TË DUA
| Saturday, 09.06.2008, 10:15 AM |  

Të dua

Kështu siç je

Me teke e huqe

Prej lindjes deri në perëndim

Prej veriu deri në jug

 

Dimrin ta bëfsha pranverë

Pranvera mos t’u bëftë dimër

 

Le të jetë  kjo namë

Ndër më të mëdhatë

Drejtuar Ty

Pa pikëçuditëse në fund

Në fund pa pika të heshtjes

 

Të dua me çfarëdo mase

Në mëngjes

Në mesditë

Në mbrëmje

 

Të dua

Me kollën tënde të thatë

Me pëshpëritjet e përsëritura

Me zgjimet  e përlindura

Me turret dhe mburrjet

Me ofet dhe brofet

Me rritën  mbi shkrumb

Me qirinj  të ndezur varreve

 

Të dua

Aq sa mundem

Të dua

Aq sa ka shpirti fuqi

 

Të desha dje

Dardani

Të dua sot Kosovës

Si do që të jesh

Do të të dua edhe nesër



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •