CUFE TREGANAKU
| Friday, 09.12.2008, 08:23 PM |  

Cufe e thwrrasin qw tw gjithw nw qytetin tonw. Nwna e ka quajtur Isuf. Edhe nw dekumente, kwshtu e ka.Por hajde, t'ja ndryshosh nw opinion.Tjetwr mesele kjo.Gjw, qw s'bwhet kurrw.Ajo qw ka lidhje me namin e tij nw qytet, ka tw bwjw me njw fakt tjetwr tw thjeshtw.Nga fundi i viteve 80-tw, Cufia punoi me makinwn e qumwshtit.Se si e siguroi, asnjw nuk e di. Atwhere,duhej qw tw kishe ndonjw mik tw fortw, qw tw kapje njw vwnd  si Cufja e qw konsiderohej, " njw fole pwllumbash ". Dihet,qw qumwshti nw atw periudhw,ishte si pikat e ujit. Pas tufwzimeve nuk kishte mbetur asgjw nga lwngu i bardhw e jetwdhwnws.Me racion si gjithwçkah. Njerwzit qw zinin rradhwn qw mbasdite, pwr tw neswrmen nw mwngjez sapo zbardhte, e prisnin makinwn me ato tw pakta arka qw duhej tw shiteshin, e qw numwroheshin sa gishtat e njw dore . " Erdhi Cufia " thoshin ata qw prisnin nw rradhw. Fwmijwt kur kalonte nwpwr rrugwt e qytetit, i thwrrisnin " makina e Cufes ". Sidoqoftw, tjetwr gjw duam tw tregojmw sot, pwr Isuf Treganakun.

        Pas kthimit tw rrotws sw historisw, andej nga 90 ta ,Cufia mbeti bosh. Me gisht nw gojw. Gazi 51-sh u prish, dhe asnjw usta nuk denjoi qw ta rregulloj mw.Mbeti hekurishte pwr nw metalurgji. Kur vjen e keqia, hapi derwn, thonw. Ato ditw kur njerwzit kishin dalw nw rrugw e thwrrisnin "Liri - Demokraci ", njw autobuz pasagjerwsh rrwzohet tek " Ura e Capit", rreth 15 kilometwr larg nga qyteti ynw. Tw vdekur nuk kishte. Nja  7 a 8 tw plagosur. Me ta ishte edhe Cufia, qw udhwtonte atw mwngjez pwr nw Kryeqytet. Shoqwronte babanw pwr nw onkologjikun e Tiranws. I kishte dalw njw gjendwr e madhe nwn sqetull e mjekwt e qytetit e rekomanduan pwr atje. Atw kishte Cufia si njeri tw shtrejtw, pasi nwna e kishte lwnw fare tw ri.Kur erdhi ndihma e shpejtw, djali ishte nw koma. Disa i vunw shpresw disa tw tjerw jo.Frakturw nw kraharor dhe demtim tw kollonws kurrizore. Kaq duhet qw tw hysh nw kategorinw e handikapatwve.Mw pas spital me spital. Plot dhjetw vjet. Po me raport nuk mund qw tw mbahet njw familje, si ajo e Cufes, prej katwr veta. Dy djem e gruaja, pasi babai kishte kohw qw kishte ikur nga kjo jetw. I pa zoti pwr asgjw. Shokwt e tij tashmw çanin. Ca u bwnw tregwtare duke u marrw me bisnese. Ca tw tjerw shofera me taksi. Ca mw tw shumtwt,  bwnw si bwnw, dhe morwn dhenw nw Greqi, e nw Itali. Po ku ishte pwr punw Isuf Treganaku?. Djemtw, tw vegjwl. Mw i madhi 15 vjeç.E futi disa muaj si kamarier nw lokalin e njw miku te tij. Se bashku me lekwt e raportit qw merrte nw fillim tw çdo muaji, e qw ishte gati simbolik, pwrbwnin buxhetin e vetwm familjar. Vasilika ishte e papunw. Edukatore nw fillim, por pas reformave ekonomike qw bwnin qeveritw, u shkurtua. I u mbyll çerdhja nw lagjen "Spahikore". Punw nuk i dha mw njeri.Por, dy vwllezwr e njw motwr tw vetme, i kishte nw Athinw, nw Greqi. Kishin shkuar  gjashtw vite tw shkuara, dhe nw njw fare mwnyre, i a kishin parw hajrin . Rregulluan ekonominw, ndonwse bwnin punw nga mw tw rwndomtat

            - Hajde tw shkojmw - thoshte vazhdimisht Vasilika. Po ku ishte pwr punw Cufia?- Ti rri nw shtwpi se nw punw do tw dalw unw dhe djali. Atje paguhet mw mirw. Njw dhrahmi wshtw baraz me 5 mijw lekw tw tona

            Cufes nuk i dilte llogaria qw bwnte Vasilika. I rrihte mwndja gjithw natwn atje. Nuk kishe ku ta kapje. "Mw keq s'bwhet ", thoshte me vehte. I rridhnin lotwt i kthyer nw njw cep tw shtratit. Vasilika i a dwgjonte dwneswn.

            - Mos bwj kwshtu - i thoshte dhe e ledhatonte. - Burrat nuk derdhin lot.

            Po hajde ta mbaje Isuf Treganakun.Burrw qw i vinte turp nga vehtja.

            Vitin e fundit zbriste poshtw pallatit, e ulej pwrballw  unazws sw qytetit, qw kalonte aty pranw. Meti, pronari i njw klubi qw ishte ndwrtuar nw mes tw dy pallateve, e qw kishte punuar nw park si xhenerrik, e ftonte vazhdimisht pwr njw kafe. E qeraste se i a dinte hallin. Aty vinin edhe disa shokw tw tjerw tw Cufes. Zakonisht pasdite, pasi i kishin mbushur xhepat. Punonin  shofera me furgona pwr nw Tiranw. Ata e kthenin nga njw gotw sa pwr t'u shplodhur. I jepnin edhe Cufes. Alkoli kwrkon shokw e miq. Nuk pihet vetwm. Pastaj mezeja. Meti gjithmonw gjente mwlçi, shpnetka, e zemra. Qofte , po se po, pasi ai ishte mjeshtwr. I gatuante me errwza qw tw lije thonjtw aty.

            Patericat nuk i ndjente mw Cufia, sapo kthente ndonjw gotw. Thonw se pijetaria wshtw zanati i fukarait.Kjo mbase, qw tw le gjithmonw trokw, e pa asnjw dyshkw nw xhep. Por Cufia nuk ishte bwrw akoma profesionist. Sapo e kishte filluar.Nw shtwpi ama nuk durohej era e alkolit. Vasilika qante.

            - Jetw qeni - thoshte e shkrihej nw vaj. Vajtonte fatin por edhe pwr Cufen i vinte keq.

            - C'ke , moj ti?. Para nuk po prish. Shokwt mw qerasin çdo ditw.

            Vasilika e kuptonte, se Cufia kishte gjetur njw mwnyrw, pwr tw pwrballuar dramwn qw i kishte pllakosur, duke e hequr mwndjen atje nw klub.Kwrkonte qw ta shkwpuste nga ai ambjent, e nga kjo rrugw qw kishte zwnw.

            - U mbush kupa - tha njw ditw. - Nuk durohet.Shkojmw si gjithw tw tjerwt. Kam biseduar edhe pwr vizat greke. Do tw mw ndihmojnw vwllezwrit dhe motra.

            Dhe vwrtetw , ata tw sojit tw Vasilikws qw ishin shwnkollas safi, e mbajtwn fjalwn. Mblodhwn ca lekw dhe ja zunw derwn ambasadws greke, kwtu nw Tiranw. Kur e panw se nuk ishte gjw kjo puna e ambasadws, blenw nwn dorw  vizat, dhe i a çuan motrws nw shtwpi.

        Isuf Treganaku, pa e ç'nuk pa, vendosi mw nw fund, qw ta mirrte edhe ai rrugwn e kurbetit. Si gjithw tw tjerwt nw kwtw Shqipwri mjerane, qw nuk tw mban dot as me bukw. Rrugwn pwr nw Athinw familja Treganaku e bwnw me Autobuz. Plot njw ditw. Dolwn nw mwngjez herwt nw Rrogozhinw me njw furgon taksi, e pastaj nw darkw vonw, mbritwn tek Omonia. I pritwn si s'ka mw mirw. Tre ditw ishin mysafir, ha e pi e ngre shwndete. Ditwn e katwrt, Vasilika doli nw punw sw bashku me djalin e madh Fehimin, qw mori emrin Thanas. Provizorisht u sistemuan  tek vellai i dytw i Vasilikws, pasi aty kishte mw shumw hapsirw. Dita e pestw shkoi si e katwrta. Edhe njw tjetwr po kwshtu. U mbush java e familja kishte fituar 40 mijw dhrahmi. Pwr nw Shqipwri nuk ishin pak, por ç'hall qw ishin nw Greqi. Kushtojnw gjwrat, se familja kishte filluar qw tw ushqehej me xhepin e vet. Pwrswri ra nw hall Isuf Treganaku. Ditwn ishte i vetwm nw shtwpi, pasi qw tw gjithw shkonin nw punw dhe nwpwr shkolla. Edhe djali i vogwl i tij ishte rregjistruar nw njw shkollw aty afwr.

        Njw mwngjez , Cufia, pa nga dritarja e banjws njw klub aty poshtw. Pwrballw rrugws " Korrinthi ". Njw kthinw e errwt, ku nuk hynin e dilnin shumw klientw. Mwndja i mbeti aty. I kishin hyrw nw qejf kwto lloj klubesh Isufit.Bwnte e ç'bwnte, sytw nuk i a ndante gjithw ditwn. Por edhe nw mbrwmje kur mblidheshin e gjithw familja, sw bashku me atw tw kunatit tw tij, Cacit. Ky e pikasi burrin e motrws. Ja dinte historinw nw Elbasan. I kishte rrwfyer e motra. Njerwzit shpesh qajnw hallet me njwri tjetrin, e jo mw ta kesh fisin apo gjakun twnd.

            - Meri kwto 5 mijw dhrahmi. I ke nga unw. Kur tw tw mbushet mwndja, zbrit deri poshtw tek klubi i Mistos, e pi diçka qw tw tw pwlqejw. Mund qw tw kalosh edhe kohwn aty, sepse mwrzitesh vetwm kwtu nw shtwpi.- i tha njw mwngjez, ndwrsa po dilte pwr nw punw. Ja futi nwn jastwk.

            Cufia reagoi me mimikw, por tjetri i a bwri me gisht nw gojw, qw tw mos fliste me njeri. Pra ishte njw sekret, qw duhej ta rruanin veçse ata tw dy.

            Atw ditw Isufi nuk lwvizi nga vwndi. E shihte klubin nga dritarja, por se dha vehten.Tw neswrme duroi deri nw drekw. Pasi hwngri njw gjyswm pulw tw pjekur,qw i a kishte pwrgatitur Vasilika pwr drekw, mori patericat, dhe zbriti nw shkallw. Fundja, mund qw tw pinte njw kafe, ashtu siç e kishte kwshilluar i kunati.

            Nw kafe nuk kishte vwnde bosh. Ndryshe nga ç'e kishte parashikuar Cufia. Njerwzit me sa duket, rrinin dhe kalonin kohwn aty. Kondicioneri tw bwnte qw tw harroje vapwn pwrjashta. Nuk durohej ajo, sidomos kwtu nw Athinw. I vetmi vwnd qw i u duk i pwrshtatshwm Cufes, ishte pranw banakut. I u kujtuan disa filma amerikan ku, njerwzit rrinin nw disa frona tw lartw, e mbwshteteshin nw banak.Ashtu bwri edhe ai. Nuk e dha veten fare

        - Oriste - i tha bufetieri, njw  burw mbi tw 50 tat, pak i trashw e me flokw tw rwna.

            - Metaksa - porositi Cufia si fillim. Ja kishte dwgjuar emrin kwsaj pije, pasi mbahej si krenaria e grekut, ky lloj konjaku.Dhe nuk i u duk i keq. E mbajti  brenda nw gojw njw gllwnkw, si pwr ta shijuar, e pastaj e kapwrceu poshtw. Kishte edhe aromw edhe shije.E hoqi ngadalw, ulur atje nw fund tw banakut, nw krahun e djathtw. E çoi deri nw njwzet minuta. Me nuk bwhej.Cufia nuk e hiqte as cigaren. Hidhte vshtrimet nwpwr sallw e tavolina, e pastaj, ndiqte gjithw veprimet qw bwnte  banakieri grek. Porositi edhe njw tjetwr. Kwtw herw  tw shoqwruar edhe me njw kafe.Greku e kuptoi qw klienti i tij nuk ishte grek, por nuk e pyeti

        Kur e kishte kaluar mezin e gotws sw " Metaksasw ", nw derw u dhanw dy burra me kostume bezhw e gri. Ishin pothuajse nw moshw tw Cufes. Njw prej tyre mbante nw dorw edhe njw valixhe tw zezw. Nga ato qw duken si diplomatike. Ky detaj i ra nw sy Cufes, sepse tw dy burrat qwndruan pwr njw moment tek dera,  duke kwrkuar me sy ndonjw vwnd tw lirw.

        Pas pak erdhwn tek banaku. Afew Isuf Treganakut. Njw vwnd ishte aty. Tjetri mbeti nw kwmbw. I ktheu kurrizin Cufes. Flisnin rusisht. Porositwn edhe ata nga njw pije, e pwrswri vazhduan qw tw flisnin me njeri tjetrin. Cufia nuk kuptonte asnjw fjalw. Dhe ato qw kishte mwsuar dikur nw shkollw, nuk i kujtoheshin fare.Po kujt i hynte nw punw biseda e tw tjerwve. I u kthye gotws, dhe e hoqi edhe njw gllwnkw. Bwri ashtu si herwn e parw. Pastaj thithi kafen qw ishte ftohur, sepse ashtu e donte Cufia. Ishte mwsuar me shokwt, tek klubi i Metit, qw turreshin pas rakisw.Pwr tw kaluar kohwn kishte ardhur nw kwtw lokal,shqiptari qw banonte nw njw qytet,atje buzw Shkumbinit. Filxhani u boshatis dhe Cufia i hodhi sytw tek konjaku. Atje e kishte merakun. Ishin a s'ishin dy tw rrufitura tw tjera. Sidoqoftw, mund qw tw shtyheshin edhe dhjetw minuta aty.Ora kishte shkuar tek katra, dhe pas pak nw shtwpi, do tw ktheheshin tw punwsuarit. "Dhjetw minuta nuk janw shumw " mendoi Isuf Treganaku ", shkojnw menjeherw "

        Ata qw flisnin rusisht dolwn nw derw. Cufia i ndoqi me sy. I pa edhe kur u futwn nw njw " Nisan " qw ishte parkuar pwrballe. Fluturuan. " Edhe une kot e zgjas. U bw vonw ", kwrkoi qw t'i mbushw mwndjen vehtes, Isuf Treganaku. E hoqi me njw tw gwlltitur lwngun qw kishte mbetur nw gojw, dhe u bw gati qw tw shkojw.Nuk kishte bwrw as edhe dy hapa, kur e thwrret banakieri. Qwndroi. " I kam paguar qw tw gjitha " tha me vehte

            - Qirije - foli pwrswri banakieri.

            Cufia ktheu kokwn.Tjetri foli greqisht. Isufi nuk kuptoi dot asgjw.Banakieri tregoi pastaj me shenjw, duke ngritur mbi banak valixhen e zezw, qw e kishin sjellw rusishtfolwsit. Pwr njw çast ai la banakun, e me valixhen nw dorw, erdhi deri tek Cufia pwr tja sjellw, pasi ai mendonte, se valixhia i pwrkiste Isufit.Ndjeu qw u skuq nw fytyrw, e nw çast u pendua qw nuk tha, qoftw edhe me shenjw, se " nuk wshtw e imja "

            Kur doli jasht derws ishte bwrw gjithw djersw. Doemos , jo nga vapa. Tjetwr hall ky pwr Isuf Treganakun. Nuk mund qw tw ç'bwhej me kjo histori e valixhes sw zezw.Kapwrceu rrugwn, e u fut nw hyrjen e kunatit tw tij, poshtw shkallwve.Mwndja, i tha nw vwnd qw tw hapte, dhe tw shihte ç'kishte brenda. Pwr njw çast u dyzua. Pastaj, e hapi duke twrhequr njw sustw, si njw sumbull xhaketw. C'tw shihte?  Tufa me para. Dhrahmi qw tw gjitha. Disa ishin edhe tw reja.

            Ndjeu qw i u drodh i gjithw trupi dhe i u erresuan sytw. " Veçse droga ve nw zap kaq lekw, " tha me vehte " Oj!,paskam tw bwj me mafioze ". Qwndroi pwr njw çast ashtu nw kwmbw. Nuk dinte se si tw bwnte. Asnjw vendim nuk mund qw tw merrte. Mbase nuk ishte i aftw nw atw moment. Por njw gjw e kishte tw qartw. Aty tek kunati, nuk mund qw tw qwndronte mw. Duhej gjetur njw zgjidhje. Me mafiozet nuk wshtw shaka. Fshiu djerswt me shami, dhe pasi e palosi nw xhepin e pantallonave tw dokut, e rrwmbeu valixhen, dhe u vu pwr udhw.Mwndja i tha qw tw kthehej nw Elbasan. Nuk kishte rrugw tjetwr. Doli nga prapa shtwpisw, nga njw rrugw e ngushtw ku nuk dukej klubi grek.Tw parws taksi i ngriti dorwn. " Omonia " i tha shoferit. Pagoi nga kusuri i metaksasw  dhe kafes. Qw atje e dinte udhwn pwr tek autobuzwt. Kur shkeli aty me patericat ndwr duar, dhe valixhe e zezw tw rusishtefolwsve, nuk e ndjeu veten swrrish mirw. Punw qw s'bwhej  deri nw Kakavi. Autobuzat niseshin afwr mesnatws. Kwrkoi  taksi pwrswri.

            - Oriste - tha njw gjatovinw, shofer taksie. - Pu tha pas or file-e-e?

            - Kakavija - i u pwrgjigj Isuf Treganaku

            - Dhrahmi shumw- foli gjyswm greqisht e gjyswm shqip greku i taksisw, qw e kuptoi se kishte tw bwnte me njw shqiptar

            - Ne, ne, ne - tha tre herw Cufia, i sigurtw se do ta hidhte lumin me herwn e parw.

            Shoferi shkruajti me gisht nw ajwr  " Njwqindmijw "

            - Dhrahmi or file, dhrahmi.

            Cufia i u drejtua derws. Shoferi zbriti nw çast dhe shkoi qw ta ndihmojw . I a mori patericat, si dhe çantwn, dhe ja vendosi nw sedilen e pasme. Tjetri u rehatua. " Tw dalw ku tw dalw ," tha me vehte  Isufi, ndwrsa shoferi e ndezi benzin e tij.

            Udha kalonte nwpwr Korinth e pastaj deri nw Rio tw Patrws. Atje hypwn nw njw  transportues qw kalonte ngushticwn qw lidh Peloponezin me kontinentinn dhe morwn drejtimin pwr nw Janinw. Shoferi kishte qwlluar nga ata, qw e kanw vetw merrak shpejtesinw. Mbase nxitonte edhe pwr vete, pasi duhej qw tw kthehej shpejt.
            Pas tre orw e ca, ndalwn tek" Rrepet e Agrinjos ". Shoferi u fut brenda qw tw pinte diçka tw ftohtw, se uji aty ishte si me pikatore, dhe i ngrohtw. Cufia gjeti rastin, dhe e hapi valixhen pwr tw nxjerrw ndonjw lek, qw i duhej pwr udhw.Nuk vonoi se edhe shoferi mbriti shpejt. Greku fwrkoi njw herw duart duke i pwshtyre lehtw, dhe si e lwmoi timonin, u sul pwrpara shigjetw.

            Shpejt kaluan edhe Artwn nw "Gjirin e Ambrakisw", e morwn pwrpjetwn e lehtw, qw tw nxjerr drejt e nw Janinw. Ora 9 e darkws, i zuri buzw liqenit tw qytetit tw ish Pashait, Ali Tepelena. Nuk qwndruan aty, ndonwse shoferi e pyeti me shenja Cufen, mos kishte nevojw pwr tw ngrwnw ndonjw gjw, apo ato personale. Shqiptari mohoi me njw tw tundur tw kokws. Tjetri bwri kryqin, dhe u nis rrufe jashtw Janinws, nwpwr terrin  e natws me hwnw...Ajo mbi supe malesh dukej e verdhw dhe e ftohtw, si nw tablotw e Vangjush Mihos. Ishte krejt indiferente.Benzi i grekut çante me shpejtwsi pwrpara, dhe ato 80 e ca kilometrat, i bwri gati me njw frymw.

        Tek dogana Cufia i zgjati disa kartmonedha. Greku hapi derwn dhe i numwroi nw kwmbw. Pastaj i palosi dhe i futi nw xhep

            - Hajde, kalinikta, or file.- Mori ktheswn me zhurmw dhe rendi poshtw rrugws sw ngushtw. Rrwzw kodrws sw pjerrwt.

        Isuf Treganaku kishte qwndruar si njw statujw. Poshtw patericave kishte vendosur valixhen e zezw. E zuri halli i madh. Njerwz nuk kishte, por merraku se gjithwçkah ishte zbuluar atje nw Athinw, e brente pwrbrenda si njw molw e vwrtetw. Doganiere grek nuk kishte. Ishin ndwrprerw qw tw gjithw veprimet.Veçse ca djem tw rrinj qw sorollateshin, e tek tuk, ndonjw ushtar nga ata tw kufirit grek, qw kalonin tw shkujdesur mespwrmes ambientit

            Ndwrsa Isuf Treganaku ishte nw mes tw mendimit pwr tw kaluar nw anwn shqiptare, apo tw priste aty, deri sa tw zbardhte mwngjezi. I u duk se dalloi dy fytyra krejt tw njohura.

            - Edhe ti pwr nw Greqi, Cufe?

            - Jo, jam pwr kthim - u tha ai dy djemwve qw e pyetwn.

            - Paske shans. Tani vjen Halili i Zybasw me furgon. Zwre se ka mbritur. Duhet qw tw jetw nw anwn tjetwr, tek dogana jonw. Atje presin tre a katwr pasagjerw, qw do tw udhetojnw sonte drejt Elbasanit. - tha njw bjond i gjatw, qw Isuf Treganaku ende nuk po e sillte ndwr mwnd.

            - Me falni - foli ngadale Cufia - Nuk po u njoh

            - Jam djali i Hasanit, qw ka patur  autobuzin e Belshit - u pwrgjigj  shoku i bjondit. - Ky tjetri wshtw djali i Kiços . Kasapit  te Shwnkollit

            Isuf Treganaku u çel nw fytyrw. Vuri buzwn nw gaz

        - Erdhwm me pasagjerw, po sonte nuk udhetojmw. Do ta kalojmw natwn kwtu. Makinat i kemi lwnw pwrtej doganws Shqiptare. Jemi pwr nw Janinw nw mwngjez. - vazhdoi ai qw tha, se ishte djali Hasanit.

            - Nw se do tw shkosh qw sonte, nw Elbasan, duhet kaluar shpejt .Halili mund qw tw niset menjwhere. - tha gjatovina bjond.

- Ndihmoje ti Isufin, se unw po nisem  tw lajmwroj Halilin          

Djali tjetwr u nis  gati me vrap. Valixhen  e mori nw dorw bjondi . Ai i futi edhe njw krah Cufes, dhe ashtu shpejt e shpejt, me njw frymw, u dhanw nw anwn tjetwr tw kufirit

        Halili nuk kishte ardhur ende. Dhe kwtw, qw tw dy djemtw e rrinj elbasanas, qw udhwtonin pwr nw Janinw, e konsideruan fat tw madh pwr Cufen. Dhe ashtu ishte. Vwrtetw, nw se ndonjw do tw mund tw mwsonte, qw nw atw valixhen e zezw tw Isuf Treganakut, kishte aq para, sa mund qw tw blije gjysmwn e Elbasanit, do tw bwnte njw katrahurw tw vwrtetw. Po Cufia, qw kishte braktisur gjithwçkah pwr tw, nuk e dha veten. Ndoshta, pwr tw mos dyshuar as tw tjerwt, qw ishin aty rrotull.

            Halili qw ishte njw i njohur i vjetwr i Isuf Treganakut, e qw kishte punuar nw Parkun e Mallrave, mbriti mbas njw gjyswm ore. Bashkw pinin tek klubi i Metit sapo kthehej  nga rruga e Tiranws. Moshatarw, e miq tw vjetwr, qw kur ishin nw kursin e shoferwve , atje nw Krastw.

            - Bwre mire qw erdhe. E ndjemw mungesen twnde, o Cufe. Nuk shtw pwr nw Greqia. Pwr ne, njw gotw wshtw shumw, dhe atje nw shtwpi. Eshtw i rwndw kurbeti. - tha Halili, sapo zuri qw tw zbresw nga dogana Shqiptare.

        E kishte vwnw pwrpara Cufen, dhe pas, katwr pasagjerw. Furgoni fluturonte drejt Gjirokastrws.

            Rrugws, qw wshtw tepwr e gjatw dhe e lodhwshme, sidomos, kur futesh nwpwr kodrinat e Mallakastrws, hyp e zbrit, te dy shokwt e vjetwr, u fjaloswn e qanw hallet. Sipas Halilit, Cufia kishte bwrw shumw mirw, qw kishte lwnw dy djemtw e Vasilikwn, nw Athinw. Ishte treguar "shumw i mwnçur", e "largpamws".

        Aty nga mwngjezi, hynw edhe nw Elbasan. Halili, qw ishte shok, pwr kokwn e shokut, e çoi deri tek pallati i tij Cufen. E ndihmoi qw tw ngjitet edhe nw katin e dytw, sepse atje banonte Isuf Treganaku. Nuk i kishte dhwnw njeri kat tw parw, kur pesoi aksidentin. Vwrtetw qw qeveria wshtw demokratike, por nuk do t'ja dije pwr banorwt, qw jetojnw brenda kufirit, qw quhet Shqipwri.Ajo kujtohet pwr ata, vetwm kur u lipsen votat, nwpwr fushata zgjedhjesh. Isuf Treganaku nuk kishte pritur asnjwherw mwshirw.

            Gjwja e parw qw mendoi, sapo u zgjua nga ai gjumw i thellw, aty nga mbasditja, ishte mendimi, se si mund qw tw lajmwronte ata pwrtej kufirit. Doemos qw ishin bwrw merak.

            U vesh dhe mori patericat, dhe trokiti nw shtwpinw e Llaq Kaçaunit,qw e kishte komshi, dy dyer pwrbri.Ai kishte telefon, aty nw atw kat.

            Gjitonwt u gwzuan me tw madh e tw vegjwl, kur e panw nw derw Isuf Treganakun, dhe i premtuan pwr t'ia mbaruan shpejt kwrkeswn.Pasi  pinw nga njw gotw mirwseardhje, dhe pas pyetjeve tw shumta, pwr Athinwn e njerwzit, dhe si mbritwn atje, vetw Llaq Kaçauni, qw nuk ja gjeje njw shok tw dytw aty pwr hokatar e barcaletaxhi, i dha nw dorw telefonin Cufes.

            - Na bwrw merak more Isuf -i tha Vasilika, qw ngashwrente nga lotwt e psheretimat. - Kemi alarmuar gjithw Athinwn pwr ty, mor Cufe. Ku nuk kemi shkuar, edhe nw Astronomi. 

            "Kaq u desh", tha me vete Isuf Treganaku. Mezi priti tw neswrmen.Shkoi drejt e nw postw, aty afwr. Kwrkoi numrin e tw kunatit, e i tha keto fjalw:

            " Mjaft mw nw Greqi. Nuk wshtw pwr ju ajo. Nw se mw ke kunat, merr twt motwr, sw bashku me twt vwlla, me fewijw e ku ta dij unw, dhe ejani urgjentisht kwtu. Isuf Treganaku po vdes.Kwtw ja kanw thwnw doktorwt. Pwr tre ditw jam nw dhe.Kaq kisha pwr tw thwnw.Dua t'iu shoh edhe njw herw pwr tw fundme. Mirwardhwshit.

            Atw ditw, edhe tw neswrmen nw mwngjez, Cufia ishte i qetw. Pasi hwngri njw byftek tek klubi i Metit, tw shoqwruar me njw gotw verw,shkoi e u sheshua nw shtwpi,nw pritje. Valixhen e vuri  pwrballw. Lekwt nuk i kishte luajtur. Do t'ua tregonte ashtu siç i gjeti. Kishte vendosur qw tw jetonin tw gjithw bashkw." Ata e treguan veten. Tani wshtw rradha ime. Tw mw falin pwr vdekjen qw u sajova, me qwllim pwr ti mbledhur. Kjo nw tw vwrtetw, wshtw rilindja ime e dytw nw kwtw jetw. " tha nwn zw,sikur donte qw ti mbushte mwndjen vehtes,e cila sipas tij, duhej qw tw qetwsohej pas gjithw tallazeve qw kishte hequr,nw kwtw periudhe tw vwshtirw tw jetws sw tij.


Bordo Dhjetor 2005

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •