Poezia e Sali Bashotës në frëngjisht
| Monday, 09.01.2008, 08:14 PM |  

Sali Bashota
Revista e mirënjohur frënge Poesie premiere në numrin e saj më të ri (39) i boton pesë poezi dhe e prezanton poetin Sali Bashota. Poezitë: ”Gjeth i këputur”, “Shkretëtira”, “Poezi e vrarë”, “Adresa e nëmur” dhe “Shpendkeqja” nga libri “Bukuri e nëmur”(2006) janë përkthyer nga Frederique Duversin.

Poeti Sali Bashota deri më tani është përkthyer me libra të veçantë në disa gjuhë: në gjermanisht: Schalte das magische Licht ein (2004); në rumanisht: Exilul sufletului (2004); në anglisht: Only Death is White (2005); në maqedonisht: Ako stanam angel (2006), si dhe është prezantuar në disa panorama dhe antologji të poezisë shqipe në gjuhë të huaja.

E udhëhequr me një këshill të fortë redaktues, revista Poesie premiere propozon tre herë në vit botimin e shkrimeve të autoriteteve letrare nga mbarë bota . Krahas Lionel Resë i cili boton një numër  poemash të pabotuara, ajo prezanton gjithashtu në këtë numër shumë poetë të huaj ( një zgjedhje poemash të Alan Sillitoe, i cili është më i njohur si romancier nëpërmjet  përkthyesit Mishel Dyklo). Përveç dy autorëve të sipërpërmendur, në këtë numër të revistës janë botuar poezi edhe nga Ernest Pepin, Sali Bashota, Genevieve Roch, Ariane Dreyfus.

Ky numër  meriton të quhet  “Lavdërimi i tjetrit”, siç e thotë në shënimin e redaksisë Emmanuel Hiriart: “Revista Poesie premiere ka vendosur    shoqërojë në udhëtimin e vet poetik shumë poetë për të takuar e njohur realitetin ... Duke takuar tjetrin në veten e tij, duke përshkuar hapësirën e brendshme deri tek kontinentet më të largëta, poeti zbulon në mënyrë të çuditshme që është i të gjithë njerëzve.”


Baki Ymeri

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •