PRANVERA ESHTE KTHIM
| Tuesday, 08.12.2008, 07:24 PM |
Gjithmone kendoj per nje cati
Ku dallendyshet perseri ngriten folete
mengjeset zgjojne me cucuritje
Per ison llafazane qe ngrihet lart ne rete.
Gjithmone mendoj kthimin tim.
Nje ze nga larg me peshperit ne vesh
Gjaku yt, eshte yni.
Eja, pragu te therret
Te pret, sic e ke lene.
Gjithmone kendoj nje kenge
Qe pikellimin mund.
Eshte shpresa, nuk jam vetem,
Dhe syri nenes hapur
Te lule radhiqja e Marsit
era e perkund.
Pranvera eshte kthim,
Gjithmone na therret.