Nijazi Ramadani: Vështrim për veprat letrare poetike me poezi lirike të Lumnije Thaçit-Halilit
| Sunday, 08.10.2008, 04:23 PM |  

Nijazi Ramadani
Vështrim për tri veprat letrare poetike  me poezi lirike “Madhështi mitike”, “Anadrini” dhe “Mesudha” të  Lumnije Thaçit-Halilit

 

 Me këto tri përmbledhjeve  poetike “Madhështi mitike”, “Anadrini” Lumije Thaçi-Halili, dhe  "Mesudha", të botuar më 2005, 2006 dhe 2007 nga SHB “Ura”, Prishtinë, kjo krijuese ia bënë vendin vetës në rendin e krijuesëve të nderuara të letrave shqipe, duke krijuar individualitetin e saj krijues e intelektual përball sfidave që për jeton krijuesitë e ditëve tona.

 

Nga Nijazi Ramadani

              

Në përmbledhjen e parë “Madhështi mitike” me 41 poezi të cikleve: Kohë e çmendur,  Sfidë territ, Engjëjt rojtarë, Djepi i ngadhënjimit, Itaka ime dhe Prehje e përjetëshme, por edhe në përmbledhjen e dytë me titull “Anadrini” që mbërthen  sërish 41 poezi të tufëzuara në 6 cikle të autores Ana Drini e cila ruajti me xhelozi motivet dhe temat e një subjekti lirik nga Anadrinia, qoftë në përmbledhjen  “Mesudha” të autores Lumnije Thaçi-Halili, kemi hetuar se pas përjetimit  e rileximit merrnim  mbi supe  dhe bartnim në shpirt edhe barrën, që para lexuesve ta shpalosim malin e mbresave e të përceptimeve që nxit me një vërshim me tërë fuqinë mitike prej lashtësisë antike e deri në mitikën dhe të pathyeshmën e ditëve tona, kur Kosovës ende i rinte njeriu prapa grilave dhe,  djersë bujku, plang blegtori e barot luftëtari.

Autorja  Thaçi- Halili shtrihet në madhështi mitike prej traditës deri në modernitetin e mesudhës duke kalëruar nëpër Iliri e Anadrini, në mënyrë që gjatë këtij fluturimi mbi pegazin e imagjinuar, të na i nxjerr nga një det i shqetësuar këto tri perla të një tufe  që u ngjan flokëve të mëndafshtë të zanave të Fishtës e të Mjedës, e që lexuesi e ka vështirë për t’i kapur në një kodhele e për t’i bërë gërsheta. Kështu, më shumë për botën poetike, për integritetin lirik dhe për autonominë e drithërimave subjektive të intimes poetike të kësaj poeteshe që me mjaft modesti na i dhuroi me shpresë se janë nektare lulesh të cilave duhet marrë erë e duhet shijuar, na mbetet të kënaqemi me tërë botën motivore brenda qarqeve tematike që zhvillon kjo krijuese  e që arriti të bëjë emër në plejadën e krijuesve të poezisë së sotme shqipe në përgjithësi dhe të krijueseve të gjinisë më të bukur në veçanti,  plejadë  të tëra  e sot i ndjek  edhe  shumë premtuese Lumnije Thaçi-Halili.

  anën tjeter poezia lirike  që mëton ajo është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi, sa edhe ndarja natyrore e punës, e lindur  pikërisht atëherë kur sajohet distanca e cila reflektoi mallin reciprok, e megjithatë lashtësi, përherë del e freskët e del vitale  sepse përthith nektarët e epokave, të periudhave, të shekujve, dekadave e të  viteve qofshin të mbarë apo të mbrapshtë, dhe kështu përherë lirika del moderne ashtu siç del edhe te libri me poezi e që mban titullin “Mesudha” me dyzetë vjersha lirike.Pa dyshim se këtu ka diçka më tepër se vjershërim,  edhe jehojnë klithmat e thirravajat e “Zanave Alpike” të ushqyera e të rritura me qumështin e fjalës së ndrydhur, fjalë kjo  e cila me decenie kërkonte për t’u zgjuar prej gjumit edhe në “kohën kur më ishte ndalue”, kohë mekuliane e vendosur atëherë  kur “plisi ishte i shkelur me shekuj”. Vjershat e Luminije Thaçit-Halilit zbërthejnë dhe mbërthejnë tonet dhe drithërimat lirike të dashurisë ndaj  urrejtjes, të guximit ndaj frikës, të fitores ndaj disfatës, të butësisë ndaj vrazhdësisë, të soticizmit ndaj trishtimit, të altruizmit ndaj egoizmit, të humanizmit ndaj kanibalizmit, të pritjes ndaj fatalizmit, të polifomnisë ndaj monotonisë, të rapsodisë ndaj elegjisë, të dritës ndaj territ e të jetës ndaj vdekjes, ndërsa këtyre mund t’u përballojë vetëm një shpirt i kredhur në meditime për perspektivën më të ndritshme të frymës  së plejadës ë femrave krijuese, mbesave të Elenë Gjikës, bijave të Elenë Kadaresë e motrave të Florë Brovinës, të Adelinë Mamaqit, të Valentinë Dafos, të Edi Shukriut e të Musine Kokollarit e plotëson edhe Lumije Thaçi – Halili me këtë trilogji në dorë e me fjalën shqipe në gji, patë konstatuar me të drejt prof. dr.  Sabahajdin Cena me rastin e promovimiot të tri veprave të znj. Halili.  prandaj edhe mund të thuhet se në rrafshin tematik, motivor, komponues e struktural, krijuesja Lumnije Thaçi është gjetur mirë në udhëkryqin ndërmjet traditës dhe modernitetit.  Edhe në përmbledhjen e tretë, “Mesudha”,  hetohet se kjo krijuese e ka të qartë se është në sprovë para sfidës kah avangarda e strukturimit të fjalës poetike dhe të formësimit të mesazhit për pasardhësit, por edhe për dëshmitarët e këtyre kohërave katile imazhet e të cilave i sendërton me kujdes dhe seriozitet krijues.

                     Me këto përmbledhje, veçanërisht kur jemi  para kërkesave për shijimin e vjershës lirike, krijohet një përshtypje se në rrafshin poetik, por edhe semantik, Lumnije Thaçi operon mirë dhe bukur në të gjitha kaptazhet gjatë  dhënies të  formës për imazhin e vjershës moderne lirike në harmoni me kohën dhe vendin,  ku në radhë të parë vendosen katrahurat e përjetuara që njeriu normal nuk mund t’i shkulë as nga zemra e lënduar e as nga kujtesa e ndrydhur, sepse të gjitha katrahurat e ndjekin si hije. Këto krijime s’ ka se si të mos dalin  akuza kundër kanibalëve, korbave të mortës, valleve të vdekjes, ofshamave, dhembjeve, pikëllimeve, çmendurive, ngatërrimeve, etheve, gëlltitjeve dhe përgjakjeve që stimulojnë imazhet e tmerrit, të frikës e të trishtimit përballë optimizmit që shtrihet deri në përjetësi. Vjershat e këtilla, Lumnisë i dalin si prokursore të një romani autobiografik e modern, ku do të shtriheshin vlerat universale sepse njeriu në çdo skutë të botës është njeri, nëse nuk përballet me gjenocidin, langocidin, etnocidin dhe kanibalizmin. Ky mesazh mbetet në qarkun motivor e tematik të klirensit poetik  në klimaks e antiklimaks si jetë e vdekje, përjetësi e ringjallje. Si mesazhe të këtilla lexuesit do t’i mbeten vjershat “Kohë  e çmendur”, “Zgjim nga hipnoza”, “Sfidë territ”, “Magjia e fjalës”, “Testament për epitaf”dhe “Kangjelë e vrarë” nga tufëza “Madhështi mitike”, vjershat si: “Atdheu”, “Anadrinia”, “Muranë e gjallë”, “Tharmëtim lirik”,”Me Lumën” e “Fjala” të tufëzës “Anadrini” dhe krijimet si: “Luzioni i kohës”, “Tejjetësia”, “Miti i Përjetësisë”, e “Larjelotësh” të tufëzës së fundit “Mesudha” nëpër të  cilën  parakalojnë  pritjet, zhgënjimet, kutitë e Pandorës, punët e Sizifit”, pikëllimet e Orfeut, ringjalljet e Atyre që nuk janë më në mesin tonë, feniksët, apollonët, artemidat, ifigjeniat në Aulidë, në Tauridë e në Kosovë,  vashave duke mbrojtur nderin dhe  orët e liga.Gjatë leximit të përmbledhjeve  poetike “Madhështi mitike”, “Anadrini” Lumije Thaçi-Halili, dhe  "Mesudha", të botuar më 2005, 2006 dhe 2007 nga SHB “Ura”, Prishtinë, shihet qartë se me këto tri vepra kjo krijuese ia bë vetit vendin në rendin e krijuesëve të nderuara të letrave shqipe, duke krijuar individualitetin e saj krijues e intelektual përball sfidave që për jeton krijuesitë e ditëve tona.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •