Cikel me poezi
| Saturday, 09.13.2008, 07:46 PM |  

DITE E RE

Kjo dite e re

Erdhi me gjithë të mirat

Mbizotëron një qiell

I cili na fal entuziazmin

Lëri të gjitha punët- më thua

Të shijojmë castin

atë qe na ka dhënë Zoti, falas

Syte

Dy bebëza të vogla

Dy diej të blertë

Dy lëndina të buta

Të ëmbla për jetë,

Dy bebeza të thella

Përpinë cdo gjë në sekondë

Sycka si ato të tuat

Nuk gjënden në botë.

Dy bebeza kaldioskopike

Rrotullohen ngado

Të vërtetat zgjojnë,

Frike nga vdekja nuk kane,

Jo.

KUR NUK DO

 

Sa e rrëndë është,

kur nuk të duan.

Kur hapur është përbuzja,

nënvleftësimi, injorimi,

sa shumë vuan.

Sa i mjerë je,

Kur kupton se në  botë,

dhe në atë botë

nuk do njeri.

Zemer bosh

As hasmin mos shih.

 

VEGLA QORRE

Deget e lisit plak zgjaten,

prekin qiejt e viteve

me furtunat maten.

Ndjekin fluturimin e shqipes,

prehen në syrin e dritës.

Kanë blerim, në zemër gëzim.

Kur sopata e njeriut

pa meshirë godet,

i tëri lis dridhet.

S’kërkon mëshirë.

Sopata  harron,

se bishtin ja dha lisi.

Nuk ka kujdes kur prêt,

përtokë hedh lisin.

Bota e sheh

sopatën e vogël vrastare,

që punon si vegël qorre.

Me fajet

strukur qosheve hesht,

kurrë s’kërkon falje.

 

KUSH THA

Kush tha se nuk jemi njësoj,

kush tha se ti je brilante

Ne jemi mbrujtur

nga e njëjta argjilë

Nga i njëjti pocier

Nga të njëjtat duar

Kush na fut në ngasje?

 PA KTHIM PRAPA

Ishte ecje e gjatë.

U afrova,

por nuk e arrita.

Nje hap

dhe fillonte humnera.

S’me la te shihja,

ate qe desha.

Nje yll me tregoi

rrugen e vertete.

Pa kthim prapa,

vazhdoj ecjen.

ZERAT DALLOHEN

Këtu poshtë

Po xhirohet paradë e moshave

Kanë vënë maska,

Por mund t’i dallosh nga zërat.

Po të ngjitemi lart

Zërat do të jenë njësoj, të butë,

Fytyrën të vrarë nga mosha

s’do ta shohim më.

JULIA GJIKA

 SHTATOR/2008



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •