LETERSIA SHQIPTARE - NË KËRKIM TË SHPRESËS SË KALLUR


NË KËRKIM TË SHPRESËS SË KALLUR
| Saturday, 09.06.2008, 10:13 AM |  

E kërkova

në dhembjen

          e pezmatuar

në degën e tretur

të zogut

                   të harruar

 

shtigjeve

të shkelura

nëpër llucën

          e pistë

rragamave

nga erërat

pluhurngritura

 

në qepallën

          e teremekur

                   të harrimit

 

në gjuhën e memecit

          me shikim të tretur

 

në vrapin e lepurit

që merr rrokullisjen

teposhtëzës

 

edhe në dashurinë

          e shtegtarit

me vrapin e kthimi

 

në ujin

          amull

të lumit të tharë

 

në rreshkun e buzëve

          për pikën e ujit të etur

edhe në rrasën e gurit

ku drekojnë

          zanat që shitojnë

 

në plasaritjet a harruara

në motet e bjerra

në melodinë

          e fyellit të harruar

rafteve të kullave

nëpër mote

 

e kërkuam

në vetveten

          e nëpërkëmbur

          në ofshamat

në dënesjet e miturakut

          bonjak

          e pa djep

në lulakun e grimcuar

          nga molcat

në kaptellin e grabitur

          nga djepësit

në kupën e vajtimit

në vajin e vashës

          për nusërim

II.

ajo

nuk kishte pamje

as formë

vendbanimi i saj

          ishte thellë

                   i strukur

aq thellë

          në fund të pusit

                   të kallur

                    vuante

për një pikë ujë

          të kroit  të harruar

kishte ethe

dhe asnjë vend

                   pa mornica

e katandisur me thonjtë

          e mbetur në gurin e krisur

ajo e kishte humb

          kumtimin

          e kuptimit

 

vuajtjes ia kishte kërkuar

          shpresat e grimcuara

me thonjtë e miut

          në folenë e macjes

                   së uritur

 

në degën e tharë

për t’u takuar

          me kukunë e qyqes

me soditje të papërcaktuar

hapësirës së kallur

si të bëhet për ta  pasur

kthehet vallë loti mbrapa



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •