STUHIA
| Tuesday, 08.12.2008, 07:26 PM |  

Nuk duket këmbë zogu,
janë strukur në fole.
S’dëgjohet asnjë zhurmë,
bota  sikur  fle.
 
Një erë e lehtë fryn,
pastaj mërmëritje gjethesh,
së largu fërshëllima,
dëgjohen kërcitje degësh.
 
Në qiell shkrepëtima,
gjëmimet të shurdhojnë.
Errësohet dita, nxihet.
Stuhia ja fillon.
 
Cdo gjë që gjen përpara,
e shkul e flak e hedh.
Degët më të dobta,
i thyen i bën përshesh.
 
E lodhur, pa marrë frymë,
kur sheh cdo gjë përdhe,
tërhiqet duke lënë,
qetesi që të gënjen.
 
Me lotë curg, qan qielli,
derdh shiun papushim.
C’farë rafshoi  stuhia,
harron sakaq  njeriu.
 
29 Korrik 2008


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •