Cikel me poezi
| Wednesday, 08.20.2008, 10:30 PM |  

ATE KOHE...
 
Ne ishim shumë të varfër,
Pse u ndamë?
Asgje s’kishim për të ndarë
Aq keq, si erdhi  ndarja?
Nuk e besuam.
kaloi pa u vënë re dita e parë
Pastaj një muaj,
Vite shkuan.
Ti s’dhe asnjë shënjë
të gjitha shenjat i harrova unë.
Mbetëm pa folur,
mbetëm të zënë.
Të tjerët, gumëzhinin si bletët
pas nesh
Duke na treguar me gisht
U deshën për vdekje
Atë kohë
 
 
TI S”ME LE TE HUMB
 
Shpirt, ti më thua
Të pres.
Më prêt –shkruan.
E dëgjova zërin tend.
Nuk jam unë
Ndaj s’të përgjigjem.
Desha të humb,
Syrit tend ti vidhem.
Por dashuria
Rendi, më kërkoi, më gjeti
në shtegun e verbër.
Vetminë time e la vetëm.
Më tërhoqi
S’munda  t’i  humb,
Syrit që më ndjek.
Shpirtit që më do me shpirt
Ti s’më le të humb!
 
 
DITA KISH BUZEQESHJEN TENDE
 
Nga thirrja jote u zgjova.
Kisha rënë në gjumë të thellë
U ngrita, dielli ish ngritur lart,
zbardhte  dita e re,
me buzëqeshjen e fytyrës tënde.
Njëmijë fjalë falenderimi të dërgoj
Kisha nevojë për  zërin tend.
 
 
SI T’A PRISH KETE HESHTJE?
 
Heshtje e gjatë,
Pikëlluese.
Në fakt dua të të them shumë.
Si t’a prish kete heshtje?
Trëndafila dua të të sjell,
të dehesh nga aroma,  të harrosh,
që për asgjë u grindëm.
Për pak kohë e menduam.
Tani  ndehet e gjatë  pa kufi,
deri kur ?
 

DASHURINE TENDE MOS HUMB !
 
Eshtë mundur shpirti,
në dyluftim me fyerjen.
Nga lotët e ftohtë është lagur,
Dridhet si purtekë,
në një qosh i vetmuar.
Ngashëren pa frymë,
me zë të shuar.
Lutja ri zgjuar.
Falmë o Zot!
Të gjitha shkojnë e vijnë.
Vec dashurinë tënde  mos humb!
 
 
SA KOHE JEMI NEN DIELL

 
Eja, këtu ka vënd për të gjithë.
Mer një cadër, ose një peshqir.
Nuk numurohen kokrrizat e rërës,
flladi  dhe valët.
Dielli i bën të shkëlqejnë njësoj.
Njësoj i kemi në trup,
rrezet e diellit, xhevahirë.
na puthin , puthin , pa ngopje,
na zbukurojne.
Mos lërë të të grryejë frika, mik
Sa kohë jemi nën diell.
Hija është larg,
nën palma prêt, pika qetësie derdh,
por, ne nuk e duam tani.
 
Gusht/2008
 JULIA GJIKA



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •