RRAGATË
| Saturday, 09.06.2008, 10:16 AM |  

Në Gurubincë ka thatësi

Në zemrën time  shkrumb

 

Eshtrat e babait tim

Gurëzohen në Gurubincë

Tri orë këndej Kumanove

Unë në Gjilan

Numëroj orët larg meje

 

Gurubinca ka etje

Zemra ime shkrumbon

 

Sa therra gjembgjata

Sa hendeqe u hapën

Sa zezëre zijojnë

Mes Gurubince e Gjilanit

 

Përbindëshit e dalë nga përrallat

Gërryejnë hendeqe

Sipri  eshtrave të gurëzuar

Çalija mbjellin

 

Çafka, çafkanë, çalijave

Krrakamë korbash rragatë

 

Ku t’i gjej opingat

Çalijat për t’i kaluar

Ku t’i gjej zyzat

Të dal nga zijimi

 

Opingat janë të shqyera

Syzat s’e kanë  dioptrinë

 

I uritur për të rrugëtuar

Mbetem këndej hendekut

 

Me mbamendje

Për buzëqeshjen Tënde nën mustakë

Për diellin që do të lind

 

Në Gurubincë thanë thatësia

Në zemër shkrumbi shkrumbon

 

Andej e këndej

Krrakamë korbash rragatë



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •