Dhija me tre edha, një vepër rumune për fëmijë në gjuhën shqipe
| Friday, 09.19.2008, 09:41 PM |  

Capra cu trei iezi/Dhija me tre edha, e poeteshës Corina Matei Gherman është një vepër e re rumune për fëmijë, e përkthyer edhe në gjuhën shqipe. Fjala është për një adaptim poetik sipas veprës me të njëjtin titull të autorit klasik Ion Creanga, bashkëkohanik i Eminescut. Libri e pa dritën e botimit këto ditë në Editurën prestigjioze Timpul të Jashit (Moldovë), dhe atë në të dy gjuhët, duke patur për redaktor eseistin Marius Chelaru, mik i sinqertë i kulturës shqiptare, ndërsa ballinën dhe ilustrimet artistike i realizoi Florin Buciuleac. Përmes versionit në gjuhën shqipe të këtij “ri/leximi” në versionin e Corina Ghermanit, të njërës nga përrallat më të njohura rumune për fëmijë, kemi bërë një hap të ri drejt njohjes reciproke, nëpërmjet kulturës, të dy popujve që kanë shumë gjëra të përbashkëta përgjatë historisë.
 Corina u lind më 30 mars 1967, në lokalitetin Erbiçen, rrethi i Jashit. Komuna, përkatësisht bashkëfshatarët e saj e kanë shpërblyer me Mirënjohjen „Qytetar Nderi i Erbiçenit”. Është doktorante e Universitetit të Jashit, anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, autore e disa vëllimeve me poezi, përralla, studime turistike, ekonomike, të psikologjisë menaxheriale, të historisë së ilustruar të letërsisë rumune etj. Ndër to shquhen librat Lule nga pranvera, Ëdrra e Mosh Nikucës, Mbi flatrën e ëndrrës Në hijen e rërës, Qyteti i Kërminjve, Plaga e yllit, Pylli i Lumutrisë, Kur gurët flasin, Dilema e Lotzonjës, Përralla e një ëndrre. etj.  Autor i përkthimit të kësaj vepre në gjuhën shqipe është autori i këtij shkrimi: Baki Ymeri.
    
 
Corina m. Gherman

DHIJA ME TRE EDHA
 (Adaptim poetik sipas veprës së autorit Ion Creanga)

Diku pranë një pylli,
Me pishat e verdha,
Në një shtëpi të vogël
Banonte dhija me tre edha.

Edhat ishin si argjendi,
Dhe nuk i ngjanin njëri/tjetrit.
Tërë ditën loznin të gëzuar,
Sidomos voglushi i lazdëruar.

Një ditë i ftoi edhat
Dhe u tha me zë të lartë:
- Mamaja shkon në pyll,
Që t’ju sjellë ca mjaltë.

Pasi të dal nga shëpia,
Derën ta mbyllni mirë
Dhe të rrini urtë të gjithë.
A më dëgjuat me pahirë!

Që të ma njihni zërin
Në mesditë, në ditën e plotë,
Unë do të jua këndoj një këngë,
Kur do vij nëna do thotë:

„Tre edhat e thanës,
Hapnia derën nënës!
Se nëna ju sjell juve:
Gjethe në buzë,
Qumësht në cicë,
Një top krype
Në shpinë,
Miell
Nën shputa,
Dhe një tufë me lule
Nën sqetulla fodulle.”

Pas së cilës i pyet shtruar:
Edhat e mi, a keni kuptuar?
Pastaj shkon në pyll
Që t’i mbledhë e gëzuar.
Dhija kur ua tha porosinë,
Ujku lart e pat dëgjuar:
Ai kaherë donte që edhat
T’i gëlltisë duke kënduar.

Duke qenë kumbar i dhisë,
Vetëm aq pat pritur -
Të dalë te porta e shtëpisë
Dhe të fillojë duke bërtitur:

„Tri edhat e thanës,
Hapnia derën nënës!
Se nëna ju sjell juve:
Gjethe në buzë,
Qumësht në cicë,
Një top krype
Në shpinë,
Miell
Nën shputa,
Dhe një tufë me lule
Nën sqetulla fodulle.”

- More djema haj ta hapim,
Tha edhi i madh nën hënë,.
Ka arritur tani mamaja
Dhe na sjell për të ngrënë.

-Mos ta bëni këtë marri,
Foli edhi i vogël nën kapak.
Ky nuk është zëri i mamasë.
Është tepër i trashë, pritni pak.

 *
Duke i dëgjuar këto fjalë,
Ujku u nis nga hekurishtja.
Duke mprehur gjuhën e dhëmbët,
Erdhi përsëri te torishtja.

Zëri i tij, tani i hollë,
Si zëri i dhisë nisi t’jehojë
Duke u ngjitur për rrezen e derës,
Sërish nisi të këndojë:

„Tri edhat e thanës,
Hapnia derën nënës!
Se nëna ju sjell juve:
Gjethe në buzë,
Qumësht në cicë,
Një top krype
Në shpinë,
Miell
Nën shputa,
Dhe një tufë me lule
Nën sqetulla fodulle.”

 *
Tha përsëri edhi i madh:
- Jeni të vegjël, nuk kuptoni.
Mamaja është, me ushqim për ju,
Ia hapi unë, pritni e mos vajtoni!

- Kjo nuk është mamaja jonë,
Bërtitën edhat si do buaj.
Dëgjoni dhe ju më mirë.
Zëri duket si i huaj…

I hidhëruar pse nuk i dëgjoi
Vëllezërit e tij të lazdëruar,
Edhi i madh derën e shtëpisë
Dhe e hapi i vetmuar.

Edhi i madh dhe i mesmi
Të furishëm si zjarri shihen
Brenda një sekonde,
Nga armiku ditën të fshihen.

I vogli përpëlitet në zgërbonjë,
Nën qershi i mesmi si njalë:
Me mendim të bardhë, si çdonjëri
Për të mbetur kështu gjallë.

Por përnjëherë ujku kërceu
Brenda një çasti si hark
Dhe edhin budalla
E dërgoi drejt e në bark.

Ujku nuk u ntrash fare
Dhe nga zori gënjente.
Shtëpia i dukej një labirint  —
Dhe asnjërin s’po e gjente…

I lodhur, i kapluar nga uria,
U ul ujku mbi një lis,
Një kollitje e dëgjoi edhi
Apo govatën që u gris?

I fshehuri nën ujk rrëshqiti
Dhe bërtiti me zë të naltë:
- Tungjatjeta mor kumbar!
A u ftohe apo u dehe me baltë.

- Eja këndejpari, mor hajdut,
Ah,këtu qenke, e ia ngjiti.
Dhe nga strofulla duke e nxjerrë,
Përnjëherë e gëlltiti.

 *
Pastaj hallakati nëpër shtëpi,
Gjoja se do të gjejë ndoj grimë…
Ndërsa mezini nga arusha
Memzi që merrte frymë.

Pas kësaj ujku e merr me shputë
Gjakun që pikonte përdheu
Duke e përlyer shtëpinë e dhisë
Me një idiotizëm prej ateu.

Kokat e pangrëna
I vari në dritare varg/lidhur -
Që ta vajtojë dhija e bardhë
Fatin e e zi e të hidhur.

 *

I ngopur mirë me barkun plot,
Gjumi don ta kaplojë.
I përkundur në katër shputa,
Ujku niset për në plojë.


Edhi i vogël , mbetur gjallë
Nga barku i arushës doli si kartë
Duke e mbyllur me shpejtësi derën
Fillloi të qajë me zë të lartë.

Atëherë, duke i  vajtuar vëllezërit
Dhe duke bërtitur si i çalë
Ndjen se si nga largësia
Hapat e nënës qasen ngadalë.


I sheh dhija në dritare
Krerë edhash duke qeshur
- Sa të urtë janë edhëzat
Tha gëzuar duke zgërdheshur.

Kur u bë më e kujdesshme,
Syve nuk mund t’u besonte.
Një fije akulli të ftohtë
Shpirtin gërmadhë ia shtrëngonte.


Por, duke menduar se mund syri
Ka faj dhe e mashtron,
Afrohet pranë derës
Dhe fillon e vjershëron:
 
„Tri edhat e thanës,
Hapnia derën nënës!
Se nëna ju sjell juve:
Gjethe në buzë,
Qumësht në cicë,
Një top krype
Në shpinë,
Miell
Nën shputa,
Dhe një tufë me lule
Nën sqetulla fodulle.”

Edhi i vogël e hap derën,
Duke u dridhur me zë të qarë.
Ndërmjet lotësh e psherëtimash
Tregon se si ka ngjarë.

Dhija kur e pa në shtëpi,
Mbeti e shtangur e gjora dhi
Dhe tha papritmas: - Ky fakt
Do të dënohet me ashpërsi!


Pasi që shkove, moj nënuçe,
U dëgjua një zë i urtë
Dhe në derën e shtëpisë sonë
Dikush ia mëshoi me shputë.


Kishte zërin shum’ të trashë…
Pra, nuk i ngjante zërit tënd.
Ishte kënga që ta tha dhe ty
Para se të ikish nga ky vënd:


„Tri edhat e thanës,
Hapnia derën nënës!
Se nëna ju sjell juve:
Gjethe në buzë,
Qumësht në cicë,
Një top krype
Në shpinë,
Miell
Nën shputa,
Dhe një tufë me lule
Nën sqetulla fodulle.”

Atëherë vëllau më i madh,
Si gjithmonë i lazdëruar,
Ujkut ia hapi derën -
Këshillën pa na e dëgjuar!

Frika nga vdekja moj mëmë,
Në arushë më futi shtruar.
Por i mesmi nën govatë.
Nga frika na pat shpëtuar…

Vaj për mua, si është e mundur!?
Ujku betohet si burrë
Se në jetën e tij sa të jetë gjallë
Edhat nuk do t’i trembë kurrë.

Si po tallesh moj kumbarë
Me një vejushkë të krisur?
Lëre se ta pregadis unë ty
Kurthin tim të kurdisur…

Ta zhdukish ti dhomën time?
Asnjë fakt pa paguar moj e mjerë.
Tha dhija në vetveten e saj
Dhe një plan e kurdisi përnjëherë.

Nëse do të guxojë plaku i vjetër
Nga ne të vijë një çik,
E dërgoj në botën tjetër -
Vetëm ti të heshtish, mik!

Në oborr pas shtëpisë,
Me shkopin e saj si shtjellë
Dhija për ujkun e ashpër
E hapi një gropë të thellë.

Dhe ia nisi nga zori të sjellë
Sarma, ve e tatli,
Gjithë të mirat që i kishte -
Që qielli mos të lëshojë shi!

Dhija e mbushi me prush
Gropën, pastaj shikon me sy
Se si dë të triumfojë kur ujku
Do të bie në thellësi.

Përmbi rrjetën prej thuprash
Vuri gjethe e degë të blerta.
Dhe e shtroi një rogozhinë
Për ta mashtruar në lëndinë!

Dhe e bëri një ulëse prej dylli
Për ujkun e përshkruar,
Që duke u shkrirë të bie
Në humnerën e përvëluar… 

Pastaj shkoi në pyll,
Asnjë çik pa pushuar,
Duke menduar se do ta gjejë
Fajtorin e ndëshkuar.

Sa e pa ujku e pyet:
Ç’bën moj dhi që dukesh si engjëll?
Dhija i pëgjigjet me trishtim:
Vaj për edhat e mi të vegjël!

Kur larg isha prej shtëpisë,
Dikush më pat vizituar.
Nga tre edhëzat vetëm njëri
Më i vogli pat shpëtuar.

Krerët e dy të tjerëve,
Në dritare i vu si stoli,
Faktin më të paligjshëm
Asnjëri nuk mund ta dijë?

O të të them o mos të të them,
Se ata vajtën në tjetrën jetë.
Po të ftojnë tani për festë -
Që ta kenë gjumin e qetë!

I shtirur si gjithmonë,
Ujku dhisë i pat thënë, Zojë:
Ti bën mirë që po kremton.
Zoti flijimin do ta pranojë.

Ndërsa tani nuk ke se ç’bën.
Vullneti është te Perëndia…
Duke qarë, ujku derdh lotë.
Kremtet shkuan te lakmia.

- Më të dashurën që kisha në botë
E humba. Nuk është pun’ e drejtë,
Qetësohu moj kumbare,
Gjithë kemi fatin e njëjtë.

Jeta është një fshehtësi e madhe.
Vaj, gagaliçët e mi të bukur,
Ndoshta Zoti mi fal fajet
Dhe ma jep një jetë të lumtur.

- Dhe po qaset plak Martini
E më flet në vend të heshtë:
Do ta doja një edhe prej teje
Për ta bërë lëkurtar të thjeshtë.

Gjithë duke ecur dalngadalë,
Rruga në shtëpi i pat çuar.
- Ulu atje në një stol druri,
I tha dhija e gëzuar.

Përmbi gropën me gaca prushi
Karrigja duke qenë e vënë,
Ujku i gëlltiste sarmatë,
Sa të shijshme u pat thënë.

Plot hidhërim e vaj,
Dhija i qet përpara
Ve e petulla të shijshme
Dhe një petë me lakra.

Zoti tani i faltë
Gjithë ata që ngjiten te Ai,
Tha dhija duke e trimëruar
Me një zell plot madhështi.

Dhe duke ngrënë me lakmi,
Stoli u shkri shkrumuar
Dhe në gropën fatale
Ujku ra duke u zgjuar.

Për këtë vepër të tmershme
Ke mbetur pa nafakë…
Ujku ulërinte me toruan e humbur :
Shpëtomë se po digjem në flakë!

-  Haj, kumbarë, mos nxjerr fjalë.
Digju porsi një flutur.
Dua të vdesish dalngadalë,
Derisa të bëhesh hi e pluhur.

Vdekja e edhave me vdekje
E paguan pa shaka e pishë.
Mirë që arrite në gropë -
Të degdisesh si një bishë!

Dhe me trungje drurësh hedhte
Përmi ujkun e bërë si macë.
Dhe shtonte edhe kashtë -
Derisa ujku u bë  gacë…

Pastaj dhitë fqinje
Në gosti erdhën e nuk vodhën.
Të gëzuara nga shpërblimi,
Gjatë kohë vallen e hodhën…

Mysafir isha dhe unë -
Kreanga - ai që ka shkruar përralla.
Po të ishte e vërtetë,
Përmbi shekuj do më shkonte fjala!

(Përktheu nga rumanishtja:  Baki Ymeri)



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •