TOKE E MOHUAR
| Sunday, 09.21.2008, 09:59 AM |  

Fati nuk e kishte perkedhelur Tahsim Zyken. Kishte ardhur ne mes te Europes aty nga mezi i viteve 30 te per t'u shkalluar dhe dy here me rradhe nuk i mori qe si mori provimet. Ndonje pasuri te madhe i ati nuk  kishte , por disa miq te tij e ndihmuan qe ta niste per studime. Ishte djali i dyte ne mes tre vajzave .Shkollen tregetare e kishte marre por jo si i pari. Nxenes mesatar ashtu siç vinte edhe nga trupi. Me nje fytyre pak te gjere e vetullat e trasha te nxira katran. Nje cullufe flokesh varrej mbi ballin e sheshte e te madh duke i a zene  here pas here veshtrimin ne krahun e djathte. Kjo shume here e bente qe te ndjehej mes shokesh  tamam si djale fshati. Andej ishte vertete. Vinte nga gryk' e Kuçe ku rrahin errerat e jugut te cilat pastaj  uleshin e lepinin brigjet e Vjoses e zbrisnin qetesisht mbi Myzaqene plot  lageshti

            Doemos qe i erdhi turp nga shoket. Me keta u nda perfundimisht. Nuk doli me  ne qytet. U vendos ne periferite e Milanos. Po edhe ate vend e la.U ngrit e shkoi deri ne Afrike. Nuk duronte  dot kemishezinjte e rrinj te fashizmit qe manifestonin kudo neper rruge e nderonin ala romançe. Me nje italian zuri te bente bisnes deri ne thellesite afrikes. Ne fillim si ndihmes i tij, pastaj si ortak e me vone si padron i tij. Italiani kishte qelluar doreshpuar e kumarexhi i madh. I mbetur pa asnje dyshke ne xhep i dha Tahsimit per grua motren e vet. Keta e ngriten çerdhen e lumturise ne " Kep Tawn", bregu jugor i kontinentit afrikan. Tre hotele te medhenj buze detit, dy fabrika ushqimore si dhe 5 peshkarexha moderne  per ate kohe punonin per firmen "Zyka"

          Nga fillimi i viteve  60 te  tashme baba i kater femijeve me floke  gjysem te thinjura, 52 vjeçar, vjen ne Rome. E kishte pikur malli per te aferm e per atdhe.I thane se duhej  siguruar nje leje fillimisht ne ambasade. Nuk lejohej qe te hyje ne Shqiperi pa ate. Keshtu beri.Telefonoi ambasadorin e ky I la nje " rendez-vous" pas dy ditesh. Shkoi me qejf.E priten mire. I thane se tashme duhej qe te vinte edhe pergjigja nga Tirana e duhej qe te priste  dy apo tre dite.

          Tahsim Zyka  kishte zene hotelin. Kaluan jo dy por pese dite e asgje.Kerkoi ambasadorin i cili i u duk Tahsimit nje njeri korrekt, por ai nuk ishte aty. " Do te pres - tha ai - se ku i dihet kesaj jete . Mbase vdes e nuk I shoh me  njerezit e mij" Prinderit kishin kohe qe nuk ronin me . Kete i a kishte thene nje  bashkfshatar I tij nga ata te aratisurit gati 17 vjet me pare. Edhe vellai i vetem, sepse gjate luftes ishte renditur me forcat nacionaliste. Per motrat nuk dinte  se ku ndodheshin dhe si u kishte ecur filli I jetes.

         Pas dites  se dhjete nuk duroi me. Pergjigje jo. Ne ambasade nuk e priste me njeri. Me zemer te helmuar mori rrugen e kthimit deri ne " Kep Tawn". U tha  femijeve " Komunistet pas vellait  me vrane edhe mua ".

                                      Pasurine e kishte vene perpara.Firma "Zyka" u be nje nga te fortat e atij qyteti ne breg te detit, kepi i fundit i kontinentit  te zi. Tre djem e nje vajze ishin  plot per ta pasuruar e trasheguar ate. Afer 30 vjet pa u kthyer ne vendlindje e shume larg prej andej. Ndonese nuk kishte takuar asnje shqiptar atje, gjuhen e bukur shqipe i a mesoi edhe femijeve. Dy djemeve te medhenj po u jepte  edhe artin e drejtimit e menaxhimit te bisnesit. I treti Naimi vazhdonte  mesimet me motren  Aferdita ne nje kolegj amerikan.Me mire prishej.

          Nje vit me pas e mundi semundja . Mjeket thane se " kishte hyre ne nje gjendje depresive" Dy vjet me vone zuri shtratin nga nje paralize ne krahun e djathte e kemben e djathte. Halli i madh sa nuk thuhej. Femijet e kuptuan se malli I a drobiti kraharorin e vogel e te thare si pasterma. Nje infermiere vendase e dy mjeke i rrinin tek koka çdo dite.

                                        Skenderi, djali I madh kishte njohur rastesisht nje çift amerikan qe ishte bujtes ato dite  ne nje prej hoteleve te tyre.Amerikanet kishin qelluar edhe ata rrefugjate nga Shqiperia. I solli ne shtepi per t'I njohur me babane. Tahsim zyka çeli si karakafte ne fillim te marsit.U be shend e vere.U kenaq me miqte duke folur shqip. Rrefugjati I Amerikes 65 vjeçar kishte qelluar korçar  nga qyteza e kishte ardhur thjesht si turist aty.Vizitonte jugun e Afrikes. Atehere Tahsimi nxori fjale tek miqte e tij tregetar. " Ejani sonte tek une. Me ka ardhur vellai"

                                       Bisnesmenet qe e njihnin Tahsimin si nje tregetar te ndershem e me origjine nga nje vend i vogel i Ballkanit u mblodhen ne mbremje.

                                        Tahsimi u ngrit me paterica e qendroi ne krye te vendit. Gezonte si nje femije. Kishte vite pa u çmallur me nje bashkeatdhetar. Korçari kishte qelluar njeri i mire dhe i muhabetit. Pensionist se bashku me gruan.Sherbeu ne aviacionin amerikan si pilot ne fillim e pastaj si instruktor e specialist ne degen e projektimeve aerodinamike. Kishte mbaruar edhe fakultetin per inxhinjeri

         Pas disa ditesh çifti i korçareve u largua. Tahsim Zyka kishte ndryshuar nga gjendja shpirterore. Mjeket e vune re kete gje dhe u rekomanduan femijeve qe babai duhej vendosur per nje periudhe ne nje ambjent shqiptar. Ata shpresonin ne nje riaftesim te shpejte e cilesor. Mbase kjo ishte rruga e vetme per mergimtarin e vjeter per t'a kthyer ne normalitet.

                                           Nje avokat i njohur ne ate qytet u propozoi qe ti shkruanin nje leter te parit te vendit ne Shqiperi me qellim qe te lejonte kthimin ne atdhe te Tahsim Zykes. Ashtu u be, por pergjigje hiç.Kaloi nje gjysem viti.Avokati beri propozimin e dyte. " Ta çojme Tahsimin ne ishullin e Korfuzit. Shqiperine do ta kete perballe. Cdo dite do ta shohe e do te ç'mallet." Keshtu u be.Femijet i besuan keshilles se urte te avokatit qe ishte me origjine angleze e qe pushimet i bente pikerisht aty. Ne token greke per vit. I zune me qera nje vile ne nje vend piktoresk ku dukej perballe Saranda e rrethinat e saj. Me nje dylbi te madhe  te varur ne gjoks Tahsim Zyka  e priste lindjen e diellit dhe perendimin e tij te lare ne gjak me merakun ne zemer per atdhe.Nje tranzistor i madh gumezhinte gjithe diten ne emisionet shqipe. Degjonte Radio – Tiranen e syte i perloteshin si femije

                               Ne fillim u duk  se po e shuante  dalengadale mallin qe kishte te fshehur  ne gji. Nje prej djemve qe e shoqeronte u gezua. Telefonoi per te tjeret qe edhe ata ishin ne merrak per babain e tyre mergimetar.Maria-Tereza e shoqia nuk i ndahej asnje  hap. E donte marrezisht si nje vajze e sapodashuruar. Mblidhte lule çdo mengjez e ja dhuronte buqete si ne rinine e hershme.Kur flladi i dashurise per shqiptarin e kishte bere qe te dridherohej, ndonese aso kohe nuk i kishte kaluar as te 16 pranverat e jetes se posanisur atje ne nje lagje ne qender te Firences.

           - I rrit era qe vjen nga vendi yt – i peshperiste ngadale ne vesh.

             Tahsimi çelej e mbushej ne fytyre gjithe gaz. Ulte strehen e kapeles republike verore e vendoste serrish dylbite.

                                Ne veranden e lokalit perballe dy kliente  vendas ndiqnin ne heshtje levizjet e Tahsimit.

         - C'eshte ky? – pyeti nje gjatovine me floke te rena

                                -  Thone se eshte mergimtar shqiptar e qe nuk e lene te kthehet ne vendin e tij. Ka ikur para kufte. Ka ardhur per te nxjerre mallin kendej  nga ishulli yne.

            Tjetri  levizi koken nje çast pastaj rrekelleu nje " Metaksa" me akull

            - Me ka treguar  Nikolopulosi.Jani. Ai sherben ne shtepine ku jeton mergimtari e nje suite e tere qe ka ardhur pas tij. – tha bashkebiseduesi i gjatovines qe shikonte ende andej ku Tahsimi kontrollonte me dylbi bregun pertej. Pastaj i hoqi ato e ja dha  gruas qe posa mbriti pas kurrizit te tij.

                               Ngadale e te heshtur moren rrugen e zbriten disa shkalle per te dale ne nje platforme betoni duke  u mbajtur tashme pas nje bastuni. I kishte flakur patericat e shpresonte qe te rrikthehej ne narmalitet. Keshtu i kishin thene edhe mjeket sapo vuri kemben ne kete ishull qe veshtronte nga Shqiperi.

                               Ne te rrinjte e tij vizitori i ishullit mbante mend  qe e kishte pare nje here Saranden. Nje prej xhaxhallareve  kishte qene xhandar i mbretit Zog aty. Plot mbresa u kthye pastaj ne fshat.Te gjitha keto u a kishte thene  shokeve e moshatareve

            Nga java e trete u duk se ndryshoi perseri.Rralle perdorte edhe bastunin. Ecte ngadale e me kujdes sikur kerkonte qe te zgjidhte rrugen. Saranda perla e Jonit nuk i hynte me ne sy. Nje buze mbremje ndersa pas kurrizit kishte diellin qe ulej mbi siperfaqen e detit, kerkoi qe te hypte ne nje jaht per te vozitur prane brigjeve . I dukej se me se fundi do te mund qe ti prekte ato si me dore.

          - Neser, baba. Te gdhije dita nje here - i tha djali.

                              Dy shetitje beri Tahsim Zyka e natyrisht u gezua serrish. Ne te dyten, ate te mbasdites i u duk se i u afrua tokes se tij vetem disa pash larg ndonese ky ishte vetem nje iluzion. Detari grek i jahtit nje mustaqelli i holle dhe i gjate nuk mund qe te kapecente ujrat neutrale.

            Ne fund jave Tahsimi vendosi qe te heqe dore  edhe nga jahti i bukur. Ai ishte vene ne dispozicion gjithe diten e natyrisht pronari i tij paguhej mire. Propozimit per te kaluar qofte edhe naten fare prane bregut shqiptar, detari grek i u pergjigj me nje " oqi " te thene gati 15 here pa mbarim duke levizur  shuplakat perpara si kur te trembej nga djelli vete.

           Mergimtari u mbyll ne dhomen e tij e zuri shtratin.

                             Halli i madh sa nuk behej. E bija e kishte njohur me nje peshkatar qe shiste çdo mengjez peshk te fresket e I propozoi te vellait per te biseduar nje here. Mbase e merrte ne sy aventuren. Dukej se ishte fukara.

                             Per njeqind dollare u duk se u gjet edhe çelesi. Tahsim Zyka hypi nga  nje mol i vjeter me derrasa andej nga veriu i ishullit brenda e ne barken e Jorgos. Kishte veshur me nje kostum veror te çelur. Me vete mori edhe kapelen e republikes. Bastunin e vendosi midis gjunjeve  te ngritura e i tha grekut shqip

             - Nisu, more korofillak.

             Jorgua ndezi motorin qe la ne çast nje zhurme edhe nje kercitje metalike. Pastaj varka rreshqiti mbi ujin si pasqyre e te lare ne drita qe vinin nga bregu.Qielli i nates kishte ndezur veçse nje grusht yjesh qe dukeshin si xixellonja te haruar ne nje cep te tij. Mbremja dukej e brishte e thyeshme, delikate.

            Ne fillim peshkatari mori veriun ashtu siç bente sa here kur dilte per gjuetine peshkut e disa caste me vone harkoi embel per ti dale bregut shqiptar perballe. Nga pas degjohej  muzike greke me buzuk qe vinte nga sheshi i nje taverne prane molit. Neonet si vajza te turpshme e te ndrojtura ne takimin e pare te dashurise leshonin nje drite te zbehte.Tahsimit i u duken teper mikluese e njekohesisht te mistereshme.Mbase ky ishte vetem nje iluzion.Mbase...ato ishin vetem pjese e nje loje drite - hije qe te fal zakonisht nje mbremje magjepese fund gushti.

                                      Peshkatari zgjati koken perpara si per te dalluar pertej erresires vendodhjen. E njihte mire. Si me pelllembe. Kishte me shume se njezet vjet aty mbi valet e detit. Pjesa tjeter qe vinte me pas kishte qene mister per ate edhe pse jetonte nje jete te tere prane . Disa histori qe kishin perfunduar me krisma a vrasje pertej me teper e kishin trembur korfuzasin Jorgo.

                                      Tahsim Zyka ishte mbeshtetur ne mezin e varkes pas nje jasteku te mbushur  fort me lesh qe i a kishte vendosur  i biri ne momentin e fundit para nisjes. Mbahej fort pas bastunit qe e kishte mbeshtetur  mes dy gjunjeve. Perpara ne bash shihte te konturohej  dalngadale nje hapsire toke. Ne krahun e djathte vezullonin dritat e Sarandes. Ndonje prej tyre fekste sikur te dilte nga nje mjegull e dendur

             - Jemi ne ujrat neutrale – tha ngadale greku dhe per nje çast shoi motorin e vjeter te barkes me te cilen mbante familjen e ushqente femijet.

                                Kjo do te thoshte per Tahsimin  se " Deri ketu dhe kaq " Mergimtari shqeu syte ne erresire drejt vendit te tij por nje hije e murme qe çuditerisht keto çaste dukej teper larg ishte pak per ate, per mallin e tij qe kerkonte te shperthente kraharorin.

             - Vazhdo perseri – tha turisti.

                                 Jorgua per nje cast heshti. Uli koken e pastaj  pasi e levizi dy here vendosi duart mbi motorin e nxehte. Perseri nje zhurme metalike u duk sikur grisi heshtjen e prishi qetesine e asaj nate me gjysem hene.Varka rreshqiti serrish mbi pasqyren e detit blu.Pas kurrizit te Jorgos gjitheçkah tretej sikur te ishte nje bote tjeter. Gati e haruar dhe e lene pas. Greku me sa dukej kujdesej me shume per motorin.Keshtu bente sa here qe dilte ne keto ujra per gjutine e peshkut.E riparonte shpesh tek nje mekanik pasi ishte tashme teper i vjeter. E mbante si te thuash me paterica. Shpejt e mbertheu me dy duart kasen e tij e cila dridhej. Kuptoi qe ajo nuk ishte me ne vendin e saj. Nuk pati kohe me  qe te kontrollonte as edhe  vendodhjen. Ngushtica midis  ishullit e Shqiperise perballe eshte aq e vogel sa nje notar i mire e ben gati me nje" fryme ". As  5 a 6 milje.

              Tahsim Zyka tani eshte ngritur ne gjunje aty ne mezin e varkes dhe shikonte drejt erresires me kapelen verore qe e mbante ne dore. I u duk se fare prane ndjeu rrezullimin e shpejte te nje drite qe u zhduk sa te hapesh e te mbyllesh syte. Pak me tej nje shkemb qe I u duk se gati do ta prekte me dore. Kuptoi... Ndjeu qe u lumturua . Tani ishte fare prane  tokes se vendit te tij.Syte i u lagen e nje rreke e gjate lemoi mollezen e djathte. Zemra si nje zog i plagosur i u duk se perplasi flatrat brenda hapsires se vogel te kraharorit. E kishte lene pas kete toke gati 40 vjet me pare. Mbylli syte  e nje ere e ngrohte I rrembeu leshrat qe dilnin poshte kapeles. Leshoi nje " Oh-o-o-o " te gjate e perkuli pastaj koken duke e vendosur ballin mbi parretin anesor te varkes. Ne goje ndjeu nje shije te kripur deti.

           Jorgua ktheu koken e largoi menjehere duart nga motorri I nxehte.

            - Qirje, qirje-e-e – tha me nje ze te holle e u ngrit shpejt nga kiçi per te shkuar tek Tahsimi.

             Ne ate qetesi qe nuk zgjati veçse pak sekonda peshkatari e rrembeu turistin ne supe. Ai nuk reagoi me.E levizi edhe nje here. Koka e tjetrit u var ngadale mbi kraharor.E mbeshteti shpejt ne njerin gju dhe i vendosi dy gishtrinjte diku poshte veshit per te kuptuar ne se pasagjeri i tij ishte ende ne kete bote.Nuk donte ta besonte.Per nje çast shtrengoi te dy syte e pastaj levizi koken si per ta mohuar pikerisht ate qe nuk  mund as ta imagjinonte.C'te bente?. E leshoi ngadale  e kufoma i u duk sikur levizi drejt nje honi si ne nje pus te thelle qe nuk i shihet fundi.

                              - Mos  mo-o.O perendi... Paska vdekur. Malli per atdheun e tij... Oh!...C'me gjeti te ziun mua.Ceshte kjo gjeme - tha me teper per vehten e tij e ne çast ngashereu si nje femije i rritur.Perplasi pernjeheresh dy duart mbi gjunjte qe i u duken se nuk mund ta mbanin me e leshoi nje "O-o-h " te zgjatur

                               Varka tashme rreshqiste per inerci drejt bregut shqiptar.Nuk ndihej as gulçima e motorit ne ate qetesi nate qe ngjasonte si ze i trembur shpendi i cili kishte braktisur folen e vet. Jorgua sikur te ishte kujtuar per diçka levizi drejt tij atje ne kiç.

            - Ndal –

              Nje ze i fuqishem u duk sikur e shpoi tej per tej naten gojeprere.

            - Ndal –

            - Ndal –

                                       Dy persona te tjere ngriten zerin e pastaj nje llapashitje kembesh qe rendenin buze detit.

              Greku qendroi  duke hedhur syte nga erresira.

            - C'me bere qirje. C'me bere… O bobo i ziu une. I lashe  femijet  jetimer. O bobo...Keta qenkan te çmendur qe te gjithe.

                                Nje trup qe u hodh ne det e qe levizte me shpejtesi ne drejtim te kundert me valet. Ato vinin pa zhurme e perplaseshin ne breg

              Pastaj nje bresheri. Dhe nje tjeter. Dhe nje tjeter po ashtu.

            - Ndal, ndal, ndal –

              Zerrat vinin nga bregu. Bresherite ishin per grekun qe u hodh drejte e ne uje.Varka e boshatisur kishte ulur shpejtesine e vinte me ngadale.  Si me hap njeriu.

              Pasi u zbrazen karrikatoret e para e u vendosen te dytat,    bresherite filluan serrish. Nderkohe nje sirene e larget dhe e panderprere qe vinte nga thellesia e tokes perballe degjohej ne intervalet e qitjeve  te kallashnikoveve. Varka tani ishte veçse 10 metro larg nga bregu e dy trupa u futen me nxitim ne dete

             - Ka nje te vrare brenda ne varke, more-e-e. Diversant. E ç'te jete

     mo-o-o.Qenka veshur edhe me kostume verore, edepsezi

                                -He mo-o-o. Kerkojne te na hedhin hi sive. Kete pune e zgjidh

                                   komandanti qe po vjen tani me gjithe repartin e vullnetaret nga pas o Luto-o-o.Po tjetri?

             - Iku.

             - Cau valet? - tha nje ze vinte nga nje shkemb aty prane.

                               - C'thua more-e. E ku do te iki edepsezi, ne te ...semes?. Do te kete mare ndonje koqe plumbi edhe ai. Do te vdese. Ke per te pare. Do ta nxjerre deti. Ne mos peshkaqenet do ta hane.

            - O Luto-o-o. Diversanti nuk paska marre asnje plumb more-e-e

            - Kontrolloje mire - tha ai qe quhej Luto. - Edhe armet, paimet... ç'te kete.

            - Perveç nje bastuni e nje kapele republike, asgje.

                              - Kushedi se si e ka patur misionin. Eshte skile e vjeter perendimi - foli kufitari qe qendronte tek shkembi me kallashnikovin  gati per te hapur zjarr ne mbrojtje te dy shokeve te tij.- Na ka zili e hale ne sy.

                             - Kush eshte ?.Parrullen - u ngjir kufitari qe qendronte ne breg duke drejtuar armen ne brendesi te erresires qe e ndante nga fshati i vogel perballe

                             - Pergjegjesi i ndreses me komandantin. " Lumi " - tha prere nje ze andej

            - Ju lumte djem. Paskeni zene nje gjah te majme.- Komandanti nje meso bure e i holle si nje shkop thane ,shkoi drejt e tek shkembi.

            - Mit'hati , thote  qe diversanti nuk ka marre asnje plumb. Nderkohe ne zbrazem 6 karrikatore komandant. Besoj qe i keni degjuar. Te kete vdekur nga frika?

           Pergjegjesi i njesitit kufitar hypi mbi varke e pas tij edhe komandanti.

           Atje u bene tashme kater veta.

           - Si more-e-e. Te shkel diversanti kufijte tane te shenjte pa mare asnje plumb ballit?Gje qe nuk behet!

           Komandanti qendroi per nje çast pa i a ndare syte kufomes qe mbante ende syte hapur.Pastaj sikur te ishte kujtuar  per diçka vendosi menjehere doren tek revolveri ne rripin e mezit.

           Kufitaret qe ishin ne breg degjuan nje plumb te thate. Kumbimin e tij u duk sikur e moren valet te cilat perplaseshin pak metro me tej, pas dy shkembinjeve te vegjel e te thepisur gati pa forme e qe nxinin me shume se vete nata.Shkuma e bardhe lepinte gurin e lagur e pastaj rrezohej poshte ne suprinen e detit qe nuk ishte i qete per t'u rikthyer serrish aty. Si ne nje ritual te zakonshem jete-vdekje.

Bordo, Shkurt 2006



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •