Shaban Cakolli: "DIELLI I LIRIE " LIBRI I XV I DEMIR KRASNIQIT
| Wednesday, 09.10.2008, 07:16 PM |  

NGA LIBRAT MË TË RI JU PREZENTOJMË

"DIELLI I LIRIE "  LIBRI I XV I DEMIR KRASNIQIT

 
Shkruan: Shaban Cakolli

 
Demir Krasniqi është emër i njohur në hapësirën mbarëshqiptare,diasporë dhe më gjërë.Pedagog,gazetar e publicist,poet,këngëtar dhe kompozitor,është i pranishëm në një sërë shkrimesh publicistike në gazetat dhe revistat tona,poet i cili ka botuar poezitë të realizuara  artistikisht, iu ka dhënë frymën e melosit,i ka kompozuar dhe kthyar në këngë,i ka kënduar ëmbël dhe i ka mbjellur në zemrën e popullit artdashës.Një krijues i cili ka botuar  pesëmbëdhjetë vepra,nisi të  shkruaj në bankat shkollore duke u stërvitur për të mprehur mendjen dhe pendën,ku sukseset e tij uradhitën,e bënë të njohur dhe e radhitën në mesin e bijëve të mëdhenj të pendës.Ditë më parë ai pregatiti për shtyp  librin e tij krijues të pesëmbëdhjetin me radhë "DIELL LIRIE",diell të cilin e pritnin të gjithë shqiptarët,për të cilin u sakrifikue krijuesi ynë D.Krasniqi,për të cilin sakrifikuan shumë
atdhedashës,fatkeqësisht shumë prej tyre nuk i ngrohi kjo rreze.Para se të flasim për librin e tij,të shkëpusim pjesë nga biografia e këtij krijuesi të vyeshëm
shënime  për autorin:
 
DEMIR KRASNIQI
               
    U lind më datën 10 Shkurt 1950, në fshatin Tugjec të Malësisë së Gollakut, komuna e Kamenicës.
    Gjatë jetës së tij, ka ushtruar këto profesione:
Pedagog muzikor,
Këngëtar dhe rapsod popullor,
Kompozitor i këngës dhe valles në frymën e melosit popullor burimor,
Krijues poetik i vargjeve të këngës popullore dhe rapsodike,
Mbledhës i folklorit burimor muzikor shqiptar,
Publicist i shumë studimeve etnomuzikologjike,
Radio – gazetar dhe
Gazetar hulumtues.

Veprat e publikuara deri më tani janë:

“Mallëngjime e oshtima” – Prishtinë, 1993.
“Qamili i Vogël – zë që nuk shuhet” ,( monografi) – Prishtinë, 1995,
“Gjakon Kosova” – Gjilan, 1998,
“Bejtë Pireva” – Gjilan, 2002,
“Zeqir Maroca” – Gjilan, 2002,
“Këngë krismash lirie”I – Gjilan, 2003,
Këngë krismash lirie” II – Prishtinë, 2003,
“Familja Kurti nga Tugjeci” (monografi) – Prishtinë, 2004,
“Shtojzovallet e Gollakut”, ETMMK – Prishtinë, 2005,
“Kushtrim lirie” – Gjilan, 2005,
“Liman Shahiqi – trimi i Gollakut” – Prishtinë, 2005,
“Kroi i këngës” – Gjilan, 2006,
“Qamili i Vogël – Këngë përjetësie” – Gjakovë, 2006,
“Krenaria e Gollakut” – Gjilan, 2008 dhe
“Diell lirie” – Gjilan, 2008.
Jeton, punon dhe krijon në Gjilan.
Motoja e punës dhe krijimtarisë së tij është:

    “ Për emrin e Zotit,
       Për nderin e kombit,
       Për gjakun e dëshmorëve,
       Për eshtrat e varreve”!

"
Libri "DIELL LIRIE " i Demir Krasniqit,është i ndarë në gjashtë cikle apo kapituj,dhe cikli i parë nisë me"Diell Lirie",mes të cilit shtegëton me shpiertin e tij të ndezur dhe të plagosur nga padrejtësitë e kohës,që ushtruan të tjerët në hapësirën tonë kombëtare,duke lënë rrezet e diellit tanë nën mburojën e pushtusëve,diell të cilin e meritonte populli ynë liridashës,që natyra dhe krijuesi ia kishte dhuruar,që të tjerët ua uzurpuan dhe u desh të sakrifikojnë për rrezet e veta,rreze që mjerisht me mallin e ngrohëjes së tyre,shumë liridashës vdiqën pa  i përjetuar ngrohëtësitë e tij.

Përkushtime historike,është titulluar cikli i dytë i librit,ku pasqyrohet vepra e strategëve të shquar të popullit,që në luftë kundër pushtusëve shkruan faqet e historisë sonë me pushkë e pendë,guximin dhe mençurinë e tyre i dhanë nderë atdheut e kombit dhe vetës emrin liridashës shqiptarë.Heroi i këtij cikli radhitet poeti dhe luftëtari e komandanti i shquar çlirimtar Agim Ramadani,Mustafë  Salih Kelmendi,Sylë Zarbinca,Ramë Avdyl Pozhorani,Kongresi i Alfabetit,Prizreni djepi i kulturës,Bllaca e ferrit kamp i tmerit,Trimat e  Karadakut të Gjilanit etj.
Përjetime është kapitulli i tretë i këtij libri,ku krijuesi Demir Krasniqi,përshkruan përjetimet e
fatet thuaj tragjike të popullit,nxënësve të tij dhe përjetimeve të tyre në këto kohë që ishin të pakohë.Krijuesi sjell në kujtesë njerëzit e tij,atdheun,rrëpatjet në krijimtarinë e tij,shpalosjen e historisë kombëtare mes këngës dhe pendës në rrethana të jashtëzakonshme,dhembjet dhe dashuria për nxënësit e tij të cilëve pushtuesi deshi të ua rrëmbej dritën e diturisë,etj.........

Një cikël i dhimbshëm në shpirtin e krijuesit dhe ate mbarëkombëtar është cikli"OFSHAMË KURBETI";ku shpalos dhimbjet e të prekurve nga kjo ofshamë,mallin zhuritës për atdheun e tyre që lëngonte i robëruar,dashuria për njerëzit e vendit,por dhimbjet më së tepërmi shpalosen te bota e brendshme e poetit,por i pa mposhtur me një energji dhe revoltë,qëndron,bënë ballë e i fton për kthim,në Atdheun e tyre që tani buron  rreze të fuqishme të diellit të lirisë.Ai i fton në atdheun e tyre,ku qielli është tjetër,kaltërsia tjetër ku dhe shqiponjat e pëllumbat fluturojnë më lirë,pëllumba që dikur ishin të privuar nga kjo simbolikë,të sulmuar nga shpendët grabitçar,të cilët nuk trajtoheshin si pëllumba edhe në strehën evropiane,e cila vonë  ekuptoi se duhet të radhitet në mbështetjen e dhembjes së tyre.Këtë dhimbje të poetit e hasim te vargjet"Kthehuni","Loti i Nënës";"Foshnja kurbetçare","Rruga e
mbarë evlati im","Oh sa mirë me kurbetçarë" etj.....Metaforat e ftesave për kthim,tokë e ujitur nga lotët në vargjet e krijuesit Krasniqi janë të qëlluar në kontekstin semantik të vargjeve të tij,sepse radhitja e vargjeve në këtë mënyrë është bërë më ekspresive,me një mesazh tepër të qartë dhe domethënës ,me një zgjidhje artistike të goditur bukur artistikisht.

Cikli i fundit është përmbledhur me shkrime ku autori bënë fjalë për të tjerët atdhetarë të shquar,intelektual, të shquar në tradita patriotike dhe intelektuale,por  autori nuk la pa botuar me kujdesë pa ua hequr as një  shenjë pikësimi atyre që kanë shkruar për të.Të përmbledhish tërë brendinë e këtij libri domethënës mes një shkrimi të shkurtër është e pa mundur,botën krijuese të autorit lexuesi do të e njeh më mirë kur lexon librin e tij në tërësi,por duhet të jemi të qartë në një realitet:Shkrimet e këtij vëllimi"DIELL LIRIE" të Demir Krasniqit,marrin brumin e realitetit konkret të shqiptarëve kudo që ata jetojnë,ky libër është një tërësi e tij,një libër dinjitoz,që i jep autorit vulën e një poeti që tashmë ka krijuar unin grandioz të një krijuesi me famë.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •