhgënjimi, madje deri në tragjikë. Rrëfimet e personazheve të romanit  si: Luana, Megi, Stivi, Diego, Rosi, Albana dhe sikaraktere të tilla, ato gërshetohen dhe tjetërsohen me njëri-tjetrin, por edhe me rrëfimet e personazheve të tjerë të romanit, duke krijuar kështu mozaikun e frymëzimit artistik të shkrimtares. Ky shtrim kalon nëpër analet e lëvizjeve të nyjëzuara që shprehin  mjeshtërin në planin e realizimit artistike të këtij romani. Pra, ngjarja gjithnjë ka bazë mbushetje elementët nën impresione të fuqishme saqë lexuesi pret ta shijojë lëngun e fatit të saj. Rrjedha e rrëfimit nuk trazohet nga ndonjë element jo i rëndësishëm, që shpesh në raste të tilla te tipat e romaneve, bëhet e pakapshme dhe e pashijshme. Këtij kurthi, autori i ikën me lehtësi dhe mjeshtri, duke mos u ndeshur me kotësinë dhe monotoninë e ngjarjes.

 

Personazhi  i Luanës si subjekt i ngjarjes dhe i romanit

Edhe pse në këtë roman, shkrimtarja Shqipe Kadishani nuk mëton të ndjekë rrugën e letërsis nëntekstit apo edhe të shtresimit simbolik, prapëseprapë ajo nuk ngurron që personazhet e saj,  Luana, Megi, shoqja e saj, Stivi i adhuruari si Luanës, Diego, bashkëshorti i Luanës dhe deri te Albana që ndërlidhet me vetë autorën t’i pajisë me elementet e një bagazhi artistik të tipit bestseller dhe pse jo edhe përmes një rrëfimi të sinqertë e spontan. Përpjesëtimi i kësaj mënyre të të rrëfyerit të një gjendje psikosociale nuk është i ngurtë, por fare i lirshëm, jo zorshëm dhe as statik.Por ajo manovron dhe vepron aq sa duket me ngjarjen e kapshëm, i lehtë, por ka peshë dhe figura e femrës aq sa i nevojitet në rast të tillë për t'i kapërdi gjërat me logjikëne kohës që po e jetojmë. Kështu, dy shoqë Luana studente e gjuhës dhe letërsis angleze dhe Megi, studente e Psikologjisë që janë personazhe me ide, ngjarje që me ndihmen e njëri tjetrit kanë arritur për të dalë madje me figura dhe karaktere që ngjizen në kohën  në një vend të cilin bënë si shembull tipik, të përpjekjeve për të mbijetuar në situatë të till kaotike që sjell jeta me plotë rreziqe, por të pamëshirshëm, bëhet duke i paraqitur të gjitha krajatat dhe ndodhitë e asaj jete dhe asaj kohe. Ngjarja rrëfehet se gjithçka nuk është i ngurtë, por në lëvizje e mjaft fluide dhe fare lirshëm më shumë sugjerime e shpreje të elemeteve të një ngjarje të vërtetë.Madje jo të zorshëm dhe aspak statike, sepse vendet e perëndimit nuk janë vend trëndafilash e lulesh, por vend ku godet edhe droga dhe, kjo del në shesh në formën më reale, por jo si realitet i tkurrur në kohë, por i shtrirë edhe më gjerë. Dhe autorja e ka parasysh këtë fakt që në fillim të faqeve të para të romanit. Duke u ndeshur me elemente të pakuptueshme, motrat jo vetëm që vështirë ambientohen, por secila prej tyre pajiset me karaktere që do t’i çojnë deri në fund. Andaj, ndonjëra syresh edhe pse ndonjëherë ngutet, nuk arrin në cakun e dëshiruar e vetmuar, por duhet ta ketë edhe miratimin e të tjerave. Ato dallojnë jo vetëm për nga karakteri dhe ndjenjat e brendshme, por edhe nga pamjet fizike, nga mënyra e jetesës së tyre krejt perëndimore, dhe gjithçka tjetër që binte ndesh me realitetin e kohës. Por, megjithatë është tepër njerëzore, shpirtërisht të mira dhe bamirëse. Protagonistet  Luana, Megi, Stivi si i adhuruari i Luanës, dhe bashkëshorti i saj, Diego dhe deri te Albana që ndërlidhet me autorënndeshin një realitet krejt tjetër, por kurrsesi nuk i nënshtrohen kësaj vetëdije që sjell orientimi i gabuar.Dhe bashkimi me stivin.

 Forma moderne e rrëfimit

 Duke qenë shkrimtarët bartësit më të mirë të ngjarjes nëpër të cilat kalojnë personazhet e ditëve tona, si dhe të psikologjisë së një shoqërie në të cilën jetojmë, pavarësisht nga bindjet, dhe është një jetë e përthyer që i ndërlidhur për të shpëtuar nga më e keqja. Ajo çka e bënë të lexueshëm këtë roman janë se i gjejmë pamje e imazhe të larmishme të klithmave të një gjendje shumë shtresore shpirtërore, nëpër të cilën kalon rinia gjatë një procesi evoluimi të një realitetit i cili transformohet për mes edukimit shkollimit, rrethit shoqëror, dhe krijimit të familjes. Ndërkaq romani synon që në planin artistik, të shtrojë vetdijen autonom dhe specifikat e njerëzve për t'u përballur në situata të ndryshme që gjendet njeriu gjatë jetës së tij, sidomos në fazën gjatë shkollimit dhe ngritjes së një karakteri individual, pra është një status artistik i personazhit që imponon  realitetit shoqëror dhe shpirtëror dhe individual.

Këto përmasë dhe këto dimensione artistike, realizohen edhe në rrafshin imagjinues, përmes shumë dimensione  edhe në atë e hasim tek romani “Dashuri pa kufij', i autores së re Shqipe Kadishani, ku ngjarjet kanë për bazë një realitet njerëzor në për të cilin po kalonte edhe vetë autorja. Nga shtrirja në rrafshe konkrete  të qenies njerëzore kolektive dhe gjendjes sociale të asaj që ndodh në një vend si Italia. Në këto imazhe, situata dhe momente përmenden edhe figura e njeriut, fatit të një femre që arin të shpëtoi në saje të një vetëdije të pjekur personale, të shoqes së saj Megi. gjatë kohës sa ishte në studimet për Gjuhë angleze në një universitet mjaft prestigjioz, i dashuri saj bashkëshorti i ardhshëm Diego, si dhe figura hije e artistit Stivit pas të cilit vrapon nëpër gjithë botën gjatë një turneu të tij, për ti përcjell koncertet pastaj figurat e dimrit, e vjeshtës, etj., që janë aluzione për imazhe tipike, që sjell jeta e të cilat shprehin dhe implikojnë intencën e shpirtit të shkrimtares. Ajo këtë e bën, duke u mbështetur në parimin e artit, pra në katharsisin letrar aristotelian. Kjo gjendje efektive për shkrimtarin bëhet edhe më dramatike, sepse të gjitha stinët në qytetin verior ku detyrohen të jetojnë janë të trishtueshme, për to, por edhe për banorët e asaj kohe. Pelini i jetës i shprehur  nga shkrimtarja nuk paraqitet i tëri vetëm në një gjendje e droguar në thyerjen shpirtërore të Luanës, sikundër shprehet në tekstual letrar të romanit, por ajo mëton të pasqyrojë jetën me të gjitha anët dhe vrazhdësitë e saj në unazën e hekurt të një katandisje njerëzore dhe gjendjes real. Dhe, mbase mu këtij segmenti me shumë shpirt njerëzor, autorja Kadishani, ajo arrin me sukses, e pse jo edhe në mënyrë origjinale dhe karakteristike ta shpërfaq në prozën tregimtare. Është interesant paraqitja kthesa që bënë me paraqitjen e një varg personazhesh  që bashkëveprojnë në kahe të kundërta, e që mbajnë baraspeshën si alternativa që sjell jeta, pas takimit me Albanën dhe se ky element aludon në ngjyrimet e imazheve te romanet e Rudina Xhunga,  etj. Por, autorja i romanit “Dashuri pa kufij”, këtë e shpreh në mënyrë autoktone: “me do rreshta të shkruar shkujdesshim, paralajmëron se kjo paraqet tabelat e fletërrufeve të kohës së rrymimeve sociale që ka në ambientet e jetës urbane. 

Dhe efekti letrar e meditativ psikosocial transformohet edhe më me sukses  bartet në jetën e një personi në roman, duke u shkrirë në aftësinë e autorit. Andaj forma e rrëfimit  ecën në hapin e shprehjes moderne me masë të caktuar, madje aq sa duhet të ruajë klasiken e domosdoshme. Prandaj ajo është e hapët, spontane, interesante dhe e pastër aq sa ka nevojë të krijojë abstraksion ambiental për t’u ikur shablloneve tradicionale e të mbingarkuara të formave të ngurta letrare. Nëse lexohet në tërësinë e konceptuar, ngjarja e romanit është e shtrirë në kohë e hapësira të caktuara, por që ndërlidhet nga nyja e fatit tragjik, prej së cilës lartësohen edhe nuanca të tjera tematike, edhe kur trajtohet tragjikja e substancës njerëzore në fatin e individit dhe të rrethit shoqëror dhe familjar edhe kur fati i saj aktual, në sinkroni. Ky nyjëtim nuk paraqitet i vrazhdë, por në shumicën e imazheve, ai është real, dhe me ndjeshmëri të hollë, duke i shoqëruar edhe elemente të tjerë që e bëjnë interesant, shumështresor dhe shumëdimensional gjithë romanin. Njëri prej segmenteve që shënon arritje dhe specifikë e cila përvijon romanin “Dashuri pa kufij”, gjuha, shprehjet që lexohen me ndjesi të hollë, është edhe pasuria gjuhësore dhe frazeologjike. Kjo pasuri shënon edhe një efekt tjetër të shkrimtarit. Ai edhe këtu sjell fjalë të reja, madje edhe shprehje interesante dhe të rralla frazeologjike.  

Në këtë kontekst, duhet vënë në dukje përdorimi i një gjuhe me aftësi të madhe shprehëse që e bën rrëfimin më tërheqës me romanin “Dashuri pa kufij” shkrimtarja Kadishani dëshmon për aftësinë krijuese dhe për mjeshtërinë e saj prej shkrimtari, të cilën mëton ta bëjë individuale sepse asaj rrugë është duke ecur e sigurt dhe suksesshme.

*Shqipe Kadishani ka lind me 27/09/1972 ne Terstenik (Drenice), ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe te mesem ne Klinë
Në vitin 1993 jam trasferuar ne Milano (Itali) ku kam mbaruar studimet e larta per Ekonomi dhe Komerc në v. 2001, ku punon si Marketing Manager ne nje Oil & Gas Company (sektori i ndertimeve te impjanteve industriale petrol-kimike), marret me shkrime si e vogel dhe ka botuar gjithmone poezi dhe shkrime të ndryshme nëpër disa gazeta te Kosovës si dhe ne Il "Cittadino" te Milanos, anetare e shoqates se shkrimtareve te Kosoves,  ka botuar librin "Sfidat e jetes", ka dhene kontributin me poezi ne permbledhjet me poezi "Arbania II"  dhe " Arbania IV "te Penes Shqiptare, romani "Dashuri pa kufijë" është vepra e fundit.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •